Gruaja xheloze për fqinjën rreh burrin, ishte me urdhër-mbrojtjeje

anazapta

Policia e Kavajës arrestoi një grua 42 vjeçare, nënë e tri vajzave, pasi ajo ka rrahur të shoqin, duke i lënë shenja të dukshme në fytyrë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.5 të Kavajës pasditen e së mërkurës dhe është denoncuar në mbrëmje nga i dëmtuari A. Saraçi, 56 vjeç, teksa mësohet se nuk e kishte për herë të parë dhunën nga gruaja. Ndaj tij Gjykata kishte vendosur edhe një urdhër mbrojtjeje, që detyronte autoren e ngjarjes, Dh.Saraçi, që të mos i afrohej për një vit të shoqit, e aq më që ta kërcënonte apo të ushtronte sërish dhunë ndaj tij. Por xhelozia që ajo kishte ndaj të shoqit ka qenë më e fortë sesa detyrimi ligjor, të cilin duhet ta zbatonte për një vit rresht. Burimet e policisë thanë se 42-vjeçarja nuk duruar dot dhe e rrahu sërish bashkëshortin, në momentin e që dyshonte se ai fliste me fqinjën, për të cilën ajo dyshonte se kishte lidhje jashtëmartesore. Burime nga Policia e Tiranës thanë se gjatë deklarimeve që ka dhënë për oficerët e Policisë Gjyqësore, e dyshuara ka tentuar të shfajësohet duke pretenduar se në momentin e ngjarjes ka pasur probleme depresive dhe nuk e ka kuptuar se çfarë po bënte. Saraçi ishte paraqitur në komisaraitin e policisë edhe në datë 21 prill, ku e kishte denoncuar të shoqen.

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *