Meidani, çudia që zgjati vetëm…3 orë!

redaktor

Ditë më parë,  u shënua një rekord që do ja vlente të gdhendej në kujtesën e paradokseve të jetës publike shqiptare: lajmi se ish-Presidenti Mejdani, i njohur dhe si një profesor i nderuar i ardhur nga lëma e shkencave të natyrës, ishte përfshirë në një akt të ulët plagjiature, ose ndryshe në një hajdutëri – hajni, siç i thonë kosovarët – intelektuale. Por falë zhvillimeve të ethshme politike e sociale, sidomos atyre me përmasa qiellore – me avionin e drogës – hajnia e profesor Mejdanit, si diçka tejet tokësore, humbi mes shumë të tjerave më të ububushme. Dhe siç thuhet ndryshe, zgjati vetëm tre…jo ditë, por orë. Dy ditë më parë, emri i ish-presidentit, i profilizuar prej vitesh si kritizier i Ramës sa në opozitë aq dhe në qeverisje, u rishfaq sërish në kolonën e komenteve dhe analizave të një përditshmeje, me një shkrim po kritik ndaj qeverisjes.

Pa paragjykuar arsyet e këtij qëndrimi permanent ç`prej çastit kur emri i tij nuk ishte në listat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 2009-ës e më pas të 2013-ës, figura e prof. Mejdanit duhet vlerësuar për aq kontribute sa ka dhënë në politikë, sidomos në katër vitet si president, ku arriti ta shplajë atë institucion nga njollat e murme që i kish lënë pararadhësi i tij, Berisha. Por plagjiatura, nëse është e vërtetë, nuk është hiç një lajm i mirë në një kohë kur shoqëria ka nevojë alarmante për modele morale. Më shumë se teoritë mbi sferat globale të zhvillimit, apo ato mbi mënyrën se si duhet të funksionojë më efektivisht një qeverisje (pa atë deputet), shoqëria ka nevojë për figura, për të cilët më së paku të thuhet: është burrë i ndershëm….edhe kur e ka gabim!

Share This Article
17 Comments
  • Po ca ka then mejdani nuk e shkruani as nje paragraf. Ca ti themi ne mejdanit tani,ja po i themi per te birin. Z mejdani ca beri yt bire per festen e 17 maj organizoi dicka apo e kaloi ne ndanje pab

  • Plagjiatura nuk eshte gje e mire, por eshte dicka qe ndodh here pas here, e megjtiahte plagjiatura ne nje studim te thjeshte nuk eshte ndonje e mete aq e madhe sac eshte te drejtosh nje shtet me kalamaj te PA AFTE , sic ben EDI RAMA ,
    apo, ta lesh shtetin pa vezhgues per hpaesiren ajrore, apo te bllokosh aeroportet se mos u len avjonet e droges –sic ben Edi Rama

    Po ashtu defekti i Mejdanit nuk eshte si defektet skandaloze qe ben EDI RAMA kur emeron depudete njerez qe nuk e kane haberin fare as te PS-se dhe as te politikes, por kane merite vetem faktin se kane pashaporte greke, ose kane para me thas
    e
    Apo kur emeron minsitra tejet qesharake,ministra te cilet nuk kane as nje dite , eksperience pune –Jane pyke ne diell, dhe EDI i emeron ne krye te vendit –

    -Keto jane gabime qe i bejne nje dem kolosal te parpiarueshem jetes se shqiptareve, jo plagjiatura e Mejdanit qe eshte dicka e vogel fare

    Dhe po te flasim per plagjiature ne kemi Lasgush Poradecin qe ka ber eplagjiature nga Eminescu, ne poezite e tij , biles duke mare edhe emrin e poezise se Eminescut KAMADEVA , dhe krijoi poemen e tij -E megjtihate ne e ngreme ne qiell Lasgushin….

    Pra , or miku i shkrimit, plagjiaturat nuk na bejne ndonje dem kushedi, Por dem, dhe kolosal biles
    na bejne kur na drejtojne te pa aftet –Keta jane fatkeqsi kombetare, dhe duhen larguar

  • Po ik o Mejdani se po behesh me keq se Sala.Sikur e ndrite ti kur ishe ne fuqi dhe ngele tani te japesh ment.Shko ktheju perseri Fizikes dhe je ne regull.

  • E.H: Na je bere si ai kjoftlargu i dikurshem si nga germa e pare e mbiemri si nga shkrimet tuaja prej komunisti.Te kesh te tilla mendime ne ket mosh tende eshte dicka e rralle.Po kur ky Mejdani qe per merita te tij ne ngjarjet e Cerrikut si kryetar i mbrojtjes se figures te E.H komunistet pas ardhjes ne pushtet me forcen e armeve e bene kryeminister nuk ja thua kto merita.

  • Tek ne vjedhin miliona euro e s’na ngihet qimja perpjete,pale te vjedhesh nje analize…

    I vetmi shqetesim prinderor eshte se : Kur nje akademik denjon dhe boton plagjiatura, cfare t’u themi femijeve ne shkolla qe plagjiatojne pa frike provimet,temat,studimet,etj qofte edhe deri tek diplomat me leke ?!

    Qenka flame shqiptare nga alfa deri tek omega !

    E nga kush do te presim te zbuloj ‘vjedhjet’ me plagjiatura ?!…

  • Raimond,mire i rendit mendimet edhe pa kenaqesine per ministrat e qeverise Rama,por na thuaj ndonje mendim per kriminelin Sali Berisha dhe banditet e tij ministra.Kaluan 24 vjet amulli nga njeres qe nuk e kane idene se kush eshte ligji,qe shkateruan,vodhen e dogjen ne mes te dites duke e kthyer vendin ne nje amulli demokratike qe vetem kafsha e Vicidolit e kuptonte.Ka ardhur koha qe cdo kush ti lere zagarlleqet dhe te mendoje vetem nje here ne jeten e tij normalisht me dinjitet duke i lene menjane tifozerite.E keqia e ketij kombi eshte nje dhe ky e ka emrin SALI,me gjithe kelyshet e zagaret qe e ndjekin pas si Mark uk etj.

  • 1) Ky artikull flet për plagjiaturë por nuk ka asnjë gërmë sqaruese të kësaj plagjiature. Ky veprim (pa sqarim) është më i dëmshëm se po të sqarohesh plagjiatura e Mejdanit ose të paktën të saktësohesh artikulli i gazetës që e ka botuar.
    2) Ne Shqiptarët e vlerësojmë një Drejtues kur ai vepron në përputhje edhe me… këndvështrimin tonë politik; pamvarësisht në se këto veprime do të ishin në kundërshtim me ligjin. E pra: Z. Mejdani ( ashtu siç do t’a vlerësojë edhe historia ) në veprimtarinë e tij si president,sipas mendimit tim, ka vepruar gjithmonë brënda kompetencave që i takonin; konform ligjeve në fuqi. Mos harrojmë që këto vëprime konturonin qartë (ballafaqonin) veprimet diktatoriale të Berishës ( i cili mori gjithë kompetencat që nuk i takonin; në kundërshtim me ligjet ) në presidencën e deri 1997.
    3) Aftësitë e Z. Mejdani; si Shkencëtar, intelektual i klasit të parë dhe si një qytetar i nderuar mund të diskutohen në këtë mënyrë (siç shkruajnë disa nga komentuesit) vetëm nga “lumpen-proletariati” i sotëm që i është dhënë e drejta të shprehë dhe të përgojojë gjithkënd.
    4) A ka të meta Z. Mejdani ? mendoj se mund të ketë të meta ( si ç’do njeri tjetër). Por … me aftësitë që ai ka unë besoj që ai nuk do kishte nevojë që të bënte plagjiaturë; Vlen të sqarohet më gjërë kjo çështje ( edhe nga kjo Gazrtë e nderuar).

  • XHEPO te keshilloj te marresh nje bilbil dhe ver ne krah nje shirit dhe dil ne krrabe se ai XHEPI tjeter ka vdek jam i sigurt qe ti ke per ta ba shume mire ate pune se edhe shoferet te njohin urime per detyren e re

  • Tash Meidani e kritikon here pas here Ramen ne artikujt e tij dhe Berishen jo! Pse ndodh
    kjo ? Sepse Berisha e vuri djalin e tij ne nje post te rendesishem te antidroges ,ndersa
    Rama sa erdhi e hoqi sepse ky djale i sapo dale nga kllocka ishte nje bylmez ,sic thote
    populli .
    Konkluzioni: nje filosof i madh thote : ”sikur aksiomat gjeometrike te preknin interesat e
    njerezve, me sigurin ata do t’i pergenjeshtroni ato” ! Kesaj filosofie i permbahet edhe zoti
    Mejdani !

  • Andrea:More i shkret ju mendoni se jam perkrahes fanatik si puna jote qe as baban nuk e respektoni si Edi Ramen.Si per mua Berisha mbapa diellit shkoft.Per dijeni qe kur Berisha futi Shqiperin ne konferencen islamike nuk kam deshir ta shikoj.Une jam perkrahes i Pd si e para parti qe ju kundervu PPSH sot PS.E vetmja pune qe ja pelqej deri me sot e Edi Rames eshte mos marrja pjes ne ket konferenc qe ju perket vetem Azis se vogel.Pamvarsisht se Erdoganin e quajti vella.Cfar te mirash mund te thuash per ate qe fatkeqsisht eshte kryeminister pervec se eshte martuar 5 here.

  • MEJDANI ESHT NJE LANGARAQ QE MBUSHI XHEPIN ME PARAT TONA QE JA DHA SALA DHE LLAP NGA MENGJEZI DERI NE DARK PRO SALI HAJDUTIT

  • “Pra , or miku i shkrimit, plagjiaturat nuk na bejne ndonje dem kushedi, Por dem, dhe kolosal biles…” Medet po te (ç)gjykojne keshtu edhe do sosh si ky Rajmond Vlonjati! Eshte mjerimi i shoqerise, ose eshte ndonje profan, ndonje gjysmakeri, i pahitur me “dije” televizionesh 1 dhome e kuzhine!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *