SHËNIM: Greva e urisë, ky kingllëk radhe!

anazapta

Sa për parantezë, preferohet që me kingllëk të emërtohet çdo sjellje politike që ka në thelb gënjeshtrën, hipokrizinë dhe trushkulitësinë; e ardhur kjo pas cilësimit gjysëm shoqëror e gjysëm bulevardesk që ministri Veliaj i bëri një zonje që hiqej si fatkeqja e shekullit për shkak se e kishin larguar padrejtësisht nga puna ndërkohë që ishte e diplomuar për inxhinieri. Pak orë me vona, zonja në fjalë rezultoi që nuk ishte as inxhiniere e as me arsim të lartë, por thjesht një militante e thekur e PD-së.

Më kinge pra nuk kish si bëhej. Dhe ky lloj kingllëku, është shfaqur orët e fundit si një operacion ofensiv politik nga ana e PD-së, duke hedhur në vijën e parë të frontit të shkarkuarit nga puna. Ata që vetëkonsiderohen si viktima të shkarkimeve të padrejta, do ishin shumë më dinjitozë e të vërtetë në përpjekjet e tyre, edhe në sakrificën e tyre, nëse do mbanin distancë nga politika. Madje dhe PD do tregohej më inteligjente nëse do e bënte vetë këtë gjë. Mirëpo, mungesa e moralit në çdo aksion politik të demokratëve është aq e madhe, sa vetëvetiu derivojnë në sjellje të trasha, deri dhe qesharake dhe absurde.                                                                                                                                      

Në Shqipëri, çdokush mund të gjejë arsye për të ndërmarrë një grevë urie. Ndaj nuk ka qenë çudi që përgjatë 20 viteve, në kohë të ndryshme janë zhvilluar paralel deri në 10 greva urie në cepa të ndryshëm të vendit dhe për arsye nga më të ndryshmet. As në këtë pikë nuk kemi të ngjashëm në rajon e më gjërë. Por kjo e fundit, e investuar qartësisht dhe fort politikisht, përbën kulmin e abuzimit me një të drejtë. Jo se nuk mund të kenë të drejtë të ngujuarit, por se të drejtën e kanë bërë aq pis, saqë e meritojnë një kundërgrevë urie mu përballë, nga të shkarkuarit prej PD-së më 2005-ën e e Lulzim Bashës më 2011-ën. / E.H.

Share This Article
6 Comments
  • E kam then edhe dje,dhe po e them edhe sot; T’ju jepet e drejta 50 te pushuareve nga puna,nga Lulezim Basha pasi vodhi bashkine dhe le te fillojne edhe keta greven e urise perreth bashkise Tirane,aty ku ky kriç futet perdite ne pune.Kjo eshte e drejta e atyre qe kane 3 vjet qe nuk kethehen ne pune,megjithese kane fituar gjyqet.Si do reagoje Saliu,qe ka pushuar me mijera (afro 40 mije)? Po Luli,qe ka pushar me qindra ? Perse mos ju kujtohen poshtersite e bera nga kjo bande serbe qe ka vetem nje qellim,shkaterimin e kombit shqiptar?

  • Keni shume te drejte “Z.Troja”,greva false e asaj,shoqes se “sorra”,edhe kjo nje militante e PD,qe me teper se sa nje intelektuale dukej nje llafazane grua, e perpunuar keq nga zyrat e SHQUP-it,po, luan te perjashtuaren nga puna (Qafzezi),duke bere thirrje “Rama ik”.Banda,siç e quani ju,Sala & co.,si gjithmone ,nuk do Shqiperine ,por karriken.Torta e majme e pushtetit u lakmohet,dhe per hire te saj,jane gati ti vene flaken vendit.Greva e demostratat e sotme treguan qe PD,ka katandisur ne nje grusht njerezish.”Z.Troja”,ju jepni mendime te vyera,por pushteti i sotem duhet te jete me aktiv,qe poshtersit e atyre qe iken te dalin para ligjit.

  • ***************************************************************************

    “Protesta e deshtimit”, me brohorritje kalamanjsh !

    “Kampi-Urise” me dhome pritje te re,
    ku mungojne vetem gotat e shampanjes,
    ku ushqimet dhe frutat vijne me qese rrobash.

    Te gjithe me celulare nen urdherat e kriminelit Ali Bisha.

    ***************************************************************************

  • Z ERJON VELIAJ.Ipari qysh ne diten e pare te greves se urise duhet te shkonit ju tek cadrat.Shkoni i takoni degjojini per padrejtesite dhe nse dikush e ka fituar me ligj te niset ne vendin e punes ,qysh neser,per te gjithe te tjeret te dilni me raport te detajuar para popullit ,si qendron puna ,Keto dite MILIONAT E SHQIPTAREVE presin pergjigje per STATUSIN.
    Nese behet fjale per keta 16 veta ofrojuni punen e te nesermen te lirojne lulishten.
    Nese ka Luli ne bashki le ti marre ,por edhe ne ju gjetet Z Sali aq me mire .Se e dini si thone kesj.Fshati digjet dhe k………..Krihet.
    Nese jane nisur te nxjerrin KUNJ me te gjithe Shqiptaret …atehere….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *