“Sa fals që je!”

anazapta

“Sa fals që je!” – është  një prej batutave më monumentale në filmat shqiptare. Ajo lidhet më një çast të pazakontë të qenies njerëzore: asaj kur lëmshi që të mblidhet në grykë për shkak të akumulimin të një të keqeje brenda vetes, shpërthen papritmas plot mllef e ashpërsi. I përket personazhit të Benit tek ‘Hije që mbeten pas’. Është i biri që shpërthen ndaj të atit në një moment, tek i cili sheh jo një baba të dhembshur e të edukuar, jo një prind shembullor siç duhej të ishte, jo një edukator brilant siç e dëshironte, por një lubi të hipokrizisë e dyfytyrësisë, që abuzonte sa me postin që mbante e sa me inteligjencën e moralin e njerëzve rreth e rrotull, ca duke i trajtuar si budallenj e ca për të marrë prej moralit që kishin. Dhe kur Beni ia përplas në fytyrë të vërtetën, atë që për vite e mbante brenda dhe që e gërryente parreshtur, i përmend një fjalë që përmbledh shumëçka prej tipareve negative të të atit: falsitetin! Atë pra që më shumë se çdo gjë, e shpërfytyronte si qenie.                                                                                                                   

Politika shqiptare në 20 vjet, jo vetëm që nuk e shoi dot flamën e demagogjisë që la enverizmi, por e vijoi tragjikisht si traditë, duke “dhuruar” në çdo kohë e në çdo kahje mostra të hipokrizisë politike. Dhe në krye të tyre, qëndron Lulzim Basha, pa dyshim. I futur pa asnjë lloj krediti  të shqueshëm në politikë, kur dhe mbas kaq vitesh protagonizëm nuk dihet se ç`aftësi të veçanta e mbajnë aktiv, ai transmeton dhembje me falsitetin që bart e promovon, nga një papërputhshmëri ekstreme mes asaj çfarë thotë e asaj çfarë ka bërë e bën. Edhe fjalimi më i fundit në grupin parlamentar të partisë së tij, ku vijoi t`i mëshonte “drogës” për ta shndërruar sforcueshëm në kauzë duke shpërfillur çdo moral e mbi të gjitha çdo intelekt njerëzor normal, ishte produkt i një falsiteti që vetëm një i patalentuar në aktrimin politik, e mbi të gjitha bosh në principe elementare, arrin ta përcjellë pa asnjë skrupulozitet. Mendoni për një çast sikur t`i bëhet pyetja e thjeshtë: çdo të bëni ju me “drogën” nëse do rivinit në pushtet?

Është ndër ato pyetje që vështirë t`i hamendësohet përgjigja. Sepse koifiçienti i amoralitetit në qëndrim është aq i lartë, sa nuk munden as të aplikojnë një hipokrizi e gënjeshtër normale, duke thënë se do e zhdukim.   “Pushtetin e kishe deri para 7 muajsh, përse nuk e zhduke?!” – është pyetja hipotetike që vjen prej çdo mendjeje normale që nuk pranon t`i fyhet inteligjenca aq lehtëshëm e ashiqare.         Thjesht e me dhembje: sa fals që je!

Share This Article
21 Comments
  • Keta jane kerma Serbe anti Shqiptare jane gati te bejne cdo gje ne dem te Shqiperise. Vrases Luli dhe Berishajt maskarenj

  • Fals eshte cdo njeri qe nuk dihet ku i mbaron gjuha e tij dhe ku fillon prapanica e shefit. Luli eshte bythelepires fenomenal dhe prova konkrete qe bythelepirja ne Shqiperi te nxjerr ne selamet. Prandaj Luli duhet pergezuar per kete nivel te larte qe ka arritur ne artin e bythelepirjes dhe qe po e shnderron ate ne shembull per tu ndjekur per te gjithe aspirantet bythelepires apo ata te paeksperimentuarit.

  • Nga nje njeri i rendomte, pa fyer kamarieret e shkelqyer profesioniste te Rinasit dhe kudo qe punojne, per sherbimin profesional, qe i bejne klientit, Luli sic e therisnin ne ate kohe, u fejua me vajzen e financierit te mbledhjes se parave te firmes VEFA-HOLLDING, vjehrri qe natyrisht, krimet financiare e kishin lidhur me kupolen e PD dhe qeverise, e coi vajzen bashke me burrin ne Hollande, ku u shkollua me parate e vjedhura.
    Dhe vjen dita qe Saliut i duhej gjaku i ri qe ishte gati nga pinjollet e ish spiuneve dhe hajduteve dhe Luli tashme i shkolluar dhe me eksperience anti-UCK, u rekomandua nga Argita dhe sot e shohim, por asnje se merr seriozisht Lulin, qe eshte shnderruar ne Lulen e partise, si bicim Nafije.
    Do ta provoje edhe kete te premte, do ta shikoje per te disaten here, qe PD, Saliun dhe Lulen, nuk i pjerdh me njeri.
    Mbas disa muajsh, Lulin do ta harroni, se shume shpejt, ne shtepune e tij, do te paraqiten togat e zeza, qe do ta hedhin Lulen, n pavijonin e pederasteve te burgut 313.

  • “Politika shqiptare në 20 vjet, jo vetëm që nuk e shoi dot flamën e demagogjisë që la enverizm…i”

    o shoku E.Hoxha perseri nuk i le keto pordhe kunder enverit !

    Sinqerisht i nderuari Ermir por dhe ti po tregohesh me fals se Luli…

    Edhe me budallai e di qe mender Lul Basha “e ka te shkruar ne balle” qe eshte nje lloj spiuni nga ato me te dhjeret fare.Trajektorja e tij eshte lehtesisht e lexueshme por ju shqiptaret e tipit Ermir ne vend qe te merreni me Djallin Berishe dhe Devilin Lul po shfaqni simtomat e hijenave qe ushqehen me qenie te vdekura.

    Ne qofte se i ke qejf filmat mund te besh lidhjen e Lulbythes me filmin ‘Cilin jeni ju zoti Sorge”
    ku ky djalli i zhelalit eshte aktor ne versionin serb te sergej sergejevicit.

    Dy pyetje publikisht per zotin Ermir:

    1-Megjithmend ju i nderuar kujtoni se Berisha eshte aq i fuqishem se te permjerre ekspertizat “profesionale” te FBI per 21 janarin 2011 apo….

    2-Megjithmend ju i nderuar kujtoni se Luli eshte aq i fuqishem se te shkele mbi Arvizune dhe dhe te permjerre vijen e kuqe te tij ne 15 nendor per problemin e LHL apo…

    Po ta perseris me miresjellje:
    Harroni Enverin mos bej krahasime me nje te vdekur,vlersimi per te cilen sot eshte ne nivel maksimal kur shqiperia eshte kthyer ne kosh plehrash dhe kombinat internacjonal prodhimi dhe tranziti droge.Edhe median shqiptare sot do ta fusja te plehrat qe kane pushtuar sot shqiperine.

  • I mesipermi eshte krejtesisht produkt i nje realiteti absurd,banal,hipokrit dhe pa asnje merite,qe kultivoi me zell babai i tije shpirteror.Gjate ketyre viteve u kultivuan shume syresh qe ngjajne se tepermi me njeri tjetrin e qe ne rradhe te pare e mbi te gjitha i bashkon hipokrizia.
    Duhet te jeshe teper durimtar te degjosh e te shikosh keto deficiente qe fryhen e kakarisin si gjeli maje plehut qe ata kane krijuar.Male te tera plehu,balte,prapesie e banaliteti dhe kujtojne se njerezia nuk i njeh autoret qe i kane krijuar.Gjithsesi bejne mire qe dalin e pergjerohen se ne kete menyre shtojne dozat e urrejtjes ndaj tyre.

  • “Trupi pyll dhe mendja fyll”.Shiko ore Tiranen qe po i degradohen rruget cdo dite dhe ti krekosesh si gjeli mbi pleh se do heqesh Ramen per drogen,ate droge qe ti se hoqe per 8 vjet qe ishe ne pushtet.

  • hahahahaha , po kerkoja nje titull , apo nje fjale , po nuk po ja pershtatja dot zotit Basha ,,, shume e goditur duket ,,,,,,,,, tamam , ose ndrikull p.sh ,,,, , nganjehere me dhimbset se duket sikur nuk punon per kenaqesine e vet , dhe sikur se ka meqejf kete pune qe ja ngecen ne dore, por hajf mo,, s,ke cfare ti besh, po hyre nuk del dot , tashme eshte vone,,,,,

  • ————————————————————————-
    Lajm i tmerrshem:

    Analisti amerikan i ceshtjeve “anti-mafie” tregon qe
    Shteti dhe Qeveria e Sali Kriminelit e lidhur
    dhe e kapur nga “MAFIA” qysh prej 1994-tres.

    Z.Rama,
    E ke te veshtire te rregullosh Shqiperine,
    e kapur nga mafia Berishiane.
    ————————————————————————–

  • Perseri goditje ne shenje z.Hoxha. Si metafora ashtu dhe argumenti jane brilante, komplimente per shkrimin e radhes.

  • keta jane e misarete e amerikes po ngaqe ameriak kontrollone shqiperine nepermjete sherbimite sekrete serb e greke keta komandohene nepermjete ketyrve shteteve se amerkanete nuk dukene po pjesen e tyre e marine dhe keshtu e kane ata kure marine pjesen e tyre nuk i interesone me gje dhe ne kemi fate te keqe se na zhdukine ata te tjerete dhe amerika sdo tja dije prandaje nuk behemi kure sa te jete njerzimi dhe kete e treguate ju dije dita me ate shkrimin qe korporatae amerikane komandojne nepermjete serbeve qe kane vene ne krye shqipatret qe duane ata dhe bejene biznese qe jane fitimprurse pere te tjerete dhe pere shqiperin ska vte ne vende numro dhe del nje ministere injorante si ahmetaj dhe thote qe ne viten 2040 kapim standartee ore ministere injorante po mose leje qe parate e shqipatreve ti grabisin e turqite si me teleomin qe jane miliarda fitime shto dhe vjedhjen qe na bene albtelekom nuk llogariten vjedhjet dhe ty e kedao sja mbane te flase se po te ishin ne ekonomine shqiptare do te riteshine rrogate do ritej mireqenia dhe do zhdukeje korupsioni dhe ska skandale me te madhe qe nje private te jete me i fuqisheme se shteti veteme ketu dukete e kunderta ku nje spiatle private eshte me i modernizuare se ai i shtetite eshet poshtersi dhe hajdutllike i papare qe ne asnje vende te boetes nuk ka dhe ne shqipeei bene vaki dhe me skandalja nuk ka shanse dhe pse u nderua qeveria ne nje vende po rihete shkatrohete spitali shtetrore dhe te detyrojne doktarate hajdeni ne privati dhe shteti nuk ekzistone kutre ne realitete sa del nga kufijte shqiptae gjene mbrekulline dhe sherbimin njerzore dhe hum,ane pa asnje dollare poshte injoranca turke poshtersia serbe dinakria greke qe nuk vdes kure dhe mizoria dhe pabesia italiane

  • Qenin sa me shume e godet,aq me i terbuar behet.Lakui qenerve sa po vjen e ngushtohet prandaj edhe saliu me lulen jane te deturuat te marrin viagren nga goja e bytha per te qene sa me energjik kete kohe

  • Po pse more njeri i paskrupullt ,ishe 8 vjet te tere ne pushtet dhe drogen e shisje per te mbledhur para per familjen e per te paguar vjedhjen e zgjedhjeve per tekthyer vendin ne prone private ,tani qe e kapin drogen dhe e asgjesojne,ti e soji yt i ndyre jeni terbuar .i bej thirrje prok te pergj te mbleddhi mendjen e ti veri prangat Saliut e Lules sa s’eshte vone.

  • E po,thame se Lulzim Basha do te ishte nje politikan i se ardheshmes.Ardhja e tij ne krye te PD-s na ngrohi.POR me ato qe po shofim dhe me ato qe “‘..luli i vogel..” po ben,nuk jemi gjekundi me shpresen tone.Nje gje pozitive ka sjelle : ka rinuar Sali Berishen.Nga do qe te hedhish syrintek Lulit,asgje nuk i mungon nga ato qe mendon,demostron,sharlaton Sali Berisha.KEQARDHJE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *