Ligjet më të çuditshme për çiftet

anazapta

Në pjesë të ndryshme të botës ekzistojnë ligje shumë të çuditshme, ndonëse edhe qesharake.

-Në Alexandria, Minesota, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

-Në Eureka, Nevada, SHBA, është ende e paligjshme që burrat me mustaqe të puthin gratë.

Në kontenë Logan, Kolorado, SHBA, është ende e paligjshme të puthësh një grua nëse ajo është në gjumë.

-Në St. Louis, Misuri, SHBA, është ende ilegale që një zjarrfikës të shpëtojë gratë që janë ende me këmishë nate.

-Në Ames, Ioua, SHBA, është e paligjshme që burrat të pinë tre gllënjka birre ndërsa janë në shtrat me bashkëshortet e tyre.

-Në Afganistan, policia talebane i ndaloi gratë të vishnin çorape të bardha, në rast rreziku se mos meshkujve i dukeshin tërheqëse. Policia gjithashtu urdhëroi që dritaret të lyheshin me të zezë, në mënyrë që të mos shiheshin nga jashtë.

-Në Ioua, SHBA, është e jashtëligjshme të puthesh më shumë se pesë minuta.

-Në Conorsville, Wisconsin, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë të hapë zjarr me armë ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

-Në Willowdale, Oregon, SHBA, asnjë burrë nuk mund të shajë ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij. / Kosovapress

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *