1-PYETJE:
Jam një vajzë 19 vjeçe. Kam rreth një muaj që bëj seks me dashnorin tim. Sonte… bëmë seks….ai sipër….. Kur unë arrita kënaqësinë seksuale, fillova të qaj. Kuptova se qaja me të vërtetë… dhe nuk e shpjegoj dot pse ndodhi kjo…. Pas kësaj fillova të qesh…U habita, nuk gjeja dot shkakun.
A është kjo një sjellje normale?.
PËRGJIGJE
Nervat në trurin tënd bënë një qark të shkurtër gjatë orgasmës. Si pasojë e këtij qarku të shkurtër nga mbingarkesa emocionale, disa gra qajnë, disa qeshin, disa teshtijnë në mënyrë të pakontrolluar për disa minuta, të tjera humbasin kontrollin mbi vezikën urinare dhe zorrën e trashë dhe urinojnë e defekojnë. Ju duhet të dini, se ka edhe shumë gjëra të tjera që mund të ndodhin nga telat e mbingarkuara.
Tani që e kuptove arsyen pse qave dhe qeshe, falënderoje qarkun tënd të shkurtër!
***
2-PYETJE:
Më pëlqen më shumë të bëj seks në verë. A është kështu për të gjithë?
PËRGJIGJE:
Ju nuk thoni në se jeni vajzë apo djalë dhe çfarë moshe keni, sidoqoftë lexoje përgjigjen time.
Shumicës së njerëzve u pëlqen më shumë seksi në verë. Për këtë ka plot arsye të ndryshme. Disa nga këto arsye janë shumë individuale. Do të tregoj për ato që mendoj se janë më kryesoret:
1-Në verë njerëzit marrin më shumë diell dhe kjo i bën të ndjehen më vitalë e më të gjallë.
2-Njerëzit në verë ushtrohen më shumë fizikisht dhe hanë më mirë. Kjo, gjithashtu, i bën ata të ndjehen plot gjallëri.
3 Siç e keni vënë re, në verë, të gjithë vinë rrotull me më pak tesha në trup dhe lënë t’u duken më shumë zona të “ndaluara”. Kjo bën që njerëzve t’u lëvrijë gjaku e të ndjehen se janë më të gjallë.
Siç e kuptoni, në verë të gjithë ndjehemi më vitalë dhe më të gjallë dhe seksi, është aktivitet për ata që janë të tillë.
3-PYETJE:
Jam një djalë 24 vjeç, që më pëlqen aq shumë të masturboj, sa më duket se kam humbur interesin për të gjetur partnere për të bërë seks.
A është kjo një gjë e keqe?
PËRGJIGJE:
Kjo është një pyetje shumë e bukur dhe përgjigja duhet të vlejë edhe për ato vajza, që veprojnë kështu si ti.
Dyshoj, se kjo pyetje nuk ka të bëjë me seksin. Kjo mund të lidhet me izolimin tënd, me aftësitë e tua të këqija sociale, me frikën që ke ti nga intimiteti, me mosbesimin dhe zemërimin me njerëzit, etj.
Zakonisht, seksi me partner është më i komplikuar se seksi solo (vetëm). Ju duhet të gjeni një partnere që të ketë interes për ju. Lidhu me atë person dhe merr në konsideratë nevojat e saj dhe të tuat. Komunikoni dhe qëndroni të lidhur edhe pasi mbaron marrëdhënia seksuale. Mundohu të largosh frikën, zemërimin, ankthin, mërzinë, mosbesimin dhe të rritësh shpresat për sukses.
Shoqëria e sotme, e konsideron seksin me partner si më të pjekur dhe më të plotë. Ajo, përgjithësisht, ka mbajtur dhe vazhdon, akoma, të mbajë pozicion disaprovues për masturbacionin. Ky qëndrim nuk është i drejtë. Masturbacioni është aktivitet seksual i shëndetshëm. Masturbojnë të gjithë, djem, vajza, burra dhe gra të martuar. Ai është çlirues i mirë nga tensioni seksual. Për vlerat e masturbacionit kam shkruar shumë herë. Por, mos harroni, masturbacioni nuk duhet të zëvendësojë tërësisht seksin me partner.
A ka diçka që e bën seksin me partnere të bezdisur për ti? Në qoftë se nuk ka, atëherë, ti ke nevojë për një eksperiencë ndryshe, më pozitive, ti ke nevojë për seks me partner.
Zgjidhi problemet tuaja emocionale, që të pengojnë të ndjesh kënaqësi nga seksi me partnere.
Këtu nuk ka vend për të zgjedhur. Ti duhet t’i bësh të dyja : seks me partnere dhe seks solo.
4- PYETJE:
Jam një grua rreth të tridhjetave. Sa herë që bëj seks, arrij orgasma të mrekullueshme. Më duket sikur vetëm unë jam e aftë ta provoj këtë.
Të lutem a mund të më shpjegoni pse të jep ndjenja kaq të mrekullueshme arritja e orgasmës?
Faleminderit nga një grua e kënaqur.
PËRGJIGJE:
Të lumtë që je e kënaqur dhe uroj që të ketë sa më shumë gra kështu si ti.
Kënaqësia e orgasmës, ndodh, për ato arsye që ndjehesh e kënaqur kur ha një çokollatë të mirë, kur shikon perëndimin e diellit në bregdet, kur dëgjon një muzikë të bukur, si dhe plot evente të tjera ndjesore. Kjo është mënyra si është ndërtuar sistemi ynë nervor.
Ti ke të drejtë. Orgasma jep disa ndjesi speciale. Rritja e fluksit të gjakut në organet gjenitale, që ndodh gjatë orgasmës, jep një ndjenjë të veçantë ngrohtësie, që shpërndahet nga poshtë në të gjithë trupin. Ky është efekti fizik i orgasmës.
Por ka edhe një efekt të fuqishëm emocional. Orgasma, zakonisht, sjell ndjenjën e çlirimit nga tensioni seksual, i cili rritet gjatë eksitimit seksual dhe kjo jep kënaqësinë e madhe. Dhe e dini kur ndodh kjo? Kjo ndodh vetëm kur ju jeni me një person tjetër, që ndjehet po aq mirë sa edhe ju.
Së fundi, ka disa njerëz që gjatë orgasmës plotësojnë edhe një dimension spiritual. Kjo është një mundësi për të provuar perfeksionin e trupit dhe lidhjen “hyjnore” me të gjithë universin (sipas tyre). Ja pse shumica e njerëzve klithin “O Zot!” në ato momente. Francezët e quajnë orgasmën “Vdekja e vogël”(Le petit mort). Ata e quajnë kështu, sepse gjatë orgazmës, ndodh një lloj vdekje e këndshme spirituale.
Për të gjitha këto arsye, askush deri më sot, nuk ka arritur ta përshkruaj me sukses atë që ndjen gjatë orgasmën. Kënaqësia orgasmike është aq intensive, sa nuk ka gjuhë në botë që të ketë gjetur fjalët për ta përshkruar forcën e saj.
Mjerë ata që nuk e kanë provuar.

Doktori qenka nona
Te lumte qe ndien kenaqesi ,po nuk na the me burrin tend apo me hunjt e botes kanaleve ?
A ha, po doli doktorri…Harxhi per mjeksine eshte si Berisha per pliktiken..doktorre te dy..pese me hic ai muhabet….
Ajo gruaja 30 vjecare qenka fiksim fare.
O redaksia po lere komentin pse e heq?
Nuk e kam fajin une qe Harxhi ben pyetje te tilla.
Komenti nuk kishte ofendime.
Pyetja:::::Më duket sikur vetëm unë jam e aftë ta provoj këtë.Të lutem a mund të më shpjegoni pse të jep ndjenja kaq të mrekullueshme arritja e orgasmës?
-O moderatori. Po ty te pelqen kjo pyetje??
Qfare eshte problemi me ejakulimin e parakohshem?