Greqi, politika e gabuar i “dhuron” suksesin Agimit të Artë

anazapta

Vendimi i Greqisë zyrtare për të ndaluar emigrantët e gjeneratës së dytë të votojnë do të ndihmojë ekstremistët e djathtë në zgjedhjet evropiane. Roman Gerodimos, ekspert në politikën greke në Universitetin e Bournemouth, thotë se privimi i grupeve demografike përkthehet si një ndihmë për Agimin e Artë. Parlamenti i Greqisë këtë vit ndryshoi ligjin që ndalon qytetarët që nuk janë anëtarë të BE-së të votojnë, ose të marrin pjesë në zgjedhjet evropiane. Ky ligj, thotë Alda Shashati nga “Rrjetit Evropian Kundër Racizmit”, është edhe kundër fëmijëve të emigrantëve të cilët kanë lindur në territorin grek. Sondazhet tregojnë se Agimi i Artë, i cili ka arritur 7 % të votave në zgjedhjet e 2012-ës pritet që të dalë më mirë në zgjedhjet evropiane më 25 maj. Gerodimos shprehet, “Është e vërtetë që emigrantët përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë në komunitetet urbane të tilla si, qendra e Athinës, ku penetrimi social dhe elektoral i Agimit të Artë ka qenë veçanërisht i mprehtë. Prandaj fakti që këto grupe demografike nuk do të votojnë me siguri i “shfuqizon” ato dhe në mënyrë indirekte favorizon Agimin e Artë”. Statistikat e  fundit për Greqinë tregojnë se 26.7 për qind e tregut të punës është e papunë. Shashati tha se ekstremistët e djathtë janë duke ofruar “zgjidhje të lehtë të krizës” si “largimi nga BE-ja dhe dëbimi i emigrantëve”. Një raport nga “Rrjeti i Regjistrimit të Racistëve dhe Dhunës” pohon se ka pasur 166 incidente dhunë raciste në Greqi, me të paktën 320 viktima. Shashati shtoi, “Në këtë situatë të tensionuar dhe të dhunshme, qeveria në vend që të mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe banorëve të saj ka refuzuar të japë të drejtën e votës për të ashtuquajturit shtetas të vendeve të treta (qytetarë nuk janë anëtarë të BE-së) që banojnë në Greqi, edhe në qoftë se ata janë lindur dhe rritur në Greqi. “Kjo politikë mund të ketë një ndikim të madh në suksesin e Agimit të Artë në zgjedhjet evropiane. Mijëra njerëz jetojnë në Greqi që kur kanë lindur dhe ata që janë shënjestra e drejtpërdrejtë e narracionit racist të Agimi i Artë, po u mohohet mundësia për të ngritur zërin dhe për të përdorur votën dhe të drejtën e pjesëmarrjes politike për të luftuar ksenofobinë dhe racizmin në Evropë. Vota e tyre mund të kontribuojë në reduktimin e përfaqësimit të djathtës ekstremiste në Parlamentin e ardhshëm Evropian”, theksoi Gerodimos. Eksperti gjithashtu u shpreh se, “Agimi i Artë po përballet me një krizë brenda organizatës së tyre të quajtur edhe si një organizate kriminale dhe shumë nga deputetët dhe zyrtarët e kësaj partie janë në burg”. Ai shtoi, “Në qoftë se përfaqësimi i tyre në zgjedhjet evropiane bie nën 4 %, kjo mund të ndezë konflikte të brendshme. “Ne duhet të kemi parasysh se organizata të tjera shumë më të djathta etno – nacionaliste kanë filluar të mobilizohen duke rekrutuar disa nga përkrahësit e vjetër të Agimit të Artë. Kjo do të thotë se edhe nëse mbështetja për Agimin e Artë bie, problemi themelor i ekstremizmit të së djathtës jo domosdoshmërish do të zhduket”. / Pergatiti: Ornela Jaupi

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *