“Pas meje u bëftë kiameti” Sali Berisha – thënë gazetarit amerikan Peter Lucas në vitin 1997
Nga Viktor Malaj
Të ashtuquajturat “protesta kundër drogës” dhe “greva e urisë” e dhjetë të larguarve nga puna nuk janë veprime rastësore dhe as kanë të bëjnë me opozitarizmin dhe as me Partinë Demokratike, si tërësi anëtarësh dhe votuesish. Ato janë dy veprime të menduara në zyrën luksoze, të ndërtuar me paratë që kanë pasur si fillim burimi trafikun e drogës dhe trafiqet e tjera, dhuruar nga ligjshkelësit shqiptarë njeriut që ka 24 vjet që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët. Dy “aksionet” e lartpërmendura nuk kanë asnjë lidhje me ligjshmërinë dhe shtetin demokratik e ligjor, por i kanë të gjitha lidhjet me psikikën e turbullt dhe personalitetin e deformuar, më saktë, të degraduar të individit Sali Berisha, i cili ka pasur dhe ka si devizë: “ose unë në pushtet, ose Shqipërinë e merr lumi”. Këtë fiksim të tij ne e kemi vënë re gjatë gjithë këtyre viteve dhe ai, vetë, nuk ka nguruar t’ia shprehë gazetarit amerikan të ardhur në Shqipëri në fillimvitin 1997, atëherë kur pushteti i vjedhur me dhunë po i rrëshqiste nga duart.
Pse “shpërthyen” këto dy protesta pikërisht tani?
Ngritja e zërit kundër prodhimit dhe trafikimit të drogës do të duhej të ishte një e drejtë dhe detyrim i çdo shqiptari të ndershëm dhe, veçanërisht, e opozitës politike. Por- dhe kjo është një “POR” e madhe- këtë zë kanë të drejtë ta ngrenë ata që kanë të drejtë morale, politike dhe qytetare për ta bërë një gjë të tillë.
Kushdo e vë re atë që po duket sot. Kemi dy “Aleanca kundër drogës”. Çuditërisht, këto dy aleanca u përvijuan në të njëjtën ditë, më 20 maj 2014. Nga njëra anë, është qeveria (respektivisht MPB) e cila, megjithëse nuk ka mundur të bëjë aq sa duam dhe kërkojmë ne, ka arritur rezultate optimiste në luftën kundër tregtimit të drogës së prodhuar kur në pushtet ishte “Aleanca tjetër”. Në krah të qeverisë janë, pa dyshim, shumica dërmuese e shqiptarëve (pa dallime politike e krahinore), si dhe qeveritë e vendeve perëndimore. Prania e ambasadorëve të këtyre shteteve në një veprim asgjësimi të gati dy ton droge të kapur nga policia ishte domethënëse dhe përçonte mesazhin se “ne inkurajojmë ata që e luftojnë krimin me vepra dhe jo ata që e përdorin krimin për të bërë politikë pushtetrrëmbyese”.
Nga ana tjetër, u shfaq Aleanca kundër drogës e kryesuar nga ata që, jo vetëm e kanë lejuar prodhimin dhe tregtimin e saj, por kanë bërë edhe politikë me të. Në vitin 2005, pak para zgjedhjeve parlamentare, një helikopter i policisë fluturoi mbi fshatin kartel droge, Lazarat, për të parë dhe filmuar veprimtarinë e mbjelljes së drogës. Në helikopter ndodheshin oficerë të policisë shqiptare dhe asaj italiane. Disa trafikantë të drogës guxuan të hapin zjarr me armë kundër helikopterit. Menjëherë u shfaqën në ekranet e TV përfaqësues të PD-së dhe deklaruan se “E konsiderojmë provokim të qeverisë aktin e fluturimit mbi fshatin Lazarat, meqë ai është bastion i djathtë….”. Sali Berisha ishte kryetari i asaj PD-je dhe Lulëzim Basha ishte njëri prej anëtarëve të KOP-it, sajuar djallëzisht nga Sali Berisha si kozmetikë për fytyrën e vet të njollosur me bëma antidemokratike dhe antikombëtare.
Pra, ata që i kundërviheshin haptazi veprimtarisë kombëtare dhe ndërkombëtare kundër drogës ishin këta që drejtojnë sot PD-në, njëri kryetari i vërtetë dhe tjetri, Luli, që i pëlqen të luaj marionetën. Këta erdhën dhe qëndruan në pushtet tetë vjet dhe prodhimi i drogës u shtua në mënyrë marramendëse saqë vjet të huajt vlerësuan se të ardhurat nga trafikimi i saj ishin të barabarta me buxhetin e qeverisë shqiptare. Sot,përveç këtyre njerëzve të paskrupullt, në tryezën e “Aleancës kundër Drogës” ndodhen edhe individë të cilët janë ndjekur ligjërisht për trafik droge dhe që kanë qenë përgojuar për këtë veprimtari edhe nga vetë Don Korleone, udhëheqësi i “Aleancës”, që rri në zyrën luksoze të falur nga individë të dyshimtë.
Në krah të shqiptarëve që e kanë kuptuar falsitetin dhe imoralitetin e “kauzës” së kësaj aleance, janë vënë edhe diplomatët e huaj me reagimet e tyre. Ambasadori amerikan e konsideroi gjithë këtë zhurmë dhe protestë si akt “i njerëzve që duket se kanë mbetur pa punë”, ndërsa përfaqësuesi i BE në Tiranë e cilësoi si “lojëra politike”.
Falsiteti diskreditues është aq tërësor sa duket e tepërt që masmedia apo diplomatët e huaj të vënë në provë seriozitetin e “Aleancës kundër drogës”, duke i kërkuar të kontribuojë që Lazarati, bastioni politik dhe financues i saj, të ndalojë mbjelljen e bimëve narkotike.
Protestën false kundër drogës e pasoi manipulimi i nja dhjetë individëve pa mend për t’u futur në grevë urie sepse… i kanë hequr nga puna. Organizatori i kësaj farse të dështuar është po ai, Don Korleone. Farsa që po luhet me të dhjetët duket: Së pari, tek koha kur po luhet. Po të ishin kaq të indinjuar sa të ndërmerrnin këtë akt sakrifikues, këta individë (që duket se kanë të njëjtin personalitet dhe moral me zonjën Sorra e cila pretendoi se kishte mbaruar universitetin, megjithëse ishte me shkollë të mesme, të mbaruar natën) do ta kishin bërë këtë akt menjëherë mbas heqjes nga puna. Së dyti, njerëzit i fut në grevë urie për largim nga puna ai që, në periudhën 1992-1997 ka hequr nga puna me dhjetëra mijëra persona, të diplomuar në universitet. I ka hequr nga puna me lista të bëra nga halabakët politikë që kishin djegur Shqipërinë për t’u ngjitur në pushtet. I ka hequr dhe i ka zëvendësuar me injorantë të klasit të parë, të mbledhur pikërisht nga skalionet e zjarrvënësve. Dhe jo vetëm injorantë, por edhe njerëz të krimbur nga veset më të përçmuara. Të njëjtën gjë ka bërë edhe gjatë sundimit të dytë (2005-2013).
Pse i bën Don Korleone këto veprime sot?
Sali Berisha e di shumë mirë se as qeverinë nuk e rrëzon dot dhe as të dhjetët nuk i kthen dot në zyrat ku kanë qenë. Por, ka dy arsye që e shtyjnë t’i bëjë këto akte.
Së pari, Sali Berisha është një individ për të cilin as nderi, as dinjiteti, as parimet, as morali dhe as Shqipëria nuk kanë asnjë vlerë përpara qenies së tij në pushtet. Për 24 vjet ka dhënë me dhjetëra shembuj, me gojë e me veprime, që bindin çdo njeri të arsyeshëm se ky individ nuk është një person normal. As mendërisht, as moralisht, as politikisht dhe as kombëtarisht. Edhe në vitin 1997, kur e humbi pushtetin, të cilin, deri atëherë, besonte se do ta kishte të përjetshëm, nuk duroi më shumë se disa muaj dhe filloi punën për destabilizimin e vendit. Nxori bandat në rrugë për të mos lejuar vajtjen e kryeministrit (Fatois Nano) në Shkodër, organizoi (së bashku me Jozefina Topallin) marrjen peng të prefektit të Shkodrës (z. Gëzim Podgorica), dogji komisariatin e policisë të Tropojës dhe atë të Shkodrës (dy herë) dhe, më në fund, mori me armë e tanke institucionet kryesore shtetërore, si dhe RTVSH. Duke shfrytëzuar liberalizmin, më saktë, karakterin e shthurur të F. Nanos,si dhe këshillat pa mend, pa përgjegjësi dhe pa largpamësi të një pjese të diplomacisë perëndimore, dhënë qeverisë së atëhershme shqiptare, ky bandit shpëtoi paq. Dhe, të gjithë e dimë se çfarë bëri më vonë, sidomos pas riardhjes në pushtet.
Së dyti, qëllimi i orkestrimit të këtyre “fushatave” që kanë filluar para dhjetë ditësh, është të bëjë çmos për të penguar Shqipërinë për të marrë statusin e kandidatit për në BE. Orkestrimi i bërjes së protestës false kundër drogës, pikërisht nga krahu politik i kartelit të drogës, dhe, nga ana tjetër, manipulimi i dhjetë mendjelehtëve për të bërë grevë urie, është dërgim i sinjaleve tek grossgrukët dhe gjithë kakrrukët e tjerë të Evropës (sepse këtu i ka varur shpresat tani që Doris Sorrat po dalin në pension). Ky mesazh, në gjuhën shqipe do të thotë: “Si mund të aprovoni ju statusin e vendit kandidat në BE të Shqipërisë kur aty qeveria është e lidhur me drogën dhe “mijëra” njerëz hiqen çdo ditë nga puna dhe opozita po lufton dhëmb për dhëmb me regjimin antidemokratik…?”
Cilido qoftë vendimi përfundimtar i vendeve anëtare të BE-së lidhur me statusin e Shqipërisë, kryerja e këtyre akteve politike nga Banda e Sali Berishës (jam i sigurt se shumica e shqiptarëve dhe e anëtarëve të PD-së nuk i miratojnë këto veprime) vetëm pak javë përpara shqyrtimit të kërkesës për pranim në BE, do të mbetet një nga sjelljet politike më antishqiptare. Këto akte, edhe sikur, në parim, opozita të kishte të drejtë, do të mund të kryheshin kurdo më vonë. Në rastin konkret, sjellja e kësaj bande politike është jo vetëm false, por edhe e mirëllogaritur për t’i shkaktuar dëm Shqipërisë. Ky dëm do të shmanget vetëm nëse diplomacia ndërkombëtare do të bindet plotësisht se regjisor i kësaj farse është një kërmë politike dhe morale, që, duke e ditur se është tërësisht i diskredituar, brenda dhe jashtë vendit, ka zgjedhur të nxjerrë në skenë një kukull politike, të fryrë si kacek, të cilin, po ta shposh me gjilpërën e së vërtetës dhe të së drejtës, do të bëhej sa një plesht.
Aktet që po inicon dhe dirigjon nga prapaskena Sali Berisha mund të jenë me pasoja të tilla saqë as një lobim i Serbisë nuk do të mund t’i shkaktonte. Të gjithë ata shqiptarë të cilët ndihen vërtetë të tillë dhe jo, thjeshtë, nga prejardhja, do të duhej të mblidheshin në Tiranë dhe të krijonin një det të tillë pështyme mbi këtë Bajgë Kombëtare saqë, as notimi fals që bënte dikur në Vlorë të mos mund ta shpëtonte. Nuk mund të jesh edhe atdhetar, edhe t’i shkosh mbrapa varrmihësit të atdheut.
Çfarë duhet të bëjë qeveria?
Qeveria shqiptare duhet të vazhdojë me vendosmëri luftën kundër të gjitha llojeve të trafiqeve dhe sidomos të drogës, të heqë dorë nga aktivitetet sportive apo takimet “fshatçe” në zonat me aktivitet të paligjshëm. Mesazhi i vetëm që duhet t’iu dërgojë qeveria individëve të implikuar në aktivitete kriminale duhet të jetë: Keni dy rrugë: Ose hiqni dorë nga veprimtaria kriminale dhe shpëtoni jetët tuaja, ose do i humbisni të dyja.
Ata që do të guxojnë (siç bënë në 2005) t’iu dalin në krah trafikantëve, në çfarëdo mënyre qoftë, duhet të konsiderohen dhe trajtohen si bashkëpunëtorë në krim (në formën e përkrahjes pas kryerjes së krimit). Askund në botë, lufta kundër këtyre aktiviteteve nuk ka qenë as e lehtë dhe as e shkurtër.
Nga ana tjetër, njerëzit e manipuluar dhe të futur në grevë urie duhen kapur për veshi dhe duhen dërguar në shtëpi. Pakënaqësitë për largime nga puna trajtohen në gjykata dhe jo në rrugë. Kush pranon të bëhet vegël qorre duhet të presë edhe pasojat. Sikur të mblidheshin në Tiranë të gjithë të larguarit nga puna prej qeverive berishiste, Sali Berisha dhe banda e tij nuk do të gjenin vrimë ku të futeshin dhe do të kërkonin strehim politik në ndonjë vend të Afrikës.
Nuk duhet lejuar kurrsesi që të vazhdojë t’iu imponohet shumicës së shqiptarëve një bandit dhe një grusht ndjekësish, që i shkojnë pas ngaqë janë implikuar në krimet e bandës, ose për shkaqe fisnore, krahinore dhe marrëzore.

ËSHTË NJË PLAK , I RRJEDHUR PLAK,
ËSHTË NJE PLAK QË KËRKON GJAK…
Është nje Plak Zemerzi,
Për Pushtet, nuk njeh as Fe,
Per pushtet, nuk njeh Shqiperi,
Per pushtet nuk njeh Atdhe!…
Është nje Plak, i rrjedhur Plak,
Eshte nje Djall qe kerkon Gjak,
Kerkon rremuje, kerkon batak,
AI QE BURGUN E KA HAK…
Çerek Shekull e degjojme,
E degjojm, por më s’ durojmë,
Nano ik…. ik, ik, ik…
Fino, ik… ik, ik, ik…
Meta ik…ik, ik, ik…
Pandi ik….ik, ik,ik…
Rama ik…, ik, ik, ik…
Dhe vazhdon , ky plak i lik….
Na ruaj o Fat, na ruaj o Zot,
Më mirë ik ti, Njeri i lik,
Fytyren s’ta shohim dot
O Banditi Politik!…
Se je per ne Fytyre gjakosur,
Nje Ushtri e tere therret:
Therret , e tera nje Ushtri:
O Saliiiiiiiiiiiiiiiiii….!
Saliiiiii….thone mijra te vrare
Therret ajo, 97-ta….
Therret ajo,
e Zeze si Nata …!
O Saliiiiii….therret Gerdeci,
Ku je ti , o Faqezi?..
Aty ku biznesi ngeci,
Ku je Katili Sali ?…
Therrasin dhjetra te vrare,
Therrasin ty o i marre,
Ajo Masaker e pa pare
Në 21 Janar !…
Sali, o Krimineli Sali,
Therret i ndjeri Remzi,
Familja as Varr si di
Eh, or Kodoshi Sali…
Therret Tropoja
Ku bere Hata,
Dhe Kosta Trebicka,
Që çove per Gjah…
Therrasin Haklajt
Me farë e me fis
Therret Azemi me thik ne shpine
Me intrigat e tua ne Kurris…
Therret Azemi,
Që Naten e vrave,
Therret Azemi,
Që Diten e qave…
Presidentet quan bandit,
Dhe su le gje pa sharë,
Genjen Nate e genjen Dite
Se i do ti kesh ushtare!
Prokuroret ja ngjit Krimit
I akuzon per komplot,
Ky babai i Mashtrimit
U ngjit epitete plot!…
Për deputet e gazetare,
Prokurore e President,
Te hedh balte, eshte i papare,
Nate e dite ne Parlament!…
Ti je nje Plak, i rrjedhur Plak,
Je nje Djall qe kerkon Gjak,
Kerkon rremuje, kerkon batak,
TI, QË BURGUN E KE HAK….
Komenti me i bukur per Ballinen e gazetes Dita 23 Maj 2014, si dhe artikullin e z.Viktor Malaj.
Por djalli sali frymezohet nga gjaku, si nuk i ben llogarite se cfare do ti lere pas familjes se tij kur ti ktheje patkonjt nga dielli.
Ajo qe ben ne kete toke te kthehet 10 fish dhe atje ku te dhemb me shume, quhet parimi i kompensimit, por saliu nuk ka degjuar ndonjehere per kete.
Pershendetje N.Vjosa.
Fytyren e tije pse e bet te kuqu/E verteta eshte ai eshte me huqe/Klithmat,vreri tij jan si te nje mjerani/Ai krejt do nxire me nje fund tigani.Sundimi i tij/ ne 23 vite/Na ka len ne vend/Veç me perpelitje.Seshte politikan/Por eshte nje kopuk/Do te hipi Bashen/Me zor ne kolltuk.
Izolimin sa me te shpejte te Sali berishes dhe cuarjen sa me shpejt ne organet e verteta te drejtesise,sepse ky lloj Maloku,aq xinxar e shum i paskrupullt,Islamist Ekstrem,fodull dhe Gollovar,i pa pare per qytetaret e tiranes,si mashtrus e radikal Oriental,si nje batakci e vrases,inatci ashtu si i ati Ramazani,nje pelivan e fshatar i trashe i Gjith zones se Vicidolit dhe nje HOmoseksual i fshehur nder vite!!!!Nje doktor per te ruar Allatet e Myslimanve te Kosoves,qe e duan si Muhametin profetin e tyre!!!
Sa me shpej kete Rempalle Islamike ne Burgun e burrelit,bile bile ne nje dhome me te burrgosur,qe e kan qef sumen!!!!
Pa izoluar kete,pederast dhe djalin e ish diktatorit Enver Lulzim Bashen nuk ka qetsi Shqiperia,prandaj ja kesaj here ja as edhe njeher tjeter,le te behet shqiperia shkrumb e hi,le te cohen Kosovaret e ti vinj ne ndihme Malokut, per te permbysur qeverin legjitime e nje kryeminister te vertete Arberor,do ti gjej belaja bile bile deri atje sa tu themi shkoni ne te semes,bashke me sali berishen andej nga Keni Ardhur kelysh te Sulltanve e diktaturrave qe na keni sjelle nga Turqia!!
Nuk eshte bandit politik por eshte bandit i vertete, vrases, kriminel, hajdut i papare, katrat e murtaje, mafiozo-komunist. Eshte fatkeqesia e Shqiperise.Uroj qe drejtesia te veproje me force mbi kriminelin Sali Berisha.
ky iku dhe na masakroi e poshteroi si kombe po nje korb me i zi po ja ze vendine mjre shqiperia dhe bravo i qofte amerikese qe po e ndimon korbine zi qe po e sjelle me poshterimin e demokracis ne ngjitje ne bashki e ne parti se ky popll u pa qe se do po e duane kokpalrete llmi i shiperis dhe zhozefina legenia
Z Viktor
Shkrim i goditur. Do te ishte nje sherbim i madh per democracine shqiptare nqs do te shkruanit me te njejtin temp dhe pasion edhe per Ilir Meten, krye hajdutin e shqiperise dhe mbrojtesin e sali berishes.
shkrimi me i bukur qe kam lexuar. perfekt.