Një ish i dënuar për shitje droge, arrestohet për herë të dytë si i dyshuar për plaçkitje. Policia e Tepelenës bëri me dije se lokalizoi në banesë dhe më pas arrestoi të kërkuarin për vjedhje me thyerje, ngjarje e ndodhur në vitin 2012, Klodian Shehu, 35 vjeç. Aksioni u bë në aksin rural Tepelenë- Dhemblan. I arrestuari akuzohet se dy vjet më parë ka bastisur magazinën e A. G. Nga kontrolli në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materialet e vjedhura në këtë objekt.
