Viti 2014 shënon një përvjetor të rëndësishëm: u bënë dhjetë vite që kur Evropa Perëndimore dhe Lindore u ribashkuan. Ndërsa etapat e mëparshme të zgjerimit të BE ishin mbi të gjitha të lidhura me idenë e zgjerimit dhe konsolidimit të tregut të përbashkët dhe ankorimit të demokracisë në shtetet me përvoja regjimesh autoritare si Spanja, Portugalia dhe Greqia, zgjerimi i vitit 2004 qe një ҫast vendimtar i historisë sonë bashkëkohore: ai shëroi një përҫarje artificiale dhe riktheu së bashku një kontinent të ndarë gjatë Luftës së Ftohtë.
Sot, nacionalizmat në Evropë, nxitur nga pasiguria ekonomike do të mund të na ndrydhnin përsëri brenda vetes sonë. Po a është vërtëtë kjo përgjigjja që Bashkimi Evropian i ditëve të sotme do t’u japë ambicieve të pranueshme të popullatave ende jashtë dyerve të tij? Nëse duam një Evropë që udhëheqëse të ҫështjeve botërore, të sigurt e të fortë ekonomikisht, ne nuk duhet të shkëpusim shikimin nga objektivi ynë thelbësor: së bashku, ne jemi më të fortë dhe mund të arrijmë më shumë.
Ashtu siҫ ishte rasti edhe në vitin 2004, procesi i zgjerimit sot, duke përfshirë vendet e Evropës Juglindore, vazhdon të luaj një rol të rëndësishëm në nxitjen e stabilitetit në kontinentin tonë. Mbi 10 vjet pas Samitit BE-Ballkan mbajtur në Selanik, angazhimi ynë politik ndaj një të ardhme Evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor qendron ende. Ne mbajmë premtimet e bëra që nga ai moment, sic tregohet rishtazi nga rasti i anëtarësimit të Kroacisë. Turqia është gjithashtu pjesë e këtij procesi. Një anëtare e NATO- që nga viti 1952, Turqia tashmë luan një rol kyҫ në stabilitetin Evropian. Një proces anëtarësimi i besueshëm me Turqinë është mënyra më e mirë për BE në ruajtjen e rolit të saj si ankorues demokratik i reformave dhe modernizimit të vendit. Bashkimi Evropian si fuqi civile, më shumë se me ҫdo mjet tjetër, përmes tërheqjes gravitacionale mund të arrijë më shumë në zgjerimin e paqes dhe prosperitetit, lirisë dhe demokracisë. Dhe ky është thelbi i politikës së zgjerimit: ajo na bën të gjithëve më të fortë.
Jam i ndërgjegjshëm për shqetësimin e shumë qytetarëve të BE lidhur me zgjerimin e BE: a është vërtet një ҫështje delikate ajo e lejimit të hyrjes së anëtarëve të rinj? A mos na duhet ne në rradhë të parë të ndreqim problemet tona? A janë ata vërtet të gatshëm të na bashkohen e të respektojnë rregullat tona? Çfarë mund të përfitojmë ne nga zgjerimi?
Këto janë të gjitha pyetje të drejta dhe ne u përgjigjemi atyre nëpërmjet një procesi zgjerues mjaft të kujdesshëm, bazuar në kushte të rrepta dhe në përmbushjen e rezultateve të dukshme. Funksioni i anëtarit të BE është kërkues, ҫka do të thotë që një vend i cili ndodhet në rrugën drejt BE duhet të jetë vërtet i përgatitur ndaj sfidave. Ndërsa ritmi i progresit në ndërmarrjen e reformave të domosdoshme varet nga meritat individuale të secilit shtet, gjatë kohës procesi është bërë edhe më i ndërlikuar dhe i rreptë, duke ankoruar ‘themelet’ në brendësi të ҫdo hapi të procesit.
Deri në momentin e anëtarësimit në BE, vendet aspiruese duhet së pari të tregojnë arritjet në fushën e të drejtave të njeriut, respektit ndaj minoriteteve, lirisë së medias dhe të shprehjes, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së shëndetshme ekonomike. Atyre u duhet të adresojnë ҫështje si reforma në gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që në fazat e para të negociatave për antarësim, të tregojnë rezultate të forta, të qendrueshme dhe të pakthyeshme. Më lejoni t’u kujtoj se këmbëngulja ndaj standarteve tona të larta edhe jashtë kufinjve tonë na sjell përfitime vetjake: ajo ul rrezikun që për shembull, qytetarët e BE të preken nga ndotja e importuar.
Ka ende shumë punë përara në vendet që shprehin ambicie dhe ne do të vazhdojmë t’i mbështesim ata në adresimin e sfidave me të cilat përballen. Ndërsa shumë akohen se kushtet janë të ashpra, ne vazhdojmë të sqarojmë se rrugët e shkurtra nuk do të funksionojnë: ato nuk do të ndihmonin as BE dhe as vendet që duan të anëtarësohen. Vendet ambicioze duhet të ndërmarrin reforma rrënjësore, të modernizojnë shoqëritë dhe ekonomitë e tyre, dhe përforcojnë proceset e tyre demokratike. Kjo është një marrëveshje e mirë si për ta edhe për ne njëlloj. Një marrëveshje e mirë për një Evropë më të sigurt, të qendrueshme dhe të begatë. Është ky vizioni nëpërmjet të cilit perspektiva e anëtarësimit në BE mund të funksionojë dhe të sjellë përfitime për të dyja palët. Dhe ne nuk do të ndalemi këtu: ne do të vazhdojmë të kërkojmë mënyra për ta përmirësuar procesin e zgjerimit, të sigurohemi që ky i fundit të luajë më së miri rolin e tij në përvijimin e rolit të Bashkimit Evropian në botë.
********
*Stefan Füle është Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë. Në të shkuarën ai ka mbajtur pozicione të rëndësishme brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë. Füle ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Parë në Misionin e Përhershëm të Republikës Çeke pranë OKB në New York nga viti 1990 deri në vitin 1995. Ai ka shërbyer gjithashtu si Ambasador i Çekisë në Lituani (1998-2001) duke qenë edhe personi i kontaktit për NATO-n aty. Në vitin 2000 Füle pranoi pozitën e Zëvendës Ministrit të Parë të Mbrojtjes por më pas iu rikthye karrierës diplomatike. Ai ka studiuar në Universitetin e Pragës dhe Institutin Shtetëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Moskë.
Origjinali i botuar në Balkans in Europe Policy Blog, 23 Maj 2014
http://www.balkansineurope.org/
Përktheu nga origjinali: Lorena Pullumbi

Zgjerimi i Bashkimit Evropian- cili është kuptimi i tij sot? [titulli]
Kuptimi eshte teorik, e ne nivele akademike, qe nga Britania ne Gjermani diskutimet jane pa fund; po ti themi me fjalet e nje filmi Shqiptar “bota digjet e keto martohen” z/ Fyle per kete paguhet, “zgjerimin” Puna ajo eshte per te ngritur dyshime e pare Realitetin. Europa eshte ne rremuje, si Euro-skeptik i bindur mendoj se nuk do vazhdoje gjate (1) thelbi – pa Strukture -Bashkim Politike, s’ka bashkim Ekonomik. (2) ne 150 vjetet e fundit kemi pasur 6 here “bashkim monedhe te Europe” te gjitha kane deshtuar (3) ndryshimet ne kulture, histori, konceptualitet, menyre te beri punesh, [mos te ngaterrohet me diversitet rracash, ne nje territor te ri si Amerika, sic bejne disa me naivitet” shih pika-1!] e bejne konceptin “europian” te deshtuar ne afat-te-gjate. (4) Bashkimi Europian ka para-ndaluar luftrat sic kane “parashiikuar baballaret e Europes, eshte nje argument tjeter qe nukvlen; s’ka parandaluar asgje. Kemi nje marreveshje qe filloi per “qymyr e celik” dhe me tinezi ju imponua popullates se nje kontinenti nga klasa te vazhdueshme politikanesh dhe “eruo-bureokratesh” qe as nuk i zgjedh njeri, as nuk japin llogari tek askush.
—
Shqiperia,
________
Po e kerkon shume Europen, por te beje dhe llogarise -me aq sa behen- e skenaret Negative. Thuaj hyme ne te pas 12 vjetesh, e ne vitin 14-te, Eruopa e Bashkuar; c’bashkohet. C’mund te bejme ne? Sigurisht do merremi me krizen sic ndodh; por shtetet nuk veprojne si njerezit, qofte ne afate 10-30 vjecare bejne studime e kane ” Contingency Plans” ku neser detajet mund te jene ne variacion, por thelbi/ skeleti eshte para-shikuar. Kjo eshte kritike per te pasur procedura te qendrueshme e afat-gjata, sic kane zjarr-fikesit, ushtria, biznesi etj.
S’ben fare gabim qe [Kr-Ministri, po kuptohet dhe nga ai se nuk eshte aq e veshtire kur ke vullnet] te shikoje “The Wolfson Economics Prize” Ka variantin e vogel, ose te lexoje variantin e plote, me te 145 faqet e tij. Te pakten te mesoje se ” te lesh Europen” kur te vije ajo kohe, nuk eshte dhe aq tmerr. http://www.policyexchange.org.uk/component/zoo/item/wolfson-economics-prize-2012
U krijua nje Cmim- nga Lord Wolfson per ekonomistet/ juristet , per te prodhuar nje zgjidhje te arsyeshme nen kete pyetje, do vazhdoj pak…pa dashur ta traumatizoj te nderuarin z Fyle, a ‘tja bejme vendin e punes te pa-pershtatshem me realitetin; ne fund ai e do nje rroge si te gjithe te tjeret. Pyetja:
“Nese nje shtet antar e le Unionin Ekonomik dhe Monetar, cila eshte rruga me e mire per progresin ekonomik te manaxhohet per te arritur themelet me te shendosha per rritje ne te ardhmen” Shqip – aplikuesit te eksplorojne skenare ne detaj, sesi mund te Lihet – EMU? Nje firme qe mori cmimin prej £250.000 ka dhene gjithshka ne detaje. [skenari grek] nga vendimi, ne nderrim monedhe, detyrimet e shtetit’ kufizimet etj, e kthimin ne normalitet. Do rekomandoja qe cdo ekonomist, biznes a financier shqiptar [e bureokrat shteti afer ketyre fushave] ta lexonte kete.
me respekt per z. Fyle.
Keto qe ka thene me lart, i kemi lexuar – tekstualisht – ne planet 5-vjecare komuniste, eshte e njejta gjuhe. Sot kur Britania e shume shtet jane ne pikepyetje, ekonomistet Gjermane kane filluar te zgjohen [megjithese jane i vetmi vend me suficit nga Europa, e perfitojne] Franca sot kerkoi ri-shikin te Shengenit; ekstremi i djathte eshte ne rritje, dhe bile vende te vogla po thone: europa mund te na fundose; nuk duhet besuar 100% ne te; te paktet te mos shkohet duke u zvarritur e me gjuhen jashte.
P.A.B-it—–Shkrimi apo komenti ka permbajtje e mbi te gjitha terheq vemendjen ‘injorances’ qe ‘integrimi’ i Bregut me 3 ligje apo loqe nuk ka te beje fare me standartet e parametrat e BE por tek ne politikat e shkaterrimit e hajduterise e kane konsideruar Europen si azil apo si karitas per te bere dalje edhe gjysmen e shqipetareve te ngelur lakuriq ne kete vend,e kjo glase politike te jetoje ne parajse pa popull neper kembe..Fatkeqesija eshte se ne kete vorbull ka rene tere kjo politike antishqipetare nga e mengjera ne te DJATHIT pa perjashtim.
Shqipetaret tashme kane harruar vehten po ndoqen akoma bregun e brigjet e tjera perfshi edhe FYLET.
Me P.A.B nuk arrij ta kuptoj kur thote:”ne planet 5 vjeçare komuniste’,duke rene pa dashje ne propogandat salisjane te ardhura nga jashte qe ne emer te luftes kunder ‘fantazmave’ me komuniste te justifikonin hajduterine e shkaterrimin.Ne asnje vend te Botes jo vetem nuk u ndertua sistem komunist por as edhe u pretendua apo deklarua perfshi edhe Rusine apo Kinen Sot.Respekt!
“…duke rene pa dashje ne propogandat salisjane… ” :):) Gabon i ziu njeri, gabon kur mendon se Notari mund te te ndikoje popullaten ne Fr e Gj, por ta marre dreqi Kanalit se kalon dot me not…e t’na mashtroje dhe ne, ne Britani. Rreshqita :):)
—
Tani ne ane serioze. p.L – qe ti kuptosh krahasimet me “komunizmin” [ke thene se kuptoj] ne lexim del qarte se shkruan nje Euroskeptik. Pra nuk po ben krahasim drejtvizor, por tregon pse Europa s’mund te funksionoje dhe si sistem eshte destinuar te bjere. Euroskeptiku s’mendon se ka “standartet e parametrat e BE” [fjalet e tua] por nje mamuth i pa-kontrollueshem me nje elite skandaloze, te super-korruptuar, e cila pengon zhvillimin e konkurrencen. per me teper, Euroskeptikut, i dhimbsen qe dhe 10 cente/ pence, nga taksat e tij, te shkojne per te paguar rrogat e bufoneve te tipit Fule, Sekui, “parlamentareve Europiane” e shume si keta. E-s. e quan sistemin e cdo mekanizem te tij te deshtuar, linku ka nje Skenar ku parashikohet dalja nga Europa…dhe sa “hall i madh” do jete. Sigurisht kjo s’na prek ne sot; por shtetet veprojne me plane dhe te diskutojne te gjithe mundesite qe do vijne. Respekt per ju e paci nje dite te kendshme. Te jesh i sigurte, cdo here, qe jo vetem ajo salijane, por asnje lloj propagande politike nuk me ndikon. 🙂 as nga permbajtja e as nga formimi.
S’duhet ta bej kete, se eshte ne komentin me siper, por pohoj dhe nje here se nuk pajtohem ne asnje pike me “idene Europiane” e per arsye qe nuk i mbulojme dot ne nje koment; hyrja ne Eu, per vende si Shq mund te prodhoje pasoja katastrofike. Dhe ne fund, “propaganda, E doni Europen” e shfrytezuar nga klasa politike Shqiptare ka kaluar ne “qellim ne vetvete”, pare kjo me gjakftohtesi, ne nje vend ku ~1/3 jeton ne kufinjte e varferise ekstreme…kalon ne nivele qe nuk perkojne me llogjiken normale.
I varferi kerkon te shkoje tek i pasuri qe te kete te haje me shume, pse nuk pranon Zvicra te hyje ne EU ? Sepse jane me lart se EU.