Infeksionet e shpeshta, keqformimet e lindura të trurit, niveli i ulët i magnezit dhe sheqerit në gjak, si dhe faktori gjenetik listohen të jenë ndër shkaktarët më të shpeshtë të sëmundjes së epilepsisë, krizat e të cilës shfaqen që në moshat e vogla. Në një intervistë për gazetën “Dita”, mjekja infeksioniste Ilda Xhelili tregon se krizat epileptike vijnë si rezultat i një aktiviteti jo normal të qelizave të trurit, të cilat më pas manifestohen me simptoma të tilla si humbje të vetëdijes, dridhje të trupit, gjendje emocionale të vështirë, çrregullim i realiteti. Krizat mund të zgjasin për ka kohë, por në rastet më të rënduar vijojnë edhe për më gjatë. Sipas mjekes një ndër mënyrat më të mira për të mbajtur nën kontrollo këtë sëmundje është shmangia e faktorëve që e shkaktojnë, si dhe në rastet kur ajo ekziston duhet që të sëmurët të marrin rregullisht ilaçet dhe të mos ndalojnë ose pakësojnë sasinë e tyre, pa u konsultuar më parë me mjekun e tyre. Trajtimi me ilaçe, në mënyrë të rregullt shihet edhe si forma kryesore e trajtimit dhe parandalimit të ndërlikimeve të kësaj sëmundje. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuara këshillat e plota lidhur me simptomat dhe shkaqet e kësaj sëmundje, si dhe kujdesin që duhet për të mbajtur sa më larg ndërlikimet që rrjedhin prej saj.
Çfarë është epilepsia ?
Sëmundja e epilepsisë është një grup i çrregullimeve neurologjike afatgjatë që karakterizohen nga krizat ose atakët epileptike. Këto kriza mund të jenë të shumëllojshme, duke filluar që nga ato të shkurtrat që zgjasin shumë pak, nganjëherë edhe gati të padukshme, e deri tek ato që zgjasin gjatë duke shkaktuar dridhje apo shkundje të fuqishme. Krizat epileptike janë rezultat i një aktiviteti jo normal të qelizave të trurit. Truri kontrollon veprimet e trupit, ndjenjat dhe emocionet nëpërmjet qelizave nervore (neuroneve), të cilat transmetojnë mesazhe midis trurit dhe trupit. Këto mesazhe transmetohen përmes impulseve të rregullta elektrike. Një atak ndodh pikërisht kur çrregullime të papritura të aktivitetit elektrik në tru, prishin këtë lloj modeli. Pra krizë (atak) quhet çdo episod i çrregullimit neurologjik. Krizat mund të jenë me konvulsione (me dridhje) ose mund të shfaqen me ndryshime të tjera në funksionin neurologjik (për shembull çrregullime ndjesore, njohëse, emocionale, etj). Krizat mund të ngatërrohen shpesh edhe me gjendjen e të fiktit prandaj në këto raste ka mjaft rëndësi diagnoza e saktë diferenciale nga mjekët specialistë. Kriza të veçuara, jo të përsëritura, mund të ndodhin në individë krejtësisht të shëndoshë për një varg arsyesh, në këto rrethana nuk thuhet se ky individ ka epilepsi. Epilepsia nuk mund të shërohet, por krizat mund të kontrollohen në rreth 70 për qind të rasteve, kur pacientët mjekohen në mënyrë korrekte. Jo të gjitha rastet me epilepsi vazhdojnë përgjatë gjithë jetës dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish janë përmirësuar deri në atë pikë sa mund të mos marrin më mjekime, por kjo gjithmonë nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekut. Sot në të gjithë botën rezultojnë të prekur nga epilepsia rreth 1 për qind, e njerëzve dhe rreth 80 për qind e rasteve ndodhin në vendet që janë në zhvillim.
Cilat janë kategoritë që preken më shumë nga kjo sëmundje?
Epilepsia bëhet më e zakonshme me kalimin e moshës. Prek më shpesh meshkujt sesa femrat. Në vendet që janë në zhvillim prek më tepër fëmijët e rritur, si dhe të rinjtë për shkak të numrit më të madh të traumave dhe të sëmundjeve infektive në këto mosha. Në vendet e zhvilluara me nivel të lartë ekonomik, social dhe shëndetësor ka rënë mjaft numri i të prekurve në mosha të reja. Në këto vende preken më shumë moshat e vjetra që janë më të ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm.
Po çfarë e shkakton epilepsinë?
Shkaktarët nuk është se janë gjithmonë të njohur. Por, një klasifikim i mundshëm është ai në raport me moshën në të cilën shfaqet epilepsia. Në foshnjat e porsalindura ndikon asfiksia para ose gjatë lindjes, keqformimet e lindura të trurit, niveli I ulët i magnezit, i sheqerit në gjak, infeksionet, janë shkaqet më të shpeshtë të krizave. Në fëmijërinë e hershme, traumat dhe infeksionet janë shkaktarët më të shpeshtë, por krizat me origjinë të panjohur mbizotërojnë në shumicën e të sëmurëve. Tek të rriturit si faktorë mund të përmenden alkoolizmi, tumoret e trurit, traumat e ndryshme, çrregullime të metabolizmit, pamjaftueshmëria e mëlçisë. Rol në shfaqjen e krizave luajnë edhe faktorët gjenetikë. Personat që kanë në rrethin e tyre familjar persona që vuajnë nga kjo sëmundje rezultojnë sipas studimeve më të predispozuar për t’u prekur nga sëmundja e epilepsisë.
Cilat janë shenjat më të zakonshme klinike që paralajmërojnë praninë e kësaj sëmundje dhe si ndodh shfaqja e tyre ?
Epilepsia karakterizohet nga një rrezik afatgjatë i krizave të përsëritura. Krizat mund të paraqiten në mënyra të ndryshme, në varësi nga zona e trurit që preket, si edhe nga mosha e personit. Lloji më i zakonshëm i krizave (në rreth 60 për qind të rasteve) janë konvulsionet (dridhjet) dhe forma tjetër prezantohet në mënyrë jokonvulsive, si për shembull me një humbje të vetëdijes që zakonisht zgjat rreth dhjetë sekonda. Në pjesën më të madhe të rasteve, kriza fillon me një paralajmërim (aura). Kjo mund të jetë në formën e një gjendjeje mendore komplekse, emocion, frikë, halucinacione, etj. Në pjesën tjetër të rasteve, i sëmuri nuk perception apo nuk ndijon, por humb vetëdijen që në fillim të krizës. Vetë konvulsioni (dridhja) mund të fillojë me një klithmë të fortë. I sëmuri bie në tokë dhe mund të dëmtohet. Anësitë zakonisht janë të mbledhura, koka dhe sytë janë të shmangura. Frymëmarrja mund të ndalohet për gati një minutë dhe i sëmuri bëhet cianotik (blu,mavi) që zhduket me rikthimin e frymëmarrjes. Dhëmbët janë të shtrënguar, goja e mbyllur dhe mund të kafshohet edhe gjuha. I sëmuri mbetet pa vetëdije nga disa minuta deri në gjysmë ore, dhe pas rikthimit të saj të sëmurët flenë për disa orë. Pas një krize epileptike është e zakonshme një dhimbje koke.
Cila është prognoza e sëmundjes dhe masat parandaluese ?
Në përgjithësi epilepsia është një sëmundje kronike, por mjekimi i rregullt dhe adekuat nga mjekët specialistë neurogë, arrijnë të kontrollojnë në mënyrë efektive krizat në rreth 70 për qind të rasteve. Këta pacientë mund të zhvillojnë një jetë normale familjare dhe sociale. Është vënë re që të gjithë ata pacientë që punojnë rregullisht, jo vetëm që forcohen fizikisht, por zhvillohen më tej nga ana intelektuale, psikologjike dhe aktivizohen më mirë në jetën shoqërore. Ata nuk duhet të ushtrojnë profesione të tilla që mund të rrezikojnë jetën gatë krizës si për shembull zjarrfikës, pranë makinerive, në lartësi, pranë mjeteve lëvizëse, etj. Këtyre pacientëve u rekomandohet një jetë aktive, ushtrime të lehta, por jo lodhje të tepruara që mund të provokojnë krizat. Duhet të shmanget pirja e duhanit, alkoolit, drogës, marrja e lëngjeve me sasi të tepruar. Nuk duhet prishur regjimi ditor dhe në mënyrë të veçantë regjimi i gjumit. Gjumi është mjaft i domosdoshëm për këta pacientë.
Dy format më të shpeshta të shfaqjes së krizave
- Lloji më i zakonshëm i krizave (në rreth 60 për qind të rasteve) janë konvulsionet (dridhjet) dhe forma tjetër prezantohet në mënyrë jokonvulsive, si për shembull me një humbje të vetëdijes që zakonisht zgjat rreth dhjetë sekonda. Në pjesën më të madhe të rasteve, kriza fillon me një paralajmërim (aura). Kjo mund të jetë në formën e një gjendjeje mendore komplekse, emocion, frikë, halucinacione, etj.
- Në pjesën tjetër të rasteve, i sëmuri nuk perception apo nuk ndijon, por humb vetëdijen që në fillim të krizës. Vetë konvulsioni (dridhja) mund të fillojë me një klithmë të fortë. I sëmuri bie në tokë dhe mund të dëmtohet. Anësitë zakonisht janë të mbledhura, koka dhe sytë janë të shmangura. Frymëmarrja mund të ndalohet për gati një minutë dhe i sëmuri bëhet cianotik (blu,mavi) që zhduket me rikthimin e frymëmarrjes

Humbje. E vetedijes dijes. Anesi. Te. Mbeledhura. Koka. Dhe. Sy. Te shmangura.frymemarje. e. Ndaluar. Afro. 1 min I semuri. U be. Ciaonik(blu -mavi qe. U zhduk. Me. Rik thimin e. Frimemarjes.kjo. gjendje. I ka ndodhur. Voglushit 1 vjecar per. Radh te pare. PSE. Ndodh. Dhe. Si. Mund. Te ekuroet.jam. shum e. Brengosur. Ju lutem. Me ktheni. Pergjigje….
Kam nje moter 20 vjeqare e kam pa une 3 her qe per nje her I ka hip vedija ka wen ne kemb ka bo rrath ka ra ne tok u shtangu ka shtrengu dhemb shum e nervikost dhe u shtri ka leviz gjith trupin shkomojke ka goja. Shkaqet dua ti di edhe tel item ka sherim . Se nuk Po di as kir pe kap kjo. Flm nga Ju.
Ndoshta ka pasur temperatur keshtu i ka ndodhur femiut tim nga temperatura e madhe ka humbur vetedijèn eshte nxirè dhe ka filuar te dridhet po e ka pasur nga temperatura e lartè te cilen ia ka shkaktuar qelbi ne fyt po mos e anashkalo me mir shko tek dr. bej eeg ctg e te tjerat kalo mirè gjithè tè mirat.
tung jam albina nga klina kam semundjen e epilepsis un kam qen te doktor fatmir xhelili ne shtimje dhe tash gjithqka asht ne rregull dhe i lus qe tgjith qe jan me semundje e epilepsi sepse dh un kam humbur 10 her vedij kam shtrenguar dhembet jam rezuar por tash jam shum mir qe kam qen te mjku ne shtime te fatmir xhelili dh e pershende shum qe me ka sheruar
A mund me ma dhan numrin e doktor Fatmirit
nuke di nese osht epilepsi po kam par nje shok qe ka pasur nje krize i ka ren te fiket dhe nuk eshte zgjuar afro 2, 3 ore dhe nuk e kuptoj pse mjeket than se nuk mujna me intervenu ma shum than qi duhet te vij vet ne veti, edhe ka pas humbje te kujteses vetem ne kohen kur i ka ren te fiket ajo koh e vogel jo kujtesa e perhershme edhe shoqrohet shpesh haluninacione….
Prsh jam nje e interesuar per kte lloj semundje e te ashtuquajtures epilepsi …jam ne hall te madh prej nje viti mamaja ime vuan nga kjo lloj semundje dhe kemi provu me e cu ne disa pika …ose me sakt disa lloje mjekimesh por me kot , dhe ne kte momente qe po shkruaj mami ndodhet me keto lloje simptomash .ndehem shum keq kur mami im I perjeton ato lloj te dridhurash bie pandjenja me pak fjal esht dhe shum prekese kur nje I aferm I zemres vuan nga kjo lloj semundje …ju lutem ku mund te marr nje pergjigje qe un te orientohem faleminderit rsp..
shko ne pr ne spital te rrethi ne neurologji dr nexhmedini mbiemrin se di po e gjon si ta permendesh emrin dr Nexhmedin shum i mir eshte
Si mund ta gjej kte doktor ku ndodhet ky ne cpital punon se kam nevoj per ndim ju lutem Flm
Pershendetje .kam motren qe ka nje goce te vogel vetem 20 diteshe ,dhe vuan nga epilepsia .mund te me shpjegoj dikush me shume nese ushqyerja me gji e bebes ndikon negativisht . Doktoresha pas kontrollit dhe gjate shtatanike ka then qe bebi eshte ne gjendje shume te mir .si mund ta percaktojm nese e ka trasheguar epilepsine ? Nese dini ndonje specialist apo keni ndonje informacion do ta vlersoja shume nese me tregoni .
Gjithe te mirat .
ju lutem tregomni deri kur zgjat koha per heren e dyt se djali im 4vjeq i ka ndodh per her te par po pasi kam lexu qe shum raste kan ndodh vetem ni her ju lutem pergjigjje
Sa vjec e keni djalin dhe kur i ka ra per her te par
Pershendetje une perdori Keppra ne dite 4000 mg por dy muaj isha mire tani prap la filluar e njejta gjendje
Nje i ri ne moshen 13vjet e gjys ka ra ne tok por e kemi qu ne emergjenc ..ja kan bo analizat ekg zemres e kane percjell gjendje me kane then se osht stress ose lodhje ….
Mirpo pase 2vite tashe ju ka perserit e njejta qka munet me qen vedijen e ka top