Gjashtë vjet burg shqiptarit që përdhunoi qenin

anazapta

Një vit më parë, lami që qarkulloi në mediat amerikane për një shqiptar që kishte përdhunuar një qen i shokoi të gjithë.

Një vit pas bujës në media, Kujtim Nicaj, 44 vjeç, është dënuar nga Gjykata e Uestçester Sitit me 6 vjet heqje lirie për aktin e zoofilisë ndaj qenit të racës Labrador.

Nicaj pranoi para trupit gjykues se vitin e kaluar kishte hyrë në pa leje në banesën e pronarit, ku kishte abuzuar seksualisht me qenin e tij.

44-vjeçari është denoncuar një vit më parë nga pronari i kafshës, pasi e ka kapur Nicajn me “presh në dorë” në filmimet e kamerave të vendosura në shtëpi, pas dyshimeve që i kishin lindur.

Pronari i kafshës thotë se episodi i dhunës seksuale ka lënë gjurmë te sjellja e tij. “Sa herë vjen dikush, ai i hidhet sipër. Është bërë qen i tmerrshëm”, thotë pronari i qenit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *