Kush është Presidenti i Shqipërisë…

redaktor

Një kllouneri meskine që përmbledh në vete gjithë mjerimin e politikës së Tiranës

 

Vetëm në Shqipëri, në këtë vend të çudive politike, mund të ndodhë një gjë e tillë. Në një mëngjes herët, një njeri, analist apo çfarë të duash, i përzënë dikur nga partia e tij, del nga shtëpia nën përcjelljen e shërbimit të sigurimit të shtetit, nën vëzhgimin e mediave, buzagaz dhe stoik, për t’u bërë president i Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, një njeri tjetër, pjesë e qeverisë, po ashtu del nga shtëpia nën përcjelljen e shërbimit të sigurimit, po ndaj tij nuk ka asnjë vëmendje mediale. Rrugës, një telefonatë apo diçka tjetër, kjo nuk është e rëndësishme, e lajmëron njeriun e parë të kthehet, ai nuk do të jetë president i vendit, nuk do të jetë më asgjë, ndërkohë që po e njëjta seli ka nisur humnerizimi i staturës së tij si njeri i sigurimit të shtetit komunist. Një telefonatë tjetër, tashmë tek njeriu i dytë, i thotë të shpejtojë , sepse do të bëhet president i Shqipërisë. Në harkun e një gjysmë ore, një bie, së bashku me të bie edhe një mit i staturës politike që përfaqëson, një tjetër ngrihet dhe së bashku me të humnerizohet statura e postit që do të përfaqësojë.

Kjo është në të vërtetë historia e rëndomtë e zgjedhjes së një presidenti. Do të mjaftonte vetëm kjo histori, e treguar kaq thjeshtë, për të dëshmuar se sa pak rëndësi ka pasur njeriu që do të vihej në atë karrige të çalë politikisht, e njëkohësisht, sa e rëndësishme është statura e njeriut që qëndron pas tij.

Atë orë, kur Artan Hoxha u zbërthye si kandidat për president dhe u kthye mbrapsht së bashku me ringjalljen e një historie minore, mizore njëkohësisht, dhe në të njëjtën kohë, Bujar Nishani mori rrugën drejt Presidencës, edhe ajo vlerë që kishte mbetur brenda saj, u shemb plotësisht. Ndërrimi i korsisë presidenciale dëshmoi se sa e pavlerë ishte e gjithë ajo staturë kushtetuese, e cila, ndërsa kishte marrë goditjen e parë në natën fatale të ndryshimit të Kushtetutës, tani mori rrokullimën përfundimtare.

Në asnjë vend të botës, jam i bindur se edhe në një shtet normal afrikan, nuk mund të ndodhë që presidenti i ardhshëm i shtetit të ndërrohet kështu, rrokopujshëm, sipas midesë dhe oreksit të një njeriu të vetëm, i cili, në pak çaste ka gjykuar se cili prej tyre mund të ishte shërbëtori më i mirë i mbretit. I pari, Hoxha, ishte besnik deri në vdekje, por kishte pasur shenja rebelimi, ishte më i mençur se tjetri, kishte interesa biznesi dhe nuhatjen për të bërë më tej se sa drutë e arrave të Rulit, kishte filluar të ngrinte një piramidçkë arsimimi, dhe nuhatja e shefit mund të parashikonte edhe përsëritje të gjërave. Tjetri, një ish-ushtarak i bindur, i gatshëm të jetë kamikaz politik, pa asnjë nuhatje politike dhe pa asnjë ëndërrim politik jashtë suazës së shefit, do të ishte më i bindur, më i gatshëm, thjeshtë një shembull tipik i shurdhmemecit politik.

Atëherë, megjithëse mund të duket paradoks pyetja ime e ndarë në dy pjesë, unë do e shtroj atë: Kush është presidenti i Shqipërisë, dhe a na duhet vërtet një president i tillë? Në fund të fundit a na duhet vërtet presidenti?

Shumë vite më parë, kur në Francë po diskutohej nëse do të duhej të ishte Monarki apo Republikë, një njeri i mençur shtroi pyetjen: Përse na duhet mbreti, kur askush nuk gëzohet se i foli mbreti?

Përse i duhet Shqipërisë një president kukull, i cili, i mbyllur në kornizën e asaj ore fatale për shtetin, kur makina e tij ndërroi rrugën drejt Presidencës, ende nuk ka dalë nga korniza e saj? Për shumë vetë presidenti është garant i Kushtetutës. I cilës Kushtetutë? Të Kushtetutës së shtetit shqiptar, apo të “kushtetutës” së Partisë Demokratike? Ai, për shumë të tjerë, është zëri i sovranit. I cilit sovran, i atij të një milion votave, apo i atij që është mbyllur në një kullë nga ku mendon se po lufton me shtatë bajlozat ndërsa Presidenti është si motra e Gjergj Elez Alisë që i lan plagët e trupit?

Në kaq shumë muaj si president i vendit , askush më shumë se sa ai, nuk e ka damkosur atë vend me hijen e së keqes, me shijen e fshehjes së të vërtetës, me paaftësinë proverbiale, me shndërrimin e strukturave të shtetit në një platformë pëdëiste, dhe në fund të fundit, duke u bërë e gjithë kjo një kllouneri meskine që përmbledh në vete gjithë mjerimin e politikës.

Nishani ka të drejtën e tij të mbledhë rreth vetes ato që dëshiron, por kur kjo është kaq dukshëm mizerabël, duke e bërë Presidencën si stregën vorfnore të të larguarve nga puna, të cilët, herë pas here nxjerrin nishanin e tyre dhe qëllojnë drejt qeverisë, kjo nuk është ajo që dëshiron vendi. Nëse ai mendon se kjo shkallë besnikërie është fatura e së ardhmes për një rikthim në partinë e tij, të jetë i bindur se, pas pak kohe, kur gjithçka do të jetë në kapërcyellin e saj, të parët që do e braktisin do të jenë shefat e tij politikë. Asnjë ide nuk vjen prej tij, gjithçka vjen prej Shefit politik; asnjë hap nuk bën pa i dhënë urdhër, asnjë lëvizje nuk bëhet tutje sepse kjo është mendja e tij. Tani, duke e ndjerë veten si në një rrethim bllokues, ai ka mbledhur rreth vetes të gjithë ata që, si ai, pas urdhrit të shefit, në një moment delirant, por edhe parandalues, u vendosën në vendet e pavarura. Presidenca prej kohe është shpërngulur politikisht nga zyrat e dikurshme, ajo tashmë është kudo ku punohet kundër qeverisë dhe në dëm të saj, por vetëm në Presidencë nuk është.

E gjitha ajo që ndodh në Presidencë, naivisht të kujton minorenët që i thonë njëri-tjetrit, “më dërgo një zile”, por ndryshe nga ato, ne kemi një Presidencë minorene politikisht. Dhe nuk mund të ndodhë ndryshe kur gjithçka, edhe përfaqësuesi i sovranit, në të vërtetë varet nga vullneti i Njëshit. Dhe kur Njëshi është i mbrapshtë, dihet se çfarë del nga pas tij. Ne kemi një president që lëshon kushtrimin drejt Prokurorisë, Shërbimit Informativ Kombëtar, Gjykatave, Kontrollit të Lartë të Shtetit, të gjitha njësi pëdëiste, për t’u mbrojtur bashkarisht, në një zë, secili në llogoren e tij dhe askush në llogoren e shtetit. Ne kemi një president që më parë se të ketë mendjen e tij, nuhat se si është mendja e shefit.

Ka ardhur koha që të ndërrohet , të përmirësohet, të bëhet normale, ajo pjesë e Kushtetutës së Shqipërisë që ka të bëjë me zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Fuqia e tij nuk qëndron në kompetencat që ka ai, sepse edhe ato që ka Nishani varen tjetër kund, por në fuqinë e personalitetit që është në atë ndërtesë, dhe prej së cilës nuk del tym pordhor, por ide në të mbarë të shtetit, e më tej se kaq, në të mirë të kombit. Çfarë mund të mësojë kombi ynë tek personaliteti i një njeriu, i cili nuk e ka as idenë e personalitetit politik? Shqipërisë i duhet një president i fortë, përmes një personaliteti të fuqishëm dhe me besimin e shumicës së popullit, e jo me forcën e kartonëve të 50 plus një për qind të sallës së Kuvendit. Në fund të fundit asaj i duhet një njeri i zgjedhur nga populli, përmes Referendumit, përpara të cilit askush të mos shkojë si në dasmë, por me bindjen se duhet të dëshmojë punën e tij dhe të marrë me vete më shumë se ka dërguar. Të marrë ide. Cilën ide ka sjellë deri më sot në botën e politikës Nishani? Asnjë. Absolutisht, asnjë. Idetë e mbrapshta që ai përcjell vijnë nga selia e SHQUP-it, ku ishte dikur ëndrra e tij.

Le të vijmë tek pyetja: Kush është presidenti i Shqipërisë. Me dhimbje, vendi ynë sot nuk ka president. Ai ka vetëm një rreshter të politikës, i cili shpreson, që përmes shefit të tij, të pakën të mund të bëhet toger i saj. Shqipëria nuk mund të drejtohet as me tetarë, as me rreshterë, e aq më pak përmes mendjes së renegatëve ku ndodhen sot shefat e vërtetë të Presidencës.

20130909092117_09091318_i9QrG

********

Të gjitha fijet lidhen

Nga Erion Habilaj

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka çuar për ankimim në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e kreut të ILDKP, Zana Xhuka, nga ana e Parlamentit. Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, më 27 maj, në orën 10:00, do të zhvillohet seanca e parë e procesit gjyqësor lidhur me padinë e kreut të shtetit. Padia e Nishanit është një e drejtë e plotë e tij si Kreu i Shtetit, por nga hulumtimi që gazeta DITA i ka bërë stafit të tij dhe lidhjeve me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, na rezulton se në stafin e ngushtë të Presidentit ndodhen dy persona që kanë lidhje të afërta familjare me dy anëtarë të Kushtetueses.

Arben Idrizi është bashkëshorti i 1 prej 9 anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhajt. Z.Idrizi është… Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës. Dhe nuk mbaron me kaq. Anëtari tjetër i nëntëshes Kushtetuese, Vladimir Kristo, ka djalin në stafin e ngushtë të Nishanit. Olsi Kristo është këshilltari ligjor i Presidentit. Pas humbjes së zgjedhjeve nga PD, ai u largua si Inspektor në Drejtorinë e Inspektimit dhe Organizimit Gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë dhe u punësua si këshilltar i presidentit. Duke mos dashur t’i futemi procedurës së si këta janë zgjedhur në stafin e kreut të shtetit, disa pyetje që kërkojnë vërtet përgjigje përpara se gjyqtarët të ulen për vendim janë; Sa të pandikuar do të jenë gjyqtarët Xhoxhaj dhe Kristo që të marrin një vendim të paanshëm në një çështje të tillë? A mund të gjykojnë ata pa ndikime mbi një kërkesë që vjen nga një institucion ku njerëzit më të afërt të familjes së tyre kanë poste kyçe? Nga ana tjetër përse presidenti duhet të zgjedhë në stafin e tij të ngushtë njerëz që kanë të afërm në institucione kushtetuese?

Që ta përmbledhim fabulën, Presidenti, njëkohësisht kryetar i KLD-së ka vendosur të ankohet në Kushtetuese për shkarkimin e Zana Xhukës. Veprimi i Presidentit është një  zgjatim i përpjekjeve të PD-së që kundërshtoi me këmbëngulje shkarkimin e znj.Xhuka. Kjo e fundit u shkarkua pak javë më parë, ndërkohë që hetimet për pasuritë e njerëzve me pushtet, ishin sabotuar dukshëm në kundërshtim me pritshmëritë e publikut. Jo rastësisht sapo një tjetër drejtues mori institucionin, mbërritën denoncimet e para serioze, një ndër të cilët për gjykatësin Gjin Gjoni, një nga të “preferuarit” e z.Nishani.

Ky i fundit, i drejtohet në këto rrethana Gjykatës Kushtetuese për të shpallur antikushtetues shkarkimin e Zana Xhukës. Dhe vendimin do ta marrë një trupë gjykuese, e cila mund të jetë më e mirë në planet, por sa garanci ka publiku për një vendim të paanshëm në një trupë ku anëtarët kanë interesa të forta familjare në institucionin ankues? Bujari po shkon të ankohet tek Nishani? Ka vetëm një nen në fuqi: Mbamë, të të mbaj? Korporata vazhdon punën me kohë të plotë? Këto pyetje do marrin një përgjigje ditën kur të merret vendimi për një institucion si ILDKP që deri në emërimin e drejtorit të ri, kishte mbajtur peng gjithë hetimet për të korruptuarit në politikë dhe drejtësi.

 

Altina Xhoxhaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese,  (djathtas) Arben Idrizi, sekretar i pergjithshëm i  presidentit (bashkëshorti i gjyqëtares Xhoxhaj), Vladimir Kristo, anëtar i Gjykatës  Kushtetuese, (majtas) Olsi Kristo,  këshilltar juridik i presidentit  (i biri i gjyqëtarit Kristo)
Altina Xhoxhaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, (djathtas lart) Arben Idrizi, sekretar i pergjithshëm i presidentit (bashkëshorti i gjyqtares Xhoxhaj), Vladimir Kristo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, (djathtas poshte) dhe Olsi Kristo (ne krah), këshilltar juridik i presidentit
(i biri i gjyqtarit Kristo)

 

 

Share This Article
33 Comments
  • Nuk ndodh as ne Afrike qe te behet Jari president, sepse ne Afrike nuk ka LSI dhe Ilir Meta qe tja japi votat per president.

    • Mos e prekni Jarin, se pastaj kush do t’ua beje urimet e Vitit te Ri me rruget me kamiona, plazhet me aviona. Jar Musteqemiu rrofte se malet bashke me viçidolasin e pamposhtur qe po pirdhet perdite e me shume.

      • Se pari – shyqyr qe nuk na duhet ta honepsim gjate fytyren e qelbur te Nishanit te Bukur te Birishes – edhe maxhoranca besoj do bej si do bej ne 2 vjetet qe i kane ngelur Bujarit me Mustak per te ngrene pershesh me Kos ne ish-pallatin e Zogut…..

        Se dyti eshte e kuptueshme per nje maxhorance me vote plebishitare(85 vota ne parlament) qe te perpiqet ta anashkaloje nje president “partizan” e pengues duke i kufizuar atij mundesite per te penguar e vene shkopa ne rrote – pa ndonje aresye te forte konstitucionale apo llogjike por thjesht per shkak te te luajturit te rrolit te LOLOs dhe marionetes se Bishes. Mos te harrojme qe ishte Nishani qe na dha shembuj te qarte nenshtrimi te plote institucional ndaj Bishes kur ky ishte ne pushtet dhe tani po na jep shembuj te qarte obstruksionizmi dhe partizanshipi ne mbrojtje te plote te klanit e kllikes qe e ka zgjedhur.

        Padyshim qe kufizimi i funksioneve te nje presidenti eshte dicka jo e pelqyeshme – por nga ana tjeter kur presidenti katandiset ne nje LOLO te peshtire pa dinjitet e pa integritet une mendoj se edhe ato funksione qe i ngelen i ka te teperta. Funskioni primar i tij si figure unifikuese dhe bashkepunuese me maxhorancen eshte tashme e marre fund.

        Se fundi ka shembuj te jashtezakonshem neper bote presidentesh me shume me pak funksione e te drejta qe kane kryer rrolin e tyre si Kreu i vendit me dinjitet dhe seriozitet te larte (edhe tek ne shembulli i Moisiut eshte nje shembull pozitiv) – gje qe s’mund ta thuash kurre per kete Bufon. Shembulli i prsidentit Uruguaian qe jeton nje jete tejet te thjeshte dhe dhuron pjesen me te madhe te rroges per bamiresi eshte publikuar sot ne BBC dhe gazetat spanjolle (lexojeni per kuriozitet). Pra nuk jane funksionet ato qe e bejne nje president dinjotoz dhe te respektueshem por me teper eshte pergjegjesia historike dhe vetedija e tyre per ate rrol te madh si dhe personaliteti dhe karizma e tyre njerezore.
        Nishani i Bishes nuk mund ti kete asnje nga keto veti dhe eshte i denuar te mbahet mend si nje shembull i keq Presidencial.
        Nuk duhet te shqetesohemi fort per kete – mos te harrojme qe Bush i Riu ishte edhe ai nje president idiot dhe i paafte. Te tille personash te mjere per fat te mire harrohen lehte e shpejt nga historia – edhe 2-3 vjet me Nishanin e felliqur dhe me shprese qe Presidenti iardhshem te nxjerre mesimet nga palo presidentet tane…

        P.sh. ….sipas meje ne historine tone presidenciale pas 91 kemi-

        1. Bisha i Pare = kriminel ordiner oriental, diktator komunist (me klithma antikomuniste), antishqiptar i thekur e psikopat antisocial. Asgje nuk ka ndryshuar me kete figure te urryer…

        2. Mejdani = mbahet mend si i mefshte, pa identitet, i paafte dhe pa karizem – i vene aty thjesht per koincidence historike por njesoj sikur te mos kishte qene fare ne ate post pasi askush nuk e di se cfare ka bere ne ato 4 vite????.

        3. Moisiu – i vetmi qe kujtohet sot me respekt dhe qe u perpoq ti jepte atij posti nje sens normal e historik.

        4. Topi i Bishes – qe u zgjodh pak a shume si puna e Nishanit, ne kundershtm te thelle me frymen e kushtetutes per konsensus (me votat e nanos dhe 4 kodosheve te tij ne PS) – filloi te ndihet si president vetem kur Bisha e turperoi si HORR bulevardi.

        5. Nishani qe u zgjodh ne menyre te turpshme nga Padroni i tij – vetem pasi spiuni tjeter Hoxha u “zbulua” si i tille.

        Kjo eshte historia jone me President – me thoni nese ja vlen vertet tu japesh funskione te larta ketij kontigjenti te shpifur….

      • Po mire ju doni qe edhe presidenti te jete nga PS-ja, dhe atehere ti kete te gjitha pushtetet ne dore Kryeministri..
        Dhe kete ju e quani Demokraci..?

        Presidenti i mire apo i keq duhet te qendroje sepse ben balancen e pushteteve ..dhe kjo eshte jetike per demokracine…..
        Apo per ju nuk ka rendesi funksionimi i demokracise e rencishme eshte te sundoje Edi me …janissaret e tij

    • Nuk e kuptoj se çfar pret akoma Kuvendi që nuk e shporr nga Presidenca këtë sakat mendor e fizik, këtë kamikaz të Sali Kriminelit, këtë idiot që është turpi i gjithë historisë presidenciale të Shqipërisë.

  • Eshte e vertet ,se ne nuk kemi president,po te derguarin e SALIUT NE SELIN E PRESIDENCES. De fakto president eshte SALIU,ASHTU SIC ESHTE EDHE KRYETTAR I PARTISE E bASHA ESHTE NJE TELLAL I TIJ.
    PRESIDENTI DUHET TE JET I POPULLIT DHE SI I TILLE DUHET TE ZGJIDHET NGA POPULLI .PRESIDENTIN DUHET TA PROPOZOJNE SHOQERIT CIVILE ,TE DALIN DY KANDITATURA PASI TE SELEKSIONOHEN NE KUVEND ,OSE TE HIDHEN DIREKT NE VOTIM.

  • Mos u anko Bedri. I kemi dhene votat per rilindje por po shohim shkerdhatokraci. Nuk ja u mban socialisteve te prekin as Nishanin as Llallen e as Vishajn. Drejtesia ka kohe qe ka vdekur dhe duket se keshtu u pelqen edhe socialisteve,e vdekur.

  • Bedri trapi, te gjithe e dime qe ky presidenti eshte si te gjithe presidentet qe kaluan
    radhen e detyres se kryetarit te popullit tone.Une them se ky eshte me legeni se te gjithe
    te tjeret.Po mire o Bedri bolija, kete fjalen { sovran } ku e ke gjetur? A mund te me thuash
    mua te cmendurit te pa duruar ,qe kur e degjoj nga dikush,nuk duroi dot pa e share ??
    Kush eshte ky sovrani popull,qe zgjedh 140 legener ,qe gjysma e ketyre legeneve zgjedh
    per president nje krie legen? Ja te ta them une i pa duruari,qe nuk e di akoma vendin se ku
    votohet per keta 140 legener. Ky popull nuk eshte sovrani,por eshte nje balte e shtipur me
    kembe,ku ne mes te tij je dhe ti.Sovranin popull nuk e tallin si sharlatan,nuk e vene dot ne
    rresht te votoje per legena,qe keta legena te zgjedhin krie legenin.

    • Kartufi foli. Kush ka veshe, le ta degjoje dhe kush ka sy le ta lexoje. Eshte ashtu sic ka pseudonimin. KARtuf.
      Shqipja nga goja e KARtufeve, eshte gjuha e arrixhinjve, e injorances dhe karrociereve. Fjalite e KARtufeve, fillojne me epitetin trap dhe mbarojne me fjalen bole. Edhe kete te fundit, KARtufet, nuk dine ta shkruajne drejt. E shkruajne “bolija”.!!
      KARtuf.!! Nuk eshte per ty kjo pune ketu. Ketu nuk diskutohet per zgjedhjen e kryeKARtufit apo sic e shkruan ti ne ate shqipen tende te cale, “krie legenin”. Ate vend, ti e ke fituar, qysh ne barkun e nenes.!!

      • Ti je biri i kurves partizane. Te gjith bijte e kurvave ,jane te shtipur
        si krimba,nuk krijojne kurre popull por vec skllever te ndyre.

        • Te lumte KARtuf. Boll u mundove me presje dhe pika, por aty ku nuk ka logjike, nuk mund te kete as drejtshkrim.
          “Te shtipur”, jane ata qe nuk njohin gjuhen e memes dhe nuk dine te lidhin dy fjale, pa bere pershesh pika,presje dhe cdo kulture komunikimi.
          Nese idiotesia do te ishte nje semundje me dhimbje, KARtufi do ulerinte gjithe diten. Shiko tufen e dhive KARtuf dhe lere shkrimin e kendimin. Ne moshen tende, shqipja nuk mesohet dot me. Le te jete President kush te doje. Ty, nuk te shpeton dot njeri nga fati qe i ke pergatitur vetvetes,,,,ate te KARtufit.

  • Te gjitha keto i kemi nga Edi Rama. Dje ne opozite ndryshoi Kushtetuten dhe Jari u be President me 71 vota. Sot pa pike turpi ben sehir dhe ne meremi me Sali kriminelin. Ne duhet te meremi me Ramen qe nuk ben asgje. Eshte komplet i pa afte dhe kokra e mashtruesit. DHe ne socialistet nuk ndihemi sepse jemi bythpambuker. Bedri Islami! , Je nje atdhetar i math dhe gazetar i shkelqyer.

  • Bedri,bisedova me Bujarin dhe me dha fjalen se do kaloje me LSI dhe ti do shkruash fjale te mira per kapterin.Kane dhene per shqiperine edhe kapterat bile u kendojme dhe kenge.
    Por te lutem na jep nje mendim si ta rregullojme ate stallen e madhe me 140 qe dhe lope te hazdisura qe hingellijne aq shume sa na tremben kalamajte.A ka ne farmacite e Zvicres ndonje ilac se kauboj qe kemi vene per ta si mban dot ne grazhd

  • Eshte koha te largohen Nishani,Llalla,Visho.Te krijohet gjykata penale menjeher,ne burg te korruptuarit.Te degjohet dhe veprohe sipas BOSNJAKO-AMERIKANIT DREV SULLIVAN ne analizen te SHQIP-Rudina Xhunga.O sot o kurr.

  • SHKO E THUAJA PIKTORIT!
    SHKARKIMI I JARIT DUHET TE ISHTE HAPI I PARE I SHKATERRIMIT TE PIRAMIDES BERISHISTE. ASNJE POLITIKAN ME INTUITE NUK DO TI LEJONTE VETES NJE MARREZI TE TILLE, PERVEC KRYEMINISTRIT TONE PIKTOR. NJE KRYEMINISTER PRAGMATIK , DO TI KISHTE KORRUPTUAR TE GJITHE DEPUTETET TANE , EGERSIRA PERBALLE LEKUT, PER TE SHKARKUAR JARIN NE PARLAMENT . SI MINISTER I BERISHES ,JARI ESHTE PO AQ I KORRUPTUAR QE NUK ESHTE E VESHTIRE TA DISKRETITOSH DHE SHKATERROSH. DHE E FUNDIT , MIQTE TANE AMERIKANE PERBALLE DOLLAREVE I LENE IDEALET MENJANE, 10 MILJON DOLLARE DHE TE SJELLIN NJE VIRUS PER NISHANIN, NGA ATA QE E E BEJNE TE KTHEJE KEMBET NGA DIELLI DUKE SHKUMBEZUAR NGA INFRAKTI. U TREGUAN AQ TE GATSHEM ME KOSTA TREBICKEN SA MUND TI KISHE ZILI. BERISHA PAGOI DHE TE DY PALET HOQEN NJE HAJVAN NGA KEMBET.
    JARI, KRYEPROKURORI, KLD-ja, KRYEGJYKATESIT, SHISH E CDO INSTITUCION BERISHIST, DERI TANI DUHET TE ISHIN SHKRIRE. DHE AJO QE TE GJITHE DUHET TE SHIHNIM TANI, ISHTE SALI BERISHA DHE FEMIJET E TIJ PARA GJYQIT PENAL.
    ATE QE TE GJITHE PRISNIM ISHTE NJE FUND SI I KADRI HAZBIUT PER BERISHEN, POR PIKTORI KA VENDOSUR TE FUNDOSET VETE ,VETEM QE TA LERI TE PELLASE E TE DHJESE PUBLIKISHT .
    ATE QE SE BEN DOT NJE PIKTOR PO AQ DESHTAK SA DHE JARI I REPUBLIKES, LE TE SHPRESOJME SE DO TA BEJNE GJAKSIT E SALI BERISHES.
    ASAJ QE MUND TI SHPETOJE NGA NJE POLITIKAN GALLOF DHE MEDIOKER SI RAMA, NUK I SHPETON DOT NGA HISTORIA. NGA HISTORIA E E GJAKUT TE TE VRAREVE QE LA NGA PAS DHE NJEREZVE TE TYRE QE KERKOJNE SHPAGIM. DHE JANE AQ SHUME PER TU HAKMARRE, SA BERISHA DHE PJELLET E TIJ NUK MJAFTOJNE .
    JANE HAPUR SIPARET E NJE TEATRI MAKABER PER SALI BERISHEN, QE SHUME NGA NE PRISNIN QE NE ’97.
    ESHTE KOHA TE BEJME SEHIR

    • Jam plotësisht me ty tritoli. Gjëja e parë që duhet të bënte Rama duhej shkarkuar me çdo mënyrë ky palopresident që Berishës ti pritesh vena kryesore. Ndaj bateritë në full-power duhet të shkonin në manovrat e zgjuara brënda parlamentit dhe jo në rregullimet butaforike të institucioneve. Rama u tregua kaqol i madh dhe i pa aftë. Tani duket sikur shtetin e drejton sërisht bisha nga Viçidoli dhe Edi është thjesht një administrator i këtij shteti.

      • O tritol,por nderroi germat or trim,se na qorrove.Shkruaj me te vogla,se lexohet me kollaj.Gjithsesi,ke shume te drejte ne komentin tend.Por une them se lepuri fle tek Like Kokemadhi,dhe Rama ka ne dore vetem çelsat e kashtes.Pa miratimin e Likes,Rama nuk ben dot gje.Dhe Likja nuk mund te miratoje prerjen e kembeve te Oktapodit Berishe,sepse kane ngrene dhe vazhdojne te hane ne nje “tas” te gjitha pasurite e popullit.Jari eshte nje nga keto kembe,por kemi dhe te gjitha strukturat e rendesishme shteterore qe drejtohen nga “kembe”te tjera oktapodi.,Visho Ajazet,Lallat,apo Gjin Gjonet me shoke.Se shpejti dhe Rama do te kthehet ne “kembe” me vete,kjo dhe me ndihmen e “miqve” tane serbe e greke dhe lobeve te tyre ne Amerike.Dhe tragjedia shqiptare e permasave makbethiane vazhdon.

  • Per gjithe keto vite Shqiperia jone ka qene e neperkembur dhe pa personalitet nje kopje e asaje per te cilen ben fjale artikulli i mesiperm.Eshte per te ardhur keq. Duhet nje referendum popullor qe te vendose, dhe per kete jam i bindur,qe Presidentin ta zgjedhe populli pavaresisht kopetencave qe ai ka.Ne kete menyre do te ndjehemi te vleresuar.

  • KY ESHTE RASTI UNIK NE BOTE ??? MINISTRI I BRENDSHEM I ISH QEVERISE SE OPOZITES (PARA 23 QERSHORIT) TE JETE PRESIDENT DHE TE PERFAQESOJE SHTETIN SI I PA ANSHEM.
    EDI DUHET PATJETER QE TA SHKARKOJE MENJEHERE TE ASHTUQUAJTURIN PRESIDENT I CILI ESHTE NJE MARJONETE NE DUART E GJYSHIT TE SHQUPIT.
    PA SHKARKIMIN E E ISH MINISTRIT TE PRENDSHEM NUK KA RREFORME NE DREJTESI.
    ESHTE E VERTETE SI KRYEMINISTRI DHE MINISTRI I DREJTESISE SEBASHKU ME EKIPIN E RILINDJES PO KERKOJNE QE TA VENE NE RRUGE TE DREJTE TE ASHTUQUAJTUR DREJTESI ( PADREJTESINE ) POR ESHTE E PA MUNDUR ME KETE MBROJTJE QE BEN ISH MINISTRI BREDSHEM KRIMINELVE TE DREJTESISE.
    DUHET SA ME PARE TE BEHEN PROCEDURAT PER SHKARKIMIN E PRESIDENTIT TE MVARUR NGA VUCIDOLI.
    KOHET E FUNDIT JANE INTENSIFIKUAR PROTESTAT NGA OPOZITA DUKE U BAZUAR NE ARSYETIME BOSHE , KU ME ANE TE PROTESTAVE DUAN QE BRENDA MANDATIT TE JARIT TE SHEMBIN SHTETIN E RI TE POPULLIT QE PO MERR FORME NGA SHUME VITE ERRESIRE.
    SHKARKONI PSEUDO PRESIDENTIN SA NUK ESHTE VONE ?????????????

  • Keqardhje per ne shqiptaret qe kemi nje president te cilin nuk e meritojme.Kemi president nje militant te PD-s,nje oficer te se kaluares qe per te mbuluar pranin e tij ne shkollen e bashkuar per mbrojtjen e monumentit te diktatorit u rjeshtua mbas shefit te tij qe drejtonte si “komunist”nje parti te re politike.Peresidenti i sotem eshte nje gjumash,indiferent por nuk i duhet vene faj per shkak te gjendjes se tij shendetesore dhe ne fund te fundit ….aq ja pret.

  • Kapter ramiut i duhen hequr spaletat, duhet te dale ne pension.SHqiperia nuk ka luksin te mabaje nje presidente qe eshte dukshem invalid.

  • Bedri Islami eshte gazetari me realist, pa çka që shkrimet e tij nuk i pëlqejnë sahanlëpirësve të Sali Berishës.
    Ne nuk kemi as president, as KLD, as drejtësi (gjykata dhe prokurori) dhe as Sherbim Sekret. Ato me kohë janë okupuar nga Sali Berisha dhe sa te jetë gjalle ky person Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane për të bërë hajër.
    Per ironi te fatit ne nuk kemi as mazhorance. Ajo eshte frikacake, merret vetem me llafe dhe nga frika se mos nuk na japin statusin per ne BE nuk po merr nisma ligjore për te shkarkuar Bujar Nishanin, Adriatik Llallën, Visho Ajazin, e të tjerë.
    Urgjentisht duhet te behet keto, ne te kundert qeveria te jape doreheqjen, te shpallen zgjedhje te jashtezakoneshme, te zgjidhen njerzit qe i dalin per zot shqiptareve dhe Shqiperise, qe te largojne Berishen dhe berishistet qe kane zaptuar institucionet.
    Rruge tjeter nuk ka.

  • DUHET BERE SA ME SHPEJT NJE REFORME RRENJESORE PER NDYSHIMIN E KUSHTETUTES , JO VETEM PER PRESIDENTIN SAKAT POR EDHE PER 140 SHKERDHATAT PARLAMENTARE .NUK I DUHEN SHQIPERISE 140 PLEHRA ME 4 MILINE BANORE QE JEMI NE,DHE NGA 4 MILIONE ,1 MILIONE JANE EMIGRANTE GREQI DHE 1 MILINE JANE NE VENDE TE TJERA NE EUROPE..MJAFTOJNE 100 PARLAMENTARE PER ME VJEDH ..40 PARLAMENTARE ME PAK DO TE THOTE 120 MILIONE LEKE NE MUAJ DHE 1 MILIARD E GJYSEM NE VIT .DHE SE FUNDI ESHTE NJE NDHME E MADHE PER BUXHETIN SHQIPTAREVE QE JA RROPEN LEKURE KETIJ POPULLI NE KETO 23 VJET DEMOCRACI RRUMPALLE

  • SHQIPERIA PO NUK HOQI BERISHEN RAMEN //METEN BASHEN DHE NISHANIN QE ESHTE SI KUKULL KOT NUK DO ACI PERPARA //JANE TE GJITHE KORRUPSION DHE SE CAJNE PER POPULLIN //PRANDAJ O POPULL NGRIHUNI DHE FUTINI NE BURG KETO MAFIOZA//

  • DUHET TE JESH KRYEMINISTER GOMAR TI LEJOSH SALI BERISHES EDHE PASI KA RENE NGA FIKU, KU KA VRARE E VJEDHUR, QE TI BEJ TRANAZH PARLAMENTIT TE ILIR METES DHE QEVERISE SE ED RAMES.
    1 MILJON VOTA KUNDER SALI BERISHES DHE VAZHDOJME E DEGJOJME QE DHJET PERDITE SI TE ISHTE I VETMI PADRON I SHQIPERISE. NDERKOHE I KEMI DHENE PUSHTET ABSOLUT NJE KRYEMINISTRI TUAF, QE SDI SE CTE BEJE ME GJITHE ATE PUSHTET QE KA NEPER DUAR

  • Posti i presidentit ne Shqiperi ka qene nje shaka e imponuar me qellim nga jashte.Le te dali nje politikan apo analist apo intelektual sot dhe te debatoje me pyetjen e thjeshte: Eshte e lire Shqiperija sot?Apo vazhdojme nen nje pushtim “miqsor”?

  • ju lumte bedri per shkrimet tuaja,qe i kuptojne vetem ata qytetare qe dine shkrim e kendim.
    ata injorantet dine vetem fjale me ta qi…………
    pozita te hape syte,votat i ka qe mumjet te zhduken

  • jam shum i bindur se shumica qe shkruajne ketu jane pjes e pushtetit dhe e opozites kriminale te sali qenit , keto qe shkruhen ketu qe edi i ka duart e lillura dhe pa lejne e ilir qenit qe i ka me keq se qeni syte , nuk mudet te beje edi as dhe nje gje kjo nuk eshte e vertet , se po te doje edushi sic beri me 21 janare te 2011 ku nuk pyti njeri dhe ndolli cfar ndolli , por e keqja se shqiptaret nuk po kuptojne se jane te tradhetuar nga te gjitha anet e politikes se jane bija te se njejtes nene e cila ne vitet 90 91 u ben me moter qe quhet partia e sali qenit kurse partia e ramiz alise u be partia e fatos nanos socjaliste , pra ketu ne kete gazet pjesa me e madhe qe komentojne jane pjes e strukturave te partive kriminale ne bashkpunim me agjenturat e huaja dhe me dirigjentin e ambasades amerikane qe dogjen demokracin dhe pasurit e ati vendi , pra kur ta kuptojne shqiptaret se jane qevrisur nga shqipfolsit dhe po qeverisen prej tyre ne dem te popullit dhe votusave te partis socjaliste , nuk kan te ardhme me keta bandita qe komandohen nga serb grek turq dhe amerikan pa pik yndre per njerzillek nuk ka te ardhur ai popull .

  • Zoti Bedri,i nderuar qofsh,gjithmone,dhe perdite pena tu ndriçofte.Por ashtu si Mero Baze dhe JU dhe ndonje tjeter duhet te ketheheni e te shekoni se nuk po kemi ecje perpara,megjithese Ju e te tjere analiste kane dhene dhe shkaqet,arsyet qe kjo qeveri akoma nuk ka mare pushtetin.Punet e mira thote populli behen dalngadale,mat njemije here e pre njehere,por deri me tani as pune te mira nuk po behen(ato qe presin njemilion votuesit),e as ndonje shenje nuk po duket.Ju e keni thene perhere dhe me te drejte; ose duhet mare pushteti,ose duhet te ike kjo qeveri.Ose duhet luftuar deri ne fund,e jo duke u zvarisur pas pordheve te Saliut e Lulit,ose zgjedhje te reja. O duhet luftuar poshtersia edhe me te tute,ose dorezoje si i pa zoti.
    Pra puna e qeverise nuk ka filluar aty ku fitorja eshte e garantuar,por ka filluar ne pjesen me te pa demshme te kundershtareve,jo aty ku i dhemb kriminelit,grabitesit,vrasesit,por aty ku ai krijon mundesine te te godasi me shume.

  • izolimi i tij eshte fare i thjeshte shtrengoja pak nga pak kopetencat dhe pasaj do bjere vete sakati president i mbajtur ne kembe nga fijet e Berishes si kukell e teaterit te femijve.

  • Respekt per Bedri Islamin, djalin e Zenelit te paharruar dhe te nje nene, bije e Gjylbegajve te pamposhtur. Jam nje nga lexuesit e tu te rregullt. Te nderoj per kontributin tend te gjithanshem dhe ku me luften e Kosoves kjo arriti kulmin, sepse ti u bere nje zedhenes i vertete asaj, madje dhe pas kesaj lufte heroike, me shkrimet e tua. Pavaresisht qe nuk te njoh, te cmoj per cka ke bere dhe ben, duke te lexuar me shume kenaqesi.

  • Presidenti Nishani eshte pjelle e pollitikes se vazhdimesise ku kryetari i shtetit eshte me i paafti per te drejtuar punet me ligjshmeri.Sic kane bere paraardhesit e tij,edhe ai nuk mund te lere pas dore sabotimin apo zvarritjen e ligjeve qe miraton Kuvendi i dale me votat e dyshes Edi Rama dhe Sali Berisha,qe ne esencen e vet misherojne interesat e tyre per te grabitur sa me paturpesisht dhe te mbrojtur pikerisht nga ligjet qe i miratojne duke bere pazaret e tyre te pista fshehtas e duke i miratuar ato nen driten e diellit pa e vrare mendjen se si i cileson populli ato qe bien ndesh me interesat e tij apo te kombit shqiptar ne teresi.Si mundet te vihet drejtesi kur ligjet behen per nje kaste te caktuar qe tashme e ka mberthyer ne fyt drejtesine dhe zvarrit pafundesisht deri ne shpalljen e moratoriumit nderkombetar qe Shqiperia te shpallet nje shtet horrash e hajdutesh qe nuk njohin ligje dhe besimin e popullit ne ZOT ta shfytyrojne si dikur rregjimi komunist.ZOTI i vrafte keta ndyresira qe po e kthejne Shqiperine ne nje vend qe bota e civilizuar ta konsideroje si dikur te paafte per te qeverisur punet e shtetit dhe si nje vend kusaresh qe zanat kane vetem hajduterine.ZOT ruaje Shqiperine dhe popullin shqiptar nga keta kriminele te pashpirt qe sillen si te cmendur me fatet dhe ardhmerine e tyre sikur te ishin pronaret de jure te saj te trasheguar nga rregjimi komunist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *