Lushnjë, korret parcela me 20 rrënjë hashashi në mes ferrave

anazapta

Një parcelë më sipërfaqet e tokave të fshatit Murris të Lushnjës u identifikua si e mbjellë me lëndë narkotike nga policia dhe gjatë një kontrolli që u bë nga komuna Fiershegan, buzë rrjedhës së lumit Seman, u gjetën 20 bimë të ngjashme me kanabis sativa. Menjëherë u krye aksioni për korrjen dhe asgjësimin e tyre me zjarr dhe nisja e një procedimi penal pa autorë për momentin, pasi toka ka qenë pyll, e paregjistruar në emër të ndonjë banori. Bimët ishin nga 30-75 cm të larta, mes shkurreve e ferrave.

 

Share This Article
1 Comment
  • MODERATORIT HERE PAS HERE SHQIP-FOLES

    Korrje – zgjedhimi i foljes:
    Une korr
    Ti korr
    Ai-Ajo korr

    Ata korrin
    Policia (ajo) korr parcelat me rrenje MARIHUANE apo KANABISI dhe jo hashashi. Hashashi eshte lulekuqja sa per te ngelur ne teme, dhe eshte baza (me ane te gervishjes me maje brisku e frutit te hashashit per te nxjerre lengun baze te HEROINES).

    Ne shqip korrja p.sh. gruri, pasohet me proçeset e fshirjes, te tharjes, te bluarjes per tu transformuar ne miell.

    Ndersa prereje apo shkulje p.sh. Marihuana apo Kanabisi, i nenshtrohet dy tipologjie transformuesish: policia per ta asgjesuar dhe kriminelet per ta trafikuar.

    Te thuash “korret” marihuana nga policia krijon pershtypjen e rreme te perdorimit te mundeshem te saj per qellime jo asgjesimi…

    Shprehja korrekte do ishte: u prene apo u shkulen per tu asgjesuar.

    Gjuha shqipe eshte pak e veshtire edhe per moderatorin here pas here shqip-foles, apo jo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *