Fier, falsifikim, vjedhje e rrahje, 4 vetë nën akuzë

anazapta

Sektori për Krimin Ekonomik procedoi penalisht E. R., 32 vjeç, banuese në Vlorë dhe R. L., 31 vjeç, banues në Burrel, pasi akuzohen se kanë falsifikuar deftesën e shkollës së mesme dhe janë pjesë e grupit të goditur nga policia, kur u arrestuan një drejtor shkolle e 3 specialistë të DAR Fier. Nën hetim u mor edhe A. Sh., 47 vjeç, banues në Pojan, pasi ka rrahur kushëririn L. Sh., 52 vjeç, pas një sherri banal. I katërti u ndalua i kërkuari Eglantin Zeqo, 39 vjeç, banues në Lushnjë, me masë “arrest në burg” nga gjykata për vjedhje.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *