Miratohet projektligji për sigurimet dhe sigurimin e depozitave

anazapta

Komisioni për Ekonominë dhe Financat mori në shqyrtim projektligjin “Për sigurimin e depozitave”. Projektligji propozohet si rezultat i rekomandimeve të misionit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të “Programit të vlerësimit të sektorit financiar në Shqipëri” (FSAP), të zhvilluar në periudhën tetor-nëntor 2013, si dhe nga ndryshimet rregullative që Bashkimi Evropian ka ndërmarrë vazhdimisht në përgjigje të zhvillimeve më të fundit në tregjet ndërkombëtare financiare. Domosdoshmëria e hartimit të një projektligji tërësisht të ri u konfirmua si rezultat i përfshirjes së rekomandimeve të FSAP-së në fushën e sigurimit të depozitave, si pjesë e planit të veprimeve në Matricën e Politikës së Zhvillimit për Modernizimin e Sektorit Financiar (DPL – Development Policy Matrix). Shumica e rekomandimeve të dhëna fitojnë legjitimim vetëm nëpërmjet nismës ligjvënëse dhe, sipas analizës së kostos e përfitimit të Agjencisë, justifikojnë gjithpërfshirjen e burimeve të saj e të angazhimit të grupeve të interesuara në skemën e sigurimit të depozitave. Pas diskutimit në parim dhe nen për nen, Komisioni për Ekonominë e miratoi edhe në tërësi projektligjin në fjalë, si dhe projektligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *