Braziliani Kaka’ mund të rikthehet te Milani. Mediat italiane kanë hedhur hipotezën e rikthimit të Kakasë pasi ky i fundit është takuar për një darkë me bashkëkombësin e tij, Robinjo.
I pyetur në lidhje me një rikthim të mundshëm, Kaka është shprehur se është gati për gjithçka dhe se është në dispozicion të Milan.
“E kam thënë edhe kur jam me Realin se Milan është një klub që e dashuroj. Për mua është një situatë mjaft delikate por nëse këto dy skuadra bien dakord, jam gati për të bërë sakrifica për rikthimin te Milan”, tha Kaka’.
Ky është një sinjal i lëshuar nga futbollisti në lidhje me uljen e pagës prej 10 milionë euro neto, në një shumë të përballueshme për Milanin, i cili i ka reduktuar shpenzimet kohët e fundit.