Kurbin, nëna vret vajzën e më pas vetëvritet

anazapta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kurbin, ku nënë e bijë janë gjetur të pajeta në banesën e tyre. Ngjarja ndodhi në fshatin Fushë Kuqe. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, por sipas dyshimeve të para, dyshohet që gruaja ka vrarë vajzën e saj 15-vjeçare, më pas është vetëvrarë. Policia e Kurbinit ka mbërritur menjëherë në fshatin Fushë Kuqe dhe po punon për të zbardhur ngjarjen. 

Share This Article
6 Comments
  • …..edhe po punon per te zbardhur ngjarjen…..
    Po, c’domethene per te zbardhur ngjarjen ?
    Pse e vrau vajzen ? Pse vrau veten ? D.m.th. po kerkohet
    arsyeja ? Cili eshte fajtori ? Gaboi vajza apo gaboi nena ?
    Beri mire ? Beri keq ? Une se bej kurre, po ti ?
    …zbardhur cfare ? Gazetar idiot.
    Ky eshte lajm dritherues, nuk jepet si lajm rutine.
    Nuk u vodh nje banke, nuk u vodh nje bisnesmen,
    nuk u be sherr ne bllok, qe pastaj te nderhy plicia e te zbardhi
    ngjarjen
    Lajme te tilla jepen me komente e analiza te shendosha
    nga njerez te pregatitur apo psikologe. Nuk hidhen keshtu ne
    gazete si lajm normal, rutine.
    Vrasja po hyne ne D.N.A.-ne e Shqiptarit ( ne mos ka hyre ) si
    gjeja me normale e per kete nje percentuale faji kane pa
    dyshim gazetaret, mediokriteti i tyre tashme ka arritur nivele te larta.

    Ngjarje te tilla nuk zbardhen ( sidomos nga policia )
    Jane ngjarje renqethese te mbushura me trishtim, trshtim qe te
    futet ne cdo qelize te trupit e te le te shushatur, pa fjale,pa reagim
    ke vetem nje deshire brenda teje te ulerishe;
    Pseudopolitikane,diletante te pa skrupullte,politikane te pa pergjegjshem
    Ku po e coni Shqiperine ?

  • Po eshte kjo kontradikta e brezave qe eshte shume e mprehete ne rastin tone

    Ajo eshte vajze e re, dhe ka deshira te avancuara per te shijuar jeten –E jema eshte kohe e vjeter , si plaku im, Nuk pershtatet aspak me kete jete te re te rinise …dhe ndodhin tragjedite

    Ndaj duhej qe po te regullohej njecike ekonomia edhe keto kontradita do zbuteshin, sepse ekonomia e keqe i con keto kontradita ne ekstrem…..

    Prandaj ato parate qe i mori FMN-se , duhej tua jepte njerezve te thjeshte qe te regullonin jeten e tyre ,
    jo tjua jepte biznesmeneve te medhenj qe jeton e ne bollek

  • Edhe sot dy jetë shqiptarësh me pak? Po na shfarosin a po vetshfarosemi? Dikush duhet ta ketë futur një ilaç çmendurie në jetët e shqiptarëve? Shteti duhet të gjeje faktoret qe ndikojnë në ketë cmenduri thuajse te perditshme. Shteti nuk duhet të dergoje thjesht ca policë që kqyrin ngjarjen por duhet te nderhyje për të paralizuar faktorët e kesaj cmendurie!?

  • …e ëma kohë e vjetër, s’ishte vetëm 41 vjec e mi thua kohë e vjetër? Jooo ishte në rininë e saj kur erdhi demokracia e Salës dhe në vënd që ti jepte liri, e kufizoi në atë formë sa arriti në këtë derexhe. Kusha na pengonte neve, brezi i viteve të asaj që ju e quani diktaturë të shkonim në ekskursione? As që bëhet fjalë, edhe në zona të thella. Të tilla pohime si të Rajmondit të ngjallin frikë. Heshtja dhe indiferentizmi janë miratim në heshtje e vrasin më shumë, kësaj duhet ti frikësohesh dyfish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *