Durrës, nuk u del përleshja me grushte, shkatërrojnë dhe makinat

redaktor

Dy burra u përleshën pas një grindje banale në mes të qytetit për shkak të parkimit dhe më tej nuk u mjaftuan grushtet, por kanë dëmtuar edhe mjetet e njëri-tjetrit me gurë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar. Policia nisi procedim ndaj B. H., 50 vjeç dhe Dh. P., 59 vjeç, që janë rrahur me njëri-tjetrin, si dhe i kane thyer xhamat automjeteve respektive të markës “Benz”, me targa AA235FU dhe DR3200D. Po dje u kap edhe i kërkuari Eleksi Garunja, 27 vjeç, i dënuar me 6 muaj burg për vjedhje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *