Duke patur parasysh lexuesin dhe kërkesat më imediate të kohë, rilindësit tanë të shquar, botuesit Kristo Luarasi dhe Shahin Kolonja, zgjodhën që në radhë të parë të botonin Kalendarin Kombëtar. Dhe jo pa qëllim, pasi aty pasqyrohet gjeneza, memorja dhe historia e një kombi të tërë. Kanë kaluar vite, por atë që bënë rilindësit tanë të të shquar, nuk e ka bërë asnjeri deri më sot. I vetmi që është përpjekur që në periudhën komuniste dhe që arriti diçka (duke botuar kalendarin enciklopedik ditor në “Zërin e Popullit”), ka qenë studiuesi dhe botuesi Mehmet Gëzhilli. Mbi bazën e botimeve të tij ishin krijuar edhe kalendarët e zyrave dhe ata shtëpiakë, të cilët përmbanin informacione shumë të rëndësishëm dhe bazë për një kulturë të përgjithshme. Ndërsa sot një kalendar (informacion i domosdoshëm) i tillë mungon. Në TV private, në gazeta, në rubrika të veçanta jepet edhe kalendari, por ata ndërtohen pa kritere shkencore, me ngjarje të rëndomta, të dorës së dytë, kryesisht ndërkombëtare, duke lënë pa përmendur ngjarje të rëndësishme me interes kombëtar.
Disa herë botuesi Mehmet Gëzhilli ka paraqitur projekte në Ministrinë e Kulturës, por asnjë herë nuk ka marrë një përgjigje pozitive, paçka se nga ana tjetër Ministria e Kulturës financon dhe sponsorizon botime të rëndomta, deri në monografi familjare.
Pyetja shtrohet: kur do të kemi një botim të plotë të kalendarit tonë kombëtar? Kur do të kemi në zyrat dhe në familjet tona një kalendar të thjeshtë, me informacionet më të domosdoshme të ditës, me aksesorët dhe ingrendientët më utilitarë si: kur lind dhe kur perëndon dielli në vendin tonë, çfarë ngjarjesh ka dita në vendin tonë dhe në botë, ç‘festa dhe përkujtimore ka etj.
Me që ra rasti të përmendim Ministrinë e Kulturës: Mirë për kalendarin ditor kombëtar mund të këtë pengesa dhe probleme, po për 21 vëllimet e “Kalendarit Kombiar” të Sofies për t’i ribotur, çfarë pengon? Nipi i Kristo Luarasit, prof. Genc Luarasi i ka gati, ka trokitur disa herë në ministri, por askush nuk e dëgjon, e përcjellin (për ta mërzitur) zyrë më zyrë. Në kushte të tjera, në një vend tjetër, ky nip nuk do të lutej, por do t’i lutëshin, dhe jo me fjalë, por me dollarë…Të tilla gjëra nuk ndodhin askund në botë, ndodhin vetëm në Shqipëri…Na ndihmoftë Zoti!…
Jamarbër Marko
Fragmente nga libri
Sikur të kishim pritur edhe pak
Ndoshta?
Sikur të mos kishim pasur kaq guxim
Ndoshta?
Sikur të mos e pranonim distancën si koncept
Ndoshta ti tani?
Nuk do të dalloje atë që rri pranë teje
Nesër ditën do ta krijoj vetë.
Në varrin më të lashtë
Robotët do të flenë.
Nesër me hap do të mat
Horizontin e vetvetes.
Në hapësirën e mendimit
Një tjetër gjelbërim.
Të tjerë udhëtarë si pemë të panjohura
Do habitin njeriun që zgjohet
Kur do të tringëllijnë
Çelësat e burgjeve të reja.
U mplaka thotë dora
Dhe shtrëngon më pak
U mplaka thotë syri
Dhe sheh më pak
U mplaka thotë mendja
Dhe do të dijë më shumë
Veç ndjenja hesht
Ndjenja e harruar.
“Geraldina e shqiptarëve”, Gwen Robyns
Mbreti Zog, gjatë gjithë jetës së tij, ka refuzuar qëllimisht të mbante ditar zyrtar apo personal, duke ia ndaluar këtë gjë edhe mbretëreshës. Kujtimet në librin “Geraldina e shqiptarëve”, të autores Gwen Robyns, janë të rrëfyera nga goja e mbretëreshës për ta sjellë këtë biografi -afërmendsh të autorizuar- pasi shkrimtarja ka kaluar orë e orë bisedash për të risjellë të freskëta, të paprekura nga koha, ditarin e “pashkruar” të Mbretëreshës …Libri është shkruar përpara se mbretëresha Geraldinë të rikthehej në Shqipëri pas 63 vitesh ekzil dhe pak muaj më pas ajo do të mbyllte sytë në vendin që e bëri mbretëreshë.
“Rebeka”, Daphne du Maurier
“Rebeka” qe një nga librat më të shitur të kohës së tij (1938) dhe nuk ka dalë kurrë nga qarkullimi, gjë që e lejon të cilësohet si “klasik”. Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të nënvetëdijes sonë. “Rebeka” ka parë shumë përshtatje për kinemanë, televizionin, teatrin dhe operën.
“Elektra”, Euripidi
Elektra, si çdo vepër e përkthyer, me ardhjen në gjuhën shqipe e zgjeron sot pas rreth 2500 vjetësh hapësirën e saj shprehëse, por si çdo vepër dramaturgjike, quhet e plotësuar atëherë kur ngjitet në skenë dhe realizon qëllimin e vet për të cilin është shkruar, duke u kthyer në një seancë jo vetëm argëtuese, por edhe edukative, ashtu si në skenat e Greqisë së Lashtë. Pas përfundmimit të versionit shqip të Elektrës së Euripidit, e ndiej se kumtet që gjejmë në të janë të gjithkohshme dhe mund të mishërohen pagabueshmërisht në formën gjuhësore të shqipes…
“Ferdydurke”, Witold Gombrowicz
U botua më së pari në Varshavë më 1937. Gombrowicz e shkroi atë në moshën 30 vjeçare, në kohë krize të thellë personale. Dy vite më pas, ai udhëtoi për në Argjentinë. Pak ditë pas largimit të tij, në Europë shpërtheu Lufta e Dytë Botërore. Autori mbeti në mërgim edhe pas luftës, i panjohur në atdheun e ri dhe i lënë në harresë në vendlindje. Me kalimin e viteve, reputacioni i tij nisi të rritej. Sot Gombrowicz konsiderohet si një prej autorëve më të mirë të shek. XX dhe ky roman si kryevepra e tij.
Fjalë të mençura
Një poet mund të përjetojë çdo gjë, por jo një gabim shtypi
Oscar Wilde
Për klimë shko në Parajsë, për shoqëri, në Ferr
Mark Twain
Nëse të gjithë mendojnë njësoj, atëherë dikush nuk është duke menduar
George S. Patton
Mendja është çdo gjë; çfarë mendon, bëhesh”.
Buda
Çmenduri: Të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme
Albert Einstein
Ekziston lexim krijues, ashtu si dhe shkrim krijues
Ralph Waldo Emerson
Domethënia e instinktit është se ai ndiqet pavaresisht nga arsyeja
Charles Darwin
Askush nuk e do lirinë me gjithë zemër, përveç njerëzve të lirë; pjesa tjetër nuk do liri, por leje
Xhon Milton
I dobëti nuk mund të falë. Falja është cilësi e të fortit
Mahatma Gandhi
Çdo njeri është fajtor për të mirat që nuk i ka bërë
Voltaire
Shushatja është fillimi i njohjes
Khalil Gibran

Shqiperine e vlersojne me teper te huajt se sa Punonjesit e pa ditur te Ministrive, qe mendojne se si te grabisin sa me shume.
prof.Doc.Ing Luarasi le ta botoje ne nje vend te civilisuar Europian
Shqiperia eshte TURQI akoma. Ata jane kriminelet me te temershem qe 500 vjet na kane shkateruar
dhe sot jane perseri aty.
Po nuk u be pune e madhe ne cdo fushe drejtimi per tu futur ne EU
Shqiperia do te mbetet sic eshte ruge kalimi per te gjithe.