SHËNIM: Për ndëshkimin që nuk po vjen, madje as nuk po artikulohet më

redaktor

Logjika njerëzore e do që të mos i dëgjohej zëri në sheshin ku ka vrarë. Vrasje për të cilat ende nuk është përgjigjur. Por në të njëjtin shesh ai flet për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Flet per te drejtat e protestes, i njëjti që jo vetem vrau ne 21 janar, por me pas çoi drejt vetëflijimit dy grevistë urie, dhe po ai që injoroi për ditë me radhë një grevë të tillë që kërkonte hapjen e kutive. Të cilat po vetë i hapi kur iu desh të ndërronte vullnetin e popullit në tavolinë.

Si kudo tjetër ku prek ai, gjithçka ndotet, prishet, zbërthylet. Edhe protestat. Do sjelli faqen komike të historikes që ka ndodhur më parë. Por mos u çuditni që nëse vazhdojnë ta lejojnë të inskenojë, mund të arrijmë në ditën që t’i rikthehemi 14 shtatorëve me kufoma që shëtiten nëpër bulevardin e Tiranës. Në mos kjo, ai ëndërron  skena makabre, me policë që me qen rendin pas “demonstruesve”.

Nuk ka kauzë por e gjithë makineria propogandistike, e zhurmshme, çjerrëse dhe shpifëse,është sërish gati të shërbejë. Shumë shqiptarë kanë kuptuar se ky vend nuk do ketë qetësi deri ditën që do vendoset standarti i ndëshkueshmërisë për vrasjet politike dhe zhvatjet e pashembullta në ekonominë e rrënuar të vendit.

Ende ndoshta nuk e ka kuptuar mazhoranca. Mos të gënjehet kjo e fundit se do ketë paqe apo “protesta paqësore”. Një protestë paqësore nuk i hyn në punë Berishës dhe  kjo nuk është ëndrra por zhgënjimi i tij. Që nga demonstratat e para të PD-së, kur makiavelisht u vu në ballë të saj, Berisha është mësuar të lejë pas vetes shkatërrimin; Edhe një herë, po tregon se nuk di rrugë tjetër veçse të kalojë përmes bastardimit të politikës dhe masakrimit të saj.

Per njeriun qe ka vrare protestues kjo nuk është një “protestë” as për “taksat” as per “dritat” as “drogën” apo “largimet nga puna”. Ai e di me mire nga te gjithe qe  kjo nuk është një revoltë as politike e as ekonomike, por një protestë e zhvatësve që u larguan nga zhvatja dhe që kanë frikë nga dënimi. Që nuk po vjen, madje as nuk po artikulohet më.

 

Share This Article
32 Comments
  • Plotesisht dakord me gjithcka qe eshte shkruar ketu. Tani nuk eshte me faji i Berishes por i socialisteve frikacake. Edi Rama po tregon se eshte thjesht nje Fatos Nano i gjate. Indiferentizmi ndaj krimeve te Berishes eshte i turpshem.

    • Gazeta Dita dhe Tema kane disa dite qe po i bejne thirrje Edi Rames ti veje gishtin kokes sepse Saliu po kerkon te gjeje nji Azem te ri dhe ka per ta gjetur shume afer.
      Rama po vazhdon ti injoroje keta zera sic beri ne opozite kur e poshteronte Saliu 8 vjet me rradhe.
      Tani spo marrim vesh se kush i fitoi zgjedhjet ne 23 qershor? Duket sikur Saliu eshte prap ne pushtet, ai prap bertet dhe shpif per te gjithe, kurse socialistet jane prape pa pune.
      Rama po sndrryshoi kurs do i zhgenjeje votuesit serish me paaftesine e tij per te mbrojtur votuesit e majte.
      Rama duhet ti tregoje vendin Lulzim Bashes dhe Sali Berishes, ndryshe te japi doreheqjen se boll po rrine pa pune votuesit e majte, tani shohim dhe vrasesit qe kapardisen neper televizione si me pare.

  • Jam i shokuar nga kjo qe po shoh e degjoj, a nuk duhet te ishte me pizhama me vija dhe me numrin e stamposur lart majtas dhe me zinxhirin me gjyle lidhur tek kemba ky njeri apo jo?! FOR ME, THIS IS THE MIRACLE OF FREEDOM!

  • Z.Thano,
    per sa kohe do vazhdoje diktatura e pakices se dhunshme dhe injorante ne Shqiperi?
    Si eshte e mundur qe gjithe ajo energji aty nuk prodhon dot nje burreshtetas qe te marri persiper bashkimin e ketyre morrave te politikes se Tiranes dhe te nise ndertimin e vendit??
    Vende te tjera kane qondra milione njerez dhe qeverisen me efikasitet. Si eshte e mundur nje cope fshati me 2 milion banore me te gjitha resurset natyrore qe mund ti fali nje vendi Perendia, vjen rrotull pas koqeve te fishkura te nje psikopati si ky fshatari nga vicidoli qe e zbriti Enveri nga malet per ta shkolluar ne Paris???
    Si?? A mund te kem nje pergjigje??

    • Nje shënim paralajmerues i shkruar me nerv dhe elegancë. Duhet degjuar paralajmerimi i autorit z. Rama! Këmbanat bien për “rilindjen” tuaj z. Rama! Kambanat jane kushtrim per t’u mbledhur per punë jo per gjumë z. Rama! Kambanat jane për te qendruar vigjilent z. Rama! Kambanat janë për mbledhjen e besimtarëve te zoti i shenjte jo te jagot z. Rama! Duhet te vini në “kishën” e shpelarjes nga endrrat pacifiste z. Rama! Djalli po troket ne derën tuaj z. Rama! Ne vijim plotesisht ne nje mendje me “zeni”, “8 maji”, “baba nga durrësi”, “red por jo i kuq”. Tani per tani nuk jam në nje mendje me ju z. Rama por me autorin e këtij shënimi te cilin e pershëndes!

  • Humbja tjeter e Rames pergjate 9 vjeteve ne krye te PS,asnje fitore ndaj armikut me te madh te Shqiperise.S.Berisha,i cili e ka kthyer situaten plotesisht ne favor te vete. ne keto 8 muaj te qeverisjes te Edi Rames.E theksoj: Qeverisje e E. Rames, sepse kjo nuk eshte Qeveri e P.S, por Qeveria personale e Edit.
    Edi Rama duhet larguar nje ore e me pare nga vete ne Socialistat.
    Mjaft me me thirje ndaj Tij (kemi 9 vjet qe i bejme thirje),

  • Ky jo vetem do vazhdoj te beje “protesta masheshtore me 250 milion veta” po ca nga ca mund te perdor edhe pushtetin qe ka mbi drejtesine per te kercenuar Ramen dhe te vetet, nese keta te fundit vazhdojne ta injorojne zerin e popullit qe kerkon ndeshkim qe prej 23 qershorit

  • Jam kuriz te shoh deri ku mund te arrije paftyresia e nje njeriu ..kush mund te jete ai shqipetar qe nuk ndjehet I ofenduar nga vizita e nje personi qe ka vrare 4 vete dhe dogji disa te tjere pikerisht se po protestonin….

    • Kjo e 22 nentorit ishte proteste e qete.Ajo e 21 janarit ishte dhune e papare ndaj institucioneve dhe policise.PPo te ishin edhe keto te tilla te dhunshme car do bente ,,bravo cuni,,? Nuk do vriste? Nuk me interesojne as PD e as PS, nuk kam simpati per Salen por pas Beogradit per Ramen ndjej simpati.Por realiteti eshte realitet,flas vetem per dy protestat dhe krahasimin mes tyre.Sa per te bemat ju qe jetoni atje e dini me mire se ne jashte,andaj dhe nuk kam kunder edhe te prangoset kushdo qe ka bere vepra jo te mira.Por,ky veprim ose me mire thene mosveprim ka domethenien e vete.O nuk ka vepra te bera,o edhe Rama ka bere dic qe Sala ia mban nen menge, o s’ka ko.e i gjati.

  • Kur mendja me djallezore,kerkon me insistim te beje gjemen ketij populli dhe kur nje mazhorance me 85 vota e ben sehir dhe mbledh supet,duhet nje force tjeter e popullit te shpetoje kete vend nga shkaterimi i Saliut dhe i dehuri nga pushteti Edi Rama.Nuk mund te lejohet me te poshterohet ky popull ne kete shkalle sa te mallkoje veten perse votoi keta njerez te shurosur e te dhjere ne breke.Eshte e vertete,ajo qe shkruani ju tek “DITA” dhe “TEMA”;shume shpejt kjo qeveri do rezohet me turp.

  • te dale populli dhe te falenderoi AMERIKEN e pabese ndaje shqiperise pere kete demokraci qe po na dhurone me njerzite injorante qe u jepe garanci qe shkatrioni vidhnie e vrisni se nuk prekeni me keni mua ameriken demokratike si kjo qe po beje ne hqiperi nje poshtersi dhe varferi kjo eshte demokracia dhe vjedhje

  • Luks i madh per nje vend kaq te keqmenaxhuar qe te kete shef qeverie nje piktor dhe shef opozite nje doktor.
    Tmerr i madh
    Dy psikopate qe na tregojne perralla njeri me 250 mijshat qe shef ne enderr tjetri me 1 milionshat qe nuk i ka te vetat

  • Qellimi i Berishes eshte te barazoje rezultatin me 21 Janarin apo ta tejkaloje ate. Mjere ata 4 ose 5 persona (midis tyre edhe femra) qe Berisha i ka caktuar per DESHMORE !

  • Sipas artikull shkruesit ata huligantet e sponsorizuar nga komunistet qe jan sot ne pushtet duhet te ishin pritur me lule.Nuk ishin djem nanash ata polic qe dhunoheshin mercenart e PS.Po ata deputet si Balla, Strekaj qe hypnin mbi kokat e policve te shtetit vepronin mire sipas sekretarit te partis qe ka shkruar ket artikull.Kush eshte kunder grevave dhe demostratave paqsore eshte njeri servil i nje kauze te caktuar qe kerkon te shuaj zerat e lira.Te till njers u ka ikur koha qe ne vitin 1990.Tani eshte shume ma e leht zbritja e tyre nga pushteti i bler me 23 qershor nga Meta kryesisht e nga bisnemenet qe Rama i beri deputet si Kokdhima Doshi etj.Kti pushteti te kapur nga maffiozet duhet shkulur dhe cuar para drejtsis.Gabimi ma i madh ne 92 ishte mos ndeshkimi i te gjith kupoles komuniste deri te edhe sekretart e byrove.Sot mendojn se muaren zemer me ardhjen e ish komunistve dhe bllokmenve te ri.Populli nuk do ti lejoj te merren neper kemb te drejtat e tyre.

    • O Mark, po sekretar partie ishte Berisha dhe sipas asaj qe thua ti, ai duhej te denonte veten e tij, pra nuk mund t`a bente. Ky mortje eshte e zeza me e madhe e ketij vendi. Ai eshte Esat Pasha i ketij shekulli. Historia perserite por tani ne forme komike.

    • Qenke nje koqe kandari qe ske shok ti Mark.Shpellari Berisha nuk ka fituar kurre pushtet me voten e popullit.Ai gjithmone ose ka vrare ose ka vjedhur ose i ka bere te dyja per te pushtetuar.Ne Shqiperi nje lufte civile mund ti zgjedhe gjerat.Saliu nuk iken nga pushteti me voten e lire.Ai nuk e njeh çfare do te thote vote e lire.Ndofta e lidh voten e lire si vote per Lirine e tij qe ka ne shtepi.Sipas Sales ,por edhe ca si puna e mark ukaj vota eshte e lire kur fiton banda e Sales.Sala duhet te futet ne qeli dhe çelsat te hidhen ne oqean.

  • Fashisti Sali nuk do ndalet deri ne shkaterimin perfundimtar te ketij kombi.Misioni i tij ky ka qene dhe ky do mbetet deri ne fund.

    • Aida? Këtu ka komente tonat që nuk e di si janë futur këtu,megjithatë për temën që kini kapur kini të drejtë? Sa vjen e më konsolidohet mendimi se “kur ndëshkimi vonon,katovica shqiptare punon”!? N.q.s ndëshkimi nuk artikulohet e nuk vjen asnjëherë atêhere pavarësisht nga amplifikimet dhe stërhollimet mediatike e demagogjike , katovica shqiptare do të jetë e vetmja mënyrë spjegimi për pandëshkueshmërinë e krimit dhe të kriminelëve politikë? Nderime për guximin e kapjes së një teme djegëse për katovicarët e të dy krahëve politikë! Tung!

  • O “student” njeri nga ata qe jane futur ne greve urije me ka hequr mua qe po shkruaj nga puna ne 2006. Ishte fare pa eksperience,dhe me perzune mua me 22 vjet pune ne ate vend pune.A te shkoj aty para mediave dhe ti them;mor maskara si me le mua pa buke dhe vete me zgerdhiheshe ne punen dhe vendin tim? Jane me mijera qe ka hequr Saliu nga puna,qe i ka sakrifikuar,stresuar,poshteruar per 8 vjet dhe sot paska te drejte ????

    • @ Troja? Shumë domethenëse pyetjet që shtron “studenti” dhe rasti juaj i pushimit nga puna? Nderime!

  • Pse mos e beje ,kur vendin e ka prapa hekurave,po ja nuk i ka ardhur radha akoma.Edi ska nisur te qeverise ende.

  • Gjithe fajin e ka Edi. Askush tjeter. I mefshet, pa vizion, pa guxim, pa vendosmeri.Por po me duket edhe budalla. Nuk e di ai se ka te beje me kuçedren!? Dhe kuçedres i duhet shtypur koka?! Ose me mire i duhen keputur kokat. Kuçedres i iku frika. Rama ben akoma dandy-n modern. Pra spitullohet dhe tundet e shkundet kot se koti. Nuk jemi ne kohen e Xhon Lenon-it dhe te refleksioneve te ish Instituti i Arteve, o Edi. O zgjohu o do e pesosh si Fan Noli. Merr shkopin ne dore.

  • Qe te mos talle bythen Saliu, duhet ti ngulet nje bigell ne koqet e varuara se prapanicen e ka shoshe e nuk i ndjen me.

  • I dashur artikull-shkrues !
    Ti bashke me shume te tjere ,kolege politikane por edhe nji perqindje e larte e qytetareve e dine shume mire se Edi Rama ,nuk ka per te harruar asgje ,nga sa ka ndodhur ne politiken shqiptate.Ai ,me te drejte ka filluar te reklamoje ne nji fare menyre ,politiken diktatoriale per brezat qe nuk e kane jetuar ,ata qe do te vijne por edhe per vizitore te huaj.
    Radha te pakten fillon ashtu sic e ka filluar kryeministri.
    kurse per keta bandite qe manipulojne protesta,ose qe prodhojne protesta te rreme,dihet shume mire pse ai nuk i fut dot tani per tani ne burg.
    Kush kerkon burgimin e tyre ,ose nuk merre vesh sec flete ,ose e ben qellimishte per te hapur tym kunder qeverise.Po nuk u vendosen gjykata te drejtesise se paster ,qofte edhe me te huaj,nuk mund te fusesh ne burg baben e dikujt,kur i biri eshte ose gjykates ose prokurore.
    Nuk e kuptoj pse humbni kohen kot me shkrime pa nivel.Duhet te shkruani se urgjentishte duhet revolucion ne gjykat serbe ne Tirane !

  • Shikoni kete resme dhe kete surrat jashtezakonisht te nevrikosur ,dhe mumjet prane tij, dhe atbote do kuptoni se kush ju ka qeverisur , ..nje mangup e shemedin, sikur do ti haje mutin popullit shqiptar (heqim komunist i zoti dikur) , e nje rrangalle a relike te tranzicionit sipas definicionit adekuat te zonjes Arta, deputete e popullit!

    Do t’ju lutesha familjareve te te vrareve te 21 Janarit -,te presin edhe pak , jo nga gallofi Edi Rama ,frikaman e pordhaman i cilli ka probleme madhore me qeverine, Partine e veten e tij! Absolutisht!

    Te nderuar familjare,…Zoti i Madh i shkrep rrufete e veta jo detyrimisht ne qenefin ku dhjet cdo sabah Liria e Salihi ne te gdhire!

    Mos u merzitni ,se se shpejti do ta gjejne koken e kandilit!

  • Lereni Edin te punoje!Ne fund te ketij mandati do te kuptoni diferencen me Berishen.Shtet ligjor pa paguar detyrimet nuk ka,;Shtet ligjor me ndertime rrumpalle nuk ka.Komuna,qe kane gjysmen e banoreve paraplegjike,nuk ka;Qorr Tafaj me syze te erreta,me nje ushtri parazitesh,qe paguhen nga taxat tona,nuk ka,Hajdute kooperative dhe horra bulevardi nuk ka me.Lazarat nuk ka.E gjithe kjo ushtri parazitesh doli dje ne bulevard me ne krye Berishen,si rriqnat ne lekure te qenit.

  • Aida ti i bie kembanave, por RILINDJA nuk ka vesh te degjoje.
    Komenti i kataraktit shume i sakte. Ndoshat eshte ajo qe permend Pellumb Zaimi? Katovica shqiptare?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *