Falsifikimi apo imitimi i produkteve do të kategorizohet si vepër penale dhe shkelësit nuk do të penalizohen vetëm me masën administrative. Ky është paralajmërimi që vjen nga Drejtoria e Patentave dhe Markave, në përgjigje edhe të shqetësimit të ardhur nga kompani të huaja dhe vendase për imitimin e produkteve të tyre dhe shitjes në treg me çmim më të ulët. Pas miratimit të ligjit të ri, qeveria pritet të miratojë vendimin për ngritjen e një inspektoriati të posaçëm që do të kontrollojë tregjet shqiptare. Ligji i ri për pronësinë industriale pritet t’i japë zgjidhje problematikave të vërejtura në vend duke reflektuar gjithashtu edhe detyrimet që lindin nga konventa europiane përkatëse.
