Meta: Greva po politizohet nga lidershipi i PD

anazapta

 

Greva e urisë së të larguarve nga administrata është sot në ditën e saj të katërt. Dy prej grevistëve, Petrit Fejzullahu, ish-financier në ISKSH; dhe Mehmet Cenmuarti, ish-gardist, janë detyruar të largohen nga çadra për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Grevistët janë vizituar paraditen e sotme nga tre deputetë të Partisë Demokratike: Albana Vokshi, Jozefina Topalli dhe Mesila Doda.

 

Po sot, për grevën ka ardhur edhe reagimi i parë i maxhorancës parlamentare. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, është shprehur se greva nuk duhet të politizohet.

 

“Ne respektojmë grevën, por ajo nuk duhet të politizohet.Greva po politizohet nga lidershipi i Partisë Demokratike”, tha Meta në një pononcim nga Skrapari.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *