Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se në Shqipëri nuk ka vetëm një Lazarat, por me dhejtëra të tillë dhe për këtë ai bën përgjegjës kryeministrin Rama. Duke folur në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Basha ripërsëriti kërkesën për largimin e Ramës. “Dështimi i kësaj qeverie është se nuk ka më një Lazarat, por ka dhjetra dhe qindra Lazaratë, që janë përgjegjësi direkte e neglizhencës së Ramës dhe ortakërisë së kupolës me narkotrafikun”, tha Basha.
“Është e qartë: Edi Rama dhe qeveria e tij duhet të largohen. Janë përgjegjës për situatën e krijuar në vend. Asnjë nga premtimet e bujshme nuk po mban. Nuk është vetëm dështim, paaftësi, është fshehje, marrje në mbrojtje, inkurajim i narkotrafikut nga Edi Rama, përmes veprimeve e mosveprimeve të tij”, tha ai më tej.
Basha deklaroi se droga e asgjësuar në sy të ambasadorëve nuk është droga e sekuestruar nga qeveria e sotme, por qeveria e kaluar e PD-së.
“Droga e asgjësuar sot është kapur deri në fund 2012. Droga e sekuestruar në 2013 është akoma në magazinën e posaçme. Unë nuk do të isha krenar për praninë verifikuese të ambasadorëve”, u shpreh Basha.
“Protesta e të premtes është një rast për përbashkimin e të gjithë shqiptarëve, të cilët ndajnë një shqetësim të thellë, atë të agresionit me përmasa të panjohura deri më sot të drogës përmes jo vetëm tokës e detit, por dhe ajrit dhe kërcënimin që përbën si për qytetarin, por dhe sistemin demokratik përmes kapjes së parave të pista të infrastrukturës shtetërore dhe mandateve”.
“Protesta e së premtes është qytetare, jo partiake, për këdo që ndihet i kërcënuar nga marrja e qeverisë nga karteli i drogës, për të larguar kartelin dhe për t’i thënë Edi Ramës dorëhiqu, largohu. Opozita do të vazhdojë t’i prijë me qetësi, forcë e qëndresë”.

po pse nuk e asgjesove sa ishe ne pushtet ju,kishi shume kohe per tu treguar se jeni ne rruge te drejt ju te PD-se.
jeni nje gac-prushi i mbuluar
Bravo Lulezim Basha nuk le nje rast te kaloje pa genjyer se kontrollon me vehten.
Sepse e stershitnin dhe tani e vajtojne nese ju ka mbetur diqka pa shitur!
or basha :::kur do te flasesh per vende pune ::per permiresimin e jetes se shqiptaret duan me honger dhe pire pastaj merru me drogen :::a keni ndonje propozim ju te p d per ta hapur vende pune :::a keni ndonje propozim ju te p d per te luftuar korrupsionin :::jo :::na fol per gjera te rendesishme ::mos u merr me :::::::::
E di mire inventarin e magazinave se vite me pare ka pasur prodhim te madh qe nuk mund te konsumohej brenda vitit dhe keshtu eshte lene si rezerva per vitet e mevonshme.
Tani, jam bindur plotësisht, ish i “nderuari” Basha e Berisha, se ju me të vërtetë nuk qenkeni askushi, pasi që nga koha kur keni dalë në Opozitë, ende nuk e dëgjova një fjalë apo fjali që e thatë dhe e folët që vlenë diçka, apo që tingllon bukur. Fjalori i juaj politik e qytetar, është bërë, sikurse i atyre që çdo të dytën fjalë e kanë fyese, bajate e konfuze. Pozita e sotme në Shqipëri, jo që po dua ta mbroj po e ka vështirë që edhe nëse dëshiron t’i eliminoj e nadaloj gjërat e këqia e ka vështirë, pasi që ju popullin ia krijuat shprehit e këqijq dhe të dëmshme për vet popullin shqiptar. A. Gjata.
e kam zili se flet shume bukur dreqi.Po I hap shqiperise ca vende pune part taime neper metingje.O sa mire me qene opozite
I varferi ti, nuk u bere nje here burr me pantallona te gjata , po gjithe jeten burr me pantallona te shkurtera mbete.Po c’jane ata idiot qe te besojne brockullat e tua mor hollandezi fluturues.
dhe per kete do beni GREV pse u dogjen DROKEN hajde mangjar hajde