Një trafikant droge përballë Bashës në tryezën e Aleancës kundër Drogës

anazapta

Kreu i PD, Lulëzim Basha, shpalli dje se “krerët opozitarë u mblodhën dhe kanë rënë dakord për të krijuar Aleancën kundër Drogës”. Bëhet fjalë për një shqetësim real ndaj drogës? Apo për një lloj task- force të ish-qeverisë për të mbajtur fatkeqësisht gjallë “protestën” deri në qershor, sa të vendoset për statusin e Shqipërisë? Pyetjet janë thuajse retorike.

Javën e shkuar për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve, Berisha nuk doli të fliste, ndërkohë që vëmendja e opinionit publik u fokusua tek pjesëmarrja e kryetarit të Komunës së Lazaratit në një protestë kundër trafikut të drogës. Meqë media u fokusua aty, protesta u bë qesharake, edhe pse ishte e tillë edhe pa të. Por ndërkohë që është përpjekur të mbajë kreun e Lazaratit larg protestës së të premtes, Basha, ka patur dje përballë tij një person që njihet si trafikant i drogave të rënda, heroinë e kokainë dosjet e të cilit janë në Shërbimin Informativ dhe në Prokurori.

Ky person ishte në tavolinë. Pavarësisht se tashmë është deputet, personi në fjalë, një ish tregtar ushqimesh i linjës Turqi-Shqipëri, njihet gjerësisht për aktivitetin e tij “paralel”. E di edhe vetë Berisha, përshembull. Vite më parë kur lëshonte klithmat e zakonshme mbi ish-prokurorin Dhori Sollaku, ai ju drejtua Sollakut me fjalët: “Hap dritaren e zyrës dhe do shohësh përballë pallatin e drogës. Dosja fle në zyrën tënde”. Po, e vërtetë është. Personi përballë z.Basha ka ndër të tjera edhe një pallat përballë Prokurorisë dhe dosja e tij ashtu sic thotë Berisha fle, jo në një, por në disa zyra. Cili është ky person? Z.Basha mund t’ia thotë vetë opinionit publik meqë “lufta kundër drogës” është tashmë një prioritet i tij. Ai është në fotot këtu poshtë.

Për fat të keq Basha është edhe vetë një person që i ka ikur drejtësisë. Ai akuzohet për një dëm prej 220 milionë euro në një rrugë 60 km, dhe mund të dënohej deri në 15 vjet burg nëse gjyqi nuk do ishte pezulluar “për procedure”. Por ai gjyq mund të hapet në cdo kohë kur Shqipëria t’ia arijë ditës të ketë një prokuror që i rëndojnë vërtet ato poshtë dhe një ekzekutiv që dëshiron vërtet të vendosë standartin e ndëshkueshmërisë. Siç edhe, në çdo kohë, mund të ngrihet ndaj Bashës edhe akuza për vrasjen e katër qytetarëve, për arsye politike.

Por ndërkohë që presim, dhe meqë jemi kaq të shqetësuar për drogën, pyetja publike për zotin Basha është: Z.Basha, një trafikant i drogave të rënda ishte dje përballë teje në tryezë. Mund të kemi një qëndrim tuajin publik për një fakt kaq të rëndë?

Aleatët e pranishëm në tryezën e Bashës

Fatmir Mediu – PR
Dashamir Shehi – LZHK
Nard Ndoka – PDK
Adriatik Alimadhi – Balli Kombëtar
Artur Roshi – Balli Kombëtar Demokrat
Tahir Muhedini – PDIU
Lufter Xhuveli – PAA
Armando Ruçi – Partia Konservatore
Koçi Tahiri – Partia Demokracia e Re
Kujtim Gjuzi – ADK
Fatmir Hoxhaj – Partia e të Drejtave të Mohuara

try 2 (1)

 

try 3

 

try 5 (1)

 

try 7

 

try1 (1)

Share This Article
35 Comments
  • KOMEDIA VAZHDON…

    Aleancë kunder Drogës, thot Lulushi,
    Tani qe Kartelit i ka hyre Flaka,
    Aleance me policine kërkon Karabushi
    Lulushi -model për tek Agron Llaka!…

    Dhe i jep intervist Gazetares Tare,
    Dhe Inva zbërthen nje Kameleon,
    Lulush, tu qesh, na dhive fare,
    Ti je vetem per Estradë, nje Etalon!…

    Xenin, Kuliçin, Dashon dhe te tjerë Desh,
    Bëj tok Narkomanët, o Gallavesh,
    Dil në demostrat, se po na iken per Lesh…
    I bukur je kur kapesh me presh…
    Por, më “i bukur” behesh kur kot qesh…

    Në anen tjeter tabllon e ploteson Sakati,
    Presidenti yne Mustaqelli,
    Po i mbytet Vaporri, po i mbytet Fati,
    As vet Nishani, ta shpetojë, se di…

    Janë bërë tok Narkomani, Krimineli, Qorri dhe Horri,
    Por midis tyre dallohet nje Qerrata Mi,
    Ndër minjt me te medhenj qe ka Vaporri,
    Ai është Dora vet, Zoti Mehdi !…

    Dhe vazhdon te shfaqet kjo Komedi,
    Dhe fijet i terheq, në Prapaskenë,
    Tano Karridi yne, Baca Sali !…
    Eh, Shqiperi, paske shumë Legenë!…

    Mehdiu dhe Lulushi, therrasin ne panik,
    Rama ik, ik, ik, ik ,ik, ik, ik….
    Thërret dhe Doktorri , por Ramen dot se nduk,
    Na u lodh Doktorri ne Fejsbuk !…

    Aleanca e Krimit, me kriminelë,
    Shqiperi, çuditem, ke akoma Qorra?!…
    Qemanes i bien akoma ne nje tel…
    Vërtet duanë pushtet këta Horra?!…

  • Qebaniket kujtojne se shqiptaret jane budallenj. Jo o krimimele, jo o vrases, jo o hajduter populli ju njeh mire…ju jeni trafikante droge edhe me keq…populli po pret me padurim pastrimin e shtetit dhe sistemin e drejtesise nga sherbetoret tuaj dhe fillimin e burgosjes se kapobandes berisha e me rradhe te gjithe ju qe nuk keni lene gje pa bere ketij vendi e ketij populli

        • Foto e dyte i pari majtas , duke e ditur qe Mehdiu eshte tashme i famshem per trafik heroine dhe çami njifet si skafist (ndoshta dhe trafikant po hashashi jo heroine) une them se ka nje “new entry” i cili duhet te jete personi i pare majtas ne foton e dyte dhe sipas emrave quhet Armando Ruçi.
          Ka ardh koha per reforme dhe ne ushtri.
          Duhen Beretat e Kuqe …

  • me pelqen si i kane vene cadrat e shiut mbi tavoline si pistoleta
    a mund te na e thote dikush emrin se une jetoj jasht shqiperis dhe shume nga keto figura nuk i njof

  • veteme nje gje ta dini qe te gjithe keta jane bashkpuntore si nga kjo tavolin dhe ata ne qeveri ja shikoni celibashe bosi mik i ramese dhe mediu poshtersia qe po vjedhe fierine me miqte e tije amerikane me ate parkinge qe kane vene qe ta mere makinene tjetri me force me dhune dhe parate qe fitohene i mere mbrojtaja qe ka mediu ne amerike qe se gjene gje ketu pere tradhtite kombetare dhe poshtersite qe ka bere keta jane te gjithe sherbetore te bosave amerikane

  • Vrases, kriminela, tradhtare, trafikante,hajdut, te pa cipe, maskarenj, mashtrusa dhe k.v politike, plehera, servila e servile me ne fund u krijua nje alence qe ju perfaqeson me se miri. Bashkohuni me ta, dilni dhe ne proteste qe te pakten te shikoj se sa persona ja duan te “miren” ketij vendi.

  • Vallahi,bilahi me keto parti qe ka mbledhur Lulushi ,mjere drogaxhinjte c’ka per t’i “gjetur”. Lulushi i” shpartalloi” kur qe ne pushtet jo vetem drogen ,por edhe mushkat e gomeret .

  • Te gjithe ne ate tavoline jane o HAJDUTE,o VRASES,o TRAFIKANTE etj!!
    HAJDUTI THERRET:KAPENI HAJDUTIN!!!

  • Qeveria sheh trafikantin e droges po u ul ne tryeze te opozites, se po sulmoi opoziten atehere horrlliqet mbulohen dhe merr post. Per nje qe trafikon droge eshte komode te shaje gjith diten opoziten se sa te rrije prane Bashes e te sulmohet nga qeveria. Trafikantet nuk jane budallenj te rrijne prane Bashes, se rrijne rehat fare prane Rames dhe po u deshtoi avioni i droges Kryeministri i shpeton duke thene : Jane mushkonja.

  • Do ishte me mire qe te “gjendej” emri i ketij trafikanti “protestues”, pastaj te botohej shkrimi i mesiperm.

  • Pse nuk e thote gazeta emrin? Kaq frike kane? Si mund te pretendosh te hysh ne Europe kur censura ketu eshte ne kulm?

    Nese nje shtet nuk mbron dot nje gazetar si mund te pretendosh te bashkepunoje individi me policine?

  • TE KJO ALENACE KERKOJ RRENJET E TUA KANABIS, BARONET PO MBLIDHEN OOOOOO
    FATKEQESIA E KOMBIT,JU JENI!

  • Po qe se flitet per mall me shumice,te gjithe e dine qe TAK COMI ( Tahir Muhedini ) ka shit mall pa fund. Ka shit e ka perzi te kuqen me te bardhe simas terezis dhe askush nuk e ka bezdis. Pocia,Prokuroria,Shiku, dhe te tjere e kane marre hisen e vet keshtu TAKU me rehat na osht bo dhe deputet. Pika mu ne koke qe sju bie mor legena qeveritare. Shqiperia sbehet .

  • Titulli ka nevoje per korrigjim:

    Dy trafikante droge në tryezën e Aleancës kundër Drogës: Tahir Muhedini dhe Fatmir Mediu.

  • Taku, “tregtari i miellit te bardhe”, ishte rreshtuar i pari ne tavoline. Per ate ishte shume e rendesishme pjesmarrja se konkurrenca po i merr tregun. Prandaj vendosi ne vete te pare ta luftoje trafikun e droges nga ana e qeverise Rama. Jo per gje po ai qyqar ka dhe borxhe per te lare se harxhoi qimet e kokes per tu bere deputet. Aman o Rama, lere dhe ate te bej pak trafik, mos u bej zemer ngushte. Koleg deputet e ke fundi i fundit.

  • Ju lumte Gazeta Dita qe po ja cirrni masken Lules. Me pelqen qe komentuesit e dalluan Thesin e Miellit, Tak Comin. Jam kurioz te degjoj Bracen nese do te vazhdoje te tallet me Xhuvelin qe i ka te dyja kembet ne varr ,apo do te denoncoje zyrtarisht Tahir Muhedinin. Fol mo Brace,dil dhe kerkoi Policise,Prokurorise,Shikut te japin informacion per Muhedinin. Lere Xhuvelin te vdese ne heshtje.

  • Gjithe kjo lukuni antidroge. Drogaxhinjte nuk kan vrime ku te futen. Vetem mos gjejne andej nga Grida a Jozefina. Rezerve kane Joriden, Silvin, Lauren…Qameti ka per te ndodhur..

  • Urime z.Vjosa I ke thene shume mire te tera te admiroj , une skam c’te shkruaj.Poezi e realizuar mjeshterisht ,,,,, Urime!!!!!!!!

  • CILI ISHTE I FAMSHMI I ARTIKULLIT SEPSE NE TE PADITURIT NUK E KUPTUAM APO EDHE KJO ISHTE SI PUNA E AEROPLANIT TE DIVJAKES.

  • Do vemw ne protestw dhe do merremi me akuzat kundwr Ramws. Mirwpo…?
    Kush po merret me akuzat kundwr Bashws? Ato janw shumw mw tw rwnda sepse:
    -Ish ministwr ndwrtimi njw hajdut mafioz dhe i babwzitur. Tw na kthejw 230 mijw E qw vodhi nga rruga e kombit. Si i paturpshwm nw hajdutwri i shpwtoi burgut (deri 15 vjet) me raporte mjeksore si ata nxwnwsit rrugaçw qw justgifikojnw mungesat nw shkollw.

    -Ish minister i jashtwm doli si kryetradhwtar bashkw me babain politik-Salwn qw shiti detin.

    -Ishministwr i brwndshwm vrau katwr vetw. Cfarw duhet mw?! hajduti…kapeni hajdutin!

  • kush nuk e njeh shperndaresin e Mirit te Xhikes, Tak kumarxhiun. na nxorri bojen legeni

  • kjo eshte aleanca me e forte ne gjithe historine e poltikes shqiptare, sidomos tani qe ka brneda dhe fatmir Hoxhen e Armando Rucin, dy kllounet e tranzicionit shqiptar

  • more lulash pse more dje ne proteste na kishe krytarin e droges ne proteste b ne tavolin na ke trafikantin e droges duke ku meret me droge prandaj se do edin ramen ti se po te heqe drogen o u drogofshin femijte e tu dhe ata niprit dhe mbesat e sales se ju e hapet kete loje

  • Disa aty duken si hallvaxhinj, kanë frikë apo nuk kanë kulturë të lënë çadrat jasht në korridor në vendin e tyre.Turp dhe për organizatorin e mbledhjes që nuk ua shkuli çadrat nga dora këture injorantëve, që rrinë aty si të ishin udhëtarë në një stacion treni!Nuk ka nevojë PD-ja për disa të tillë kokoshë të tranzicionit të pafund shqiptar.

  • Ky Tahir Muhedini duket fiks si thes mielli. Miell Droge ka shitur per te helmuar njerezine. Ka nje zot qe do ti tregoje vendin te gjithe atyre qe kane helmuar femijet e shkollave dhe u kane prere endrrat e moshes se tyre. Edi Rames nuk i falet nese nje dite nuk vepron ndaj ketyre trafikanteve qe jane kthyer ne Gogolin e ne prinderve qe nuk kemi me siguri per femijet tane. Vepro o Kryeministri yne, VEPRO !!

  • Jom dhi tu qesh….hahahahahahahah, Tak comi deputet….hahahahaha. Ky e ka pas peshu kokainen me kanar me koqe. Hajde Albanistan hajde,cudi qe doni me u fut vetem ne Evrope,se me deputete si Taku mund te shkoni edhe ne Hene. Jom dhi tu qesh o ju dhjefsha shtetin….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *