Berat, mbetet në burg gjenerali Syrja Gjoka

anazapta

Gjykata e Beratit rikonfirmon masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë javën e kaluar për gjeneralin e Forcave të Armatosura, Syrja Gjoka, aktualisht me detyrën Komandant i Repartit të Logjistikës në Tiranë. Gjoka akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në kohën kur ka qenë Komandant i Bazës Ushtarake të Aviacionit në Kuçovë, 2011-2012, duke shkatërruar me urdhër 7 objekte të ushtrisë, me dëm ekonomik 6 milionë lekë. Avokati i gjeneralit kërkoi masë të lehtë sigurie, por gjykata ia rrëzoi kërkesën.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *