I vjedh kodin dhe kartën bankare shoqes, studentja i zhvat nga llogaria 30 mijë lekë. Kamerat e sigurisë së një prej degëve të bankës ku është kryer veprimi kanë kapur të dyshuarën M. H., 20 vjeçe, banuese në fshatin Përparim të Peqinit, studente në vitin e dytë Elbasan. Ndaj saj ka depozituar kallëzim J. M., banuese në fshatin Kreshpan të Fierit, studente po në vitin e dytë, pasi shoqja e dhomës M. H., i ka përdorur kartën e bankës, nga ku ka tërhequr shumën e lekëve.
