SHËNIM: Lëmshi ynë

anazapta

 

“Vendi ynë përse nuk hyn dot në rrugë të mbarë? Të gjithë e kanë këtë dëshirë, megjithatë secili bën sa ka në dorë që kjo të dështojë. Ç`është ky instikt i vetëshkatërrimit që ka çdo shqiptar? A ka komb më të pistë në jetën kolektive, më të korruptuar, më gënjeshtar, më pa respekt ndaj ligjit, më servil më të huajt  dhe më xhambaz ndaj të vetëve….”

Kështu shkruante vite më parë dyshja Rama & Klosi (i ndjerë) në përçapjet e tyre për t`i bërë skanerin kombit, shoqërisë, individit; në rrekje për të zbuluar diç prej të ashtëquajturit “mallkim”, nëse është një trashëgimi fatale prej një “indi” të prishur, që na ka dënuar të jemi gjithnjë në ethe trishtimi. Dhe pavarësisht autorisë së frazave në fjalë, që mund të paragjykohen për një pjesë, ato gjenden në trajtë meditimi tek shumëkush prej nesh, po ashtu në rrekje për të gjetur atë “indin e prishur” që gjithherë i bën punët lëmsh në këtë vend. Eshtë kjo mëse aktuale dhe sot, ku nuk ka shqiptar që mos e urrejë gjendjen ku ndodhemi; nuk ka shqiptar të mos shfryjë i mllefosur për dreqopunët tona në çdo gjë; nuk ka shqiptar që mos dëshirojë që ky vend të ndryshojë; por më pas, ku vjen puna për të konstatuar sesa të tillë janë të gatshëm e ta angazhuar për ndryshim gjendjeje, bëhen a nuk bëhen një grusht. Mjafton si shembull raporti i shqiptarit në timon, me ligjin dhe përfaqësuesin e tij, policin. Të  gjithë shprehen me admirimin për perfeksionin e këtij raport në perëndim. Por në kushte shqiptare, rrallë ndodh të ketë drejtues automjetin që të sillen si perëndimorë. Dhe ky model vlen për shumë aspekte tonat, që na shndërron në viktima të vetëvetes. Të gjithë kanë rendur e rendin ta shpërfillin e shkelin ligjin duke menduar përfitimet e shumta e fitimet e shpejta, pa e kuptuar se në këtë mënyrë, jeta na është bërë kolektivisht dhe individualisht më e vështirë dhe më me kosto, duke e paguar me stres e psikikë të rënduar  atë që është fituar paligjshmërisht. Këtë lloj qerthulli marrëzie kolektive, Lubonja do ta interpretonte vite më parë me një vëzhgim mbi atë që ndodh me shqiptarët në trafik. Të gjithë shajnë njëri-tjetrin: drejtuesit e automjeteve atë që është në motorr ose biçikletë; këmbësorët shajnë të parët; këta të fundit shahen nga të dytë, duke mos e kuptuar se të gjithë pra shajnë në fund vetëveten.  Më e rëndë akoma në këtë lëmsh e jermi kolektive, është fakti se çdokush rend drejt fitimit me çdo kusht e çdo mënyrë, duke shpërfillur çdo rregull e ligj; dhe këtë e përligj me faktin se ka familje për të mbajtur e fëmijë për të rritur. Por nuk e kupton se me mënyrën që ka zgjedhur, thjesht u lë fëmijëve një realitet mizerabël! / E.H.

Share This Article
14 Comments
  • VR.Kishim lexuar dikur veprat e Enverit se:”Ne kapitalizem njriu per njerin konsiderohet UJK”A kishte te drejt ai?A po ngjet kjo tek ne ne keto vite?Kur deputetet ofendojne me liber shtepie njeri-tjetrin,çfar edukate.mesazhi i japin ata te rinjve,popullit?Per nje sherr ne familje burri vret gruan,babai-djalin,vajzen,divorcet jane shtuar,gjakmarrja po ashtu.Adoleshenti pi cigar ne klub e kudo dhe cigaren e shkund pertok kur ne tavoline ka tabakan perkatese dhe,kur iflet-te ofendon.Ne rruge shef mbeturina ushqimore e sende te tjera, kur aty pran qytetari e shef se eshte vendosur koshi perkates.Ne lagje jane vendosur kazane mbeturinash,por ato hidhen jasht tyre,te dera e shtepis,ne shkalle e kudo mbreteron pislleku i hedhur nga tepakulturuarit dhe asnje nuk mer mundimin ti heq.Po pastrohen plazhet sot,por çdo shofim neser?.A nuk delet ne konkluzionin se ky vend nuk behet,se njriu eshte bere pishman qe ka lindur ne Shqiperi?

    • Vendi jone nuk hyn dot ne ruge te mbare se udhehiqet nga Sharlatane te tille si keta te dy
      RAMA-Meta qe kane si force levizese te mendimit te tyre ; Diskretitimin e vlerave kombetare

      Natyrisht faji eshte edhe i joni se duke qene nje komb i papjekur politikisht lejojme te na terheqin per hunde
      medioker te tille qe te fyejne intelektin e prapanices me Antishqitparizmin e tyre vulgar

      Shume turp per PS-ne qe mban ne krye te saj Kelyshet e grekut te udhehequr nga EDI RAMA me janissaret e tij

      Shikojeni Reformen Teritoriale qe po zbaton EDI RAMA …Aty del hapur fytyra e tij kriminale dhe antishqiptare…..

  • Prej shekullit te XV-te vetem Dy Burra Shteti kane Lindur dhe Vdekur (Varrosur) ne Shqiperi:- Gjergj Kastrioti (1468) dhe Enver Hoxha (1985). Te Dyve u jane NXJERRE eshtrat prej Varri, JO prej armiqeve, POR prej Shqiptareve!!! Qofshin MALLKUAR per JETE ata qe per kapital politik kane bere CVARRIME! Eshte populli qe e vuan kete veper Cnjerezore. B…ISHA nuk eshte i perjetshem. Diten qe do te NGORDH nuk do te Varroset, sepse e NDOT Token. Eshtrat e tij duhet te DIGJEN, Hiri te hermetizohet ne nje kuti dhe te futet ne nje grope te thelle ne Vicidol!!!

  • Do te ishte mire qe autori te thoshte se kur datojne keto “percapje” te dy iluministeve Rama dhe i paharruari Ardian Klosi.
    Une mendoj se duhet te jete kohe me pare se Edi te konkludonte se e keqja e vertete nuk eshte tek “indi i prishur” i njerezise.Dua te logjikoj se vete zbatimi i rregullave,sikurse perendimoret,prej shqiptareve jashte vendit do t’i kete ndihmuar (ndoshta jo te Dy) te zbulojne se e keqja e vertete eshte tek SISTEMI I KAOSIT qe mender-klasa politike ja ngopi Popullit Shqiptar.Shumica e shqiptareve e vojten pa mase pershtatjen me kete sistem KAOSI kriminal,me konseguenca te parrefyera ,dhe kushedi sa do te vijoje kjo dhembje.
    Cinizmi i pafre ishte emertimi ,prej kurvo-politikes kriminale te tera kraheve,i ketij kaosi si demokraci.
    Kur Edi Rama e kuptoi dhe e artikuloi publikisht se nuk jane njerzit qe korruptojne sistemin,por e anasjellta,eshte ky sistemi pa sistem qe korrupton tere shoqerine,,,,atehere besova fort ne oferten e RILINDJES,qe e paska seriozisht themel-ndertimin e nje sistemi serioz,qe shumica e njerezve e desherojne.
    Une nuk kam guxuar kurre te bej fajtore,per derexhene turperuese te dy dekadave te fundit,
    njerzine.Bile kam pasur dhimbje sepse kam qene e bindur per viktimizimin e tyre ne nje sistem gangsteresh,qe e perzuri nga vendi gati nje te treten e popullit dhe qe e shkoi ne hell pjesen tjeter.Bile ne kete sistem terrori shoh nje aftesi mahnitese te sipermarrjeve individuale,qe duke kaptuar pengesa jashte cdo imagjinate te sistemit gangster,ja kane arritur te ndertojne dhe te prosperojne disi jeten e tyre.

    Vota e shenjteruar e 23 qershorit tregoi se percapje per ndryshimn e gjendjes ne Shqiperi kane pasur ne mendjet e tyre,shqiptaret ne shumice te cilesuar,ne tere territorin e Republikes.Ky vullnet i shenjteruar e ngriti ,nga koma ,vetedijen qytetare dhe e bashkoi per te shpetuar veten.
    Mendoj se vendi yne ka hyre ne rrugen e mbaresise.Faleminderit autorit per kete rekuiem.

  • LORA-s(jo per replike)
    —————————–
    Personalisht gjendjen tragjike e te pa merituar qe po kalon ky popull e ky vend nuk ja ‘faturoj’ shqipetareve si individe e shumices se tyre natyrisht por ne radhe te pare mungeses se inteligjences si evetemja shprese qe mund ta nxjerre vendin nga humnera.
    I ndjek shkrimet e tua dhe pa bere replike dua te kujtoj qe ky popull qe ka 24 vjet viktime e pakices se ‘keqe’ edhe pse u zgjua pas 24 vitesh ne Qershor nuk arriti ta permbyse situaten e te dale nga humnera e natyrisht jo per fajin e tij por te nje antishteti te inkriminuar qe nuk hap rruge.
    Po ta shikosh me kujdes gjendjen e ketyre 8 muajve perjashtu disa levizjeve shpresedhenese te qeverrise qe eshte pjeseze e ekzekutivit e vetem nje qelize e shtetit çdo gje tjeter eshte po ashtu si ka qene.
    E nderuara LORA e ketu kam parasysh te nderuaren redaksi,po nuk arritem te ndergjegjesohet sovrani qe e keqja e ketij vendi ka qene dhe ngelet politika antishqipetare qe si baze ka ‘parlamentin’ Wikilliks e kemi humbur davane.
    Tek ne nuk mund te flitet per shtet sepse nuk funksionojne pushteti legjislativ kur me kushtetute jemi republike parlamentare,nuk funksionon pushteti gjyqesor e nuk funksionon pushteti i ‘katert’ per mua me kryesori ai i informacionit qe deri me sot ka qene e vazhdon ti sherbeje jo shqipetareve po krimit e korrupsionit.
    Si perfundim ne keto kushte kjo qeverri e RE i ka rruget e mbyllura e mund te bjere jo nga ‘opozita’ qe nuk egziston me por perkundrazi nga qe i mungon opozita per ti bere oponence per vjedhjet ndeshkueshmerine,parate e vjedhura e arratisura jashte,shpronesimet e shpronesuesve te popullit nga ‘gjiu i lalsit’ e tere fatosat e pionieret qe kane ngritur piramida me gjakun e shqipetareve dhe kockat e femijeve te uritur.
    Shpresojme qe populli te behet me i arsyeshem e te mos ngaterroje shtetin me qeverrine e aqe me teper me nje emer shqipetari qe quhet EDI sepse do ish fatkeqesi.RESPEKT

    • Une jam e bindur qe me 23 qershorin e shenjteruar filloi zgjidhja e lemshit,qe na e kishte marre nderin dhe gati po na merrte edhe frymen.Kete e bene shqiptaret ne shumice te cilesuar.
      Besoj e keni degjuar Arvizune,ate kumbarin e “burrit te shtetit” dhe “yllit ne ngjitje”,i cili tha publikisht ne “Top Story” se ,-“23 qershori tregoi se shqiptaret me ne fund e kuptuan fuqine e tyre”.Jam e sigurt qe nuk e tha nga lezeti se sa nga sikleti.
      Sidoqofte,cdo dite qe pason 23 qershorin tregon se SOVRANI po ndergjegjesohet ,ne nje proces qe nuk ka me te ndalur,,,,pa pritur qe ta ndergjegjesoje kush nga nahija e kriminalizuar e mediave apo nga ajo e
      kurvo-politikes.
      Propaganda e shfrenuar malinje e para 23 qershorit,,,,se te gjithe ata qe bejne politiken ne Shqiperi jane njesoj,,,,,,,, nuk ja doli,me te gjitha mjetet, te devijoje ndergjegjesimin e SOVRANIT.Perballimi i nje represioni te tille kriminal ka qene,per mua ,nje vlere e mrekullueshme, te ciles i perulem dhe qe i beri njerzit me te vetedijshem per pergjegjesite e tyre per te ardhmen e vendit.
      “Pioner Lubonja”,shkembimi i mendimeve te njerezve,pothuaj cdo dite,eshte nje shendoshje e vetedijesimit te Sovranit;ate e shohim perdite sidomos ne Tema dhe Dita,por edhe ne sondazhe te ndryshme.Une e shoh dhe e ndjej cdo dite rritjen cilesore
      te ndergjegjesimit te njerezve,,,me vjen keq qe Ju nuk e shihni,bile prisni qe ate ta dirigjoje ndonje X apo Y.Njerzit e dine vete se cfare eshte e mire per ta dhe familjet e tyre,,,dhe per kete nuk kane nevoje per asistence teknike. TUNG.

  • RRenqethse realiteti qe pershkruante dyshja Rama , Klosi per shoqerin shqiptare .Fatkeqsisht intelektual si i ndjeri Klosi me idealizmin e tij jan te papranushem ne nji shoqeri orientale..Njerezit udhehiqen nga Materjalizmi ,pastaj shikojn vlerat jo materjale per ti ber makiazh vetvetes.Si duket gjat gjith ketyre viteve i vetmi qe e kuptoi se si funksionon nji shoqeri orientale eshte Berisha..Realizmi i tij Makjavelist e infektoi deri ne palce shoqerine tone.Per mendimin tim Ardian Klosi perfaqson pjesen me te shendosh te shoqeris tone qe vazhdon ta pesoj akoma nga kjo llojj tragjedie qe quhet .QELLIMI JUSTIFIKON MJETIN.Qe do te thote se disa u bene gjykatsa me gjasht muaj kurs,me deftes fallco te shkolles se mesme u be shef qarkullimi.u ben specjalista ekonomie,me 8 vjecare,u bene drejtore te ndryshem neper ministri me diplloma fallco..DHe ironia e ketij fakti eshte se te vjen te qeshesh dhe te qash njikohesisht!sps sado qe e ngriten zerin per padrejtesit ,pjesa e shendosh e shoqeris son ngelen me gisht ne goje..edhe sot e kesaj dite..sps idealet nuk hahen ,sps fjala e nderit nuk ka cta bej tjetri nqs je fukara..shaj llap ti po deshe ,Makjavelistet jan bere me makina lluksoze me vila ne bregdet i bejn karshillek njeri tjetrit se kush ka me shum lek dhe dashnore me te bukur.dhe me e forta eshte se hiqen si te mencur sps e masin dijen me an te xhepit..dhe cudia vazhdon ne shoqerin ton shif RRUSHI .RRUSHIN ,PIQU…

  • Klosi perfaqeson ate shtrese te shqiptareve qe ose u larguan nga realiteti I dhimbshem ne emigracion ose ne boten e pertejme[te dyja behen me dhimbje dhe per shkak te dhimbjes shpirterore qe shkaktoi rrenimi total I shtetit dhe I vlerave te shoqerise.
    Edi Rames I dhembi me shume emigracioni apo malli per popull e atdhe kete smund ta them me bindje.Mua here me duket Don Kishot dhe here patriot I madh.Kur flet e quaj patriot por kur lufton me mullinjte e eres ne vend qe te luftoje korrupsionin e varferine me duket si kaloresi I fytyres se vrerosur

    • ha ha ,kris.nuk eshte Don Kishot qe lufton me mullinjt e eres Edi Rama,por tjeterkush eshte ai qe i ka vene shkelmin ne fyt vendit ton .Me Mullinjt e eres po lufton Saliu dhe Luli cdo dit me Sanco Pancot e tyre.Edi Rama i ka kembet te dyja ne nji kepuc …pretekstin me te vogel ti japi Likes se skraparit bie qeveria..dhe kete pretekst duhet ta gjej Saliu me Lulin.e vetmja gje qe e mban ne kembe qeverin e Edit eshte ndryshimi i Kushtetutes me ligjin 71 mandate .

  • Nje dukuri e shprehur sakte ne kete shkrim. Por, kisha nje verejtje, z. E. Hoxha. Me mire mos kishit marre per shembull vezhgimet qe na paska bere opinionistin e gjithanshem, F.Lubonja. Ato qe paska pare ai dhe qe ju i keni vene ne shkrimin tuaj per ilustrim, mund t’i jepeshin ne “rol” gjithkujt tjeter, mesa gjykoj une. Nje njeri qe hiqet si specialist per gjithcka, por qe i ben lemsh te gjitha, ka se ku te shprehet e te kenaqet. Lereni te shkoje tek Fevziu, psh…

  • Edhe ky artikull, si miliona te tjere, si miliarda mallkime qe u dalin perdite shqiptareve nga koja eshte shprehje e kotesise, e luftes me eren qe te gjithe bejne, nderkohe qe duhet te fokusohen ne punen dhe mundimin e perditshem per te permiresuar vete e me pas shoqerine. Te gjithe, edhe mendimtaret” harrojne se duhet ti paguajme harcin kohes. Njk shpetojme dot. Jemi etnikisht kombo me i paster dhe i vetem i lashte akoma i paasimiluar dhe kjo ne saje te nje isolimi dhe patriarkalizmi ekstrem, qe kane zgjatur per te pakten 20 shekuj. E si mendojne keta mendjendritur e keta dembele, “mbreter pa mbreteri” dhe dembele e kacske, sic jane shumica e shqiptareve, se mund te dalin nga kjo prapambetje? Nga ketu shjegohet edhe veneranca e pakufi qe tregojme ndaj te huajve, shprehje i nje inferioriteti te inkonshos dhe e dembelizmit te ndergjegjshem. Mire pyllaret, qe perbenin 85% re popullsise ne 44-en, po “elita” e ketij vendi si dreqin spjegohet si nuk e kupton qe me durim, me sakrifice te perditshme dhe personale, nje dite do arrijme te rekuperojme kohen e humbur. Kurse keta idiotet e fundit, dembele edhe keta ne mendje e ne ndergjegje, ia delegojne shpetimin Enverit, Berishes apo Rames se rradhes. Kjo po eshte per te ardhe keq.

  • “e Mira e perbashket”
    _________________

    …eshte nje nga treguesit baze te Suksesit Ekonomik, Politik e Shoqeror. Kjo emfazi mund te matet ne pika, kur individi, me ndergjegje me emocione te qeta, pranon disa kufizime per hir te nje Rregulli Madhor. Duke dhene keto avantazhe minimale, te gjithe e kuptojne se avantazhi total i perket komunitetit. Ne fund fare jemi pjese e nje Komuniteti, dhe si individ kjo na intereson…e keshtu mbyllet rrethi i interesit. Ky mentalitet kulturor, ku jo vetem zbatohet rregulli por ne baze ka vet-sakrificen i ka sherbyer industrizlizimit ne Japoni, Korene e Jugut, Hong Kong, Taivan e Singapur. E “mira e perbashket” nuk eshte asgje me shume sesa…Solidaritet. Kur prishet “pelhura qe mban bashke nje Shoqeri” nga ana Filozofike individi “shtyhet” te veprojne per te Miren Individuale; pa e kuptuar se ne afat te gjate demton te tjeret, dhe veten. Individualizem, i pa bazuar ne rregulla dhe ligj, sjell ligjin e xhungles, e anarkine. Cdo shoqeri sot ne bote ka vete-shtregime a shtrengime nga siper; me variacione por… ne vendet e vafera Individualizmi pa mend, demton akoma me shume. Faktet duhet te ishin ne anen tone; pasi nga Natyra kemi disa avantazhe; jemi popull homogjen [etnikisht] ne numra te vegjel, kemi shtet permbi 100 vite, jemi te arsimuar, tentojme te ndihmojme njeri-tjetrin, kemi vuajtur gjate gjithe histories etj; por dicka eshte Thyer…ose se kemi zbuluar si rregullohet.

    ***

    Po ashtu ka nje pjese te populates, se voni, kur pati shnderrime masive urbane; qe identifikohen me teper me klanin e pertej klanit/fisit, me zonen/rajonin e tyre; te cilet (mund) e shohin Qeverisjen Qendrore jo si aleate por si entitet shtypes ose injorues ndaj tyre, e ato ne kundershti injorojne rregullat e saj. E them kete me shume respekt per keta njerez, nga veriu apo jugu, por ky eshte nje fenomen shoqeror qe ka prekur shume vende e botes, nga Rusia, Kine, Indi deri ne vendet e vogla, ku zhvendosjet massive krijojne termete socile dhe pasojat ndihen qe ne rritje kriminaliteti deri ne armiqesi ndaj komunitetit primar dhe Qeverise. Sa me i dobet te jete Vendi prites, ne tradita/ligje aq me shpejt krijohen permbysje te saj. P.sh. ne 300 m trafik ne Britani mund te kesh 67 Kombesi te Ndryshme, nga Mirditori tek nje fshatar nga Sri-Lanka [Ceilon] por ne nje menyre te gjithe i jane nenshtruar te “mires se perbashket” megjithese kane jo shume gjera te perbashketa me njeri tjetrin; Tradita e Ligji, qe s’te lejojne te “dalesh nga rruga” deri sa kjo behet zakon dhe per te huajin e sapo ardhur. Sigurisht mund ta provosh daljen…mee pak kokefortesi; por Ligji te zbyth me denime proporcionale. Fillon me gjoba, heqje pikesh ne patente, burgime etj; dhe shume shpejt arrin ta kuptosh se kudo je i Vrojtuar – pra “nuk eshte qofte dhe ne Interesin Tend” te dalesh nga rradha.

    ***

    Por kjo menyre denimesh, ne nje fare menyre te jep Force ty; shpejt e kupton se askush tjeter…nuk mund te te dale para ne rradhe/rruge/ dhe kur e ben do e pesoje. Pra Individi ka Besim tek e “mira e pergjitshme” qe s’eshte thjeshte nje koncept teorik por aktivohet ne cdo moment kur dikush tjeter do ta poshteroje ate. Tjetri mund te bje “c’te doje” [shpejt e gjen ate qe meriton] por s’te nderhyn dot ty, a te forcoje te besh dicka kunder ligjit qe ti nuk do ta besh. Mbaj mbyllur xhamat e makines e pas nje telefonate “ e mira e pergjitshme” zbarkon ne 5 minuta prane teje, me Uniforme, dhe e gatshme te perballoje cdo lloj kercenimi. Ne shume vende te botes se 3-te, shume burra e gra kane krijuar nje sens elementar te “avantazhit te perkohshem” duke lene menjane parimet e rregullat, per interesin imediat; kjo shkon deri ne pika kur “miresjellja te konsiderohet per dobesi” , per shfaqje apo nuk te besohet. Pra pa rregulla, qe i dine dhe i zbatojne te gjithe – dhe po te gjithe ndeshkohen ne thyerje te tyre, nuk arrihet “ e mira e pergjitshme” Nese kjo nuk garantohet, qytetari i vetem nuk e arrin dot kete. Dhe deri sa te mesoje duhet ne disa forma “ te vuaje” , me vrejtje, gjoba, denime etj] qe ta pervetesoje konceptin.

    ***
    Keshtu lind dhe Korrupsioni; i cili nuk vjen vetem nga Sistemet Politike, por “mentaliteti shoqeror” [nuk besoj se eshte individi/ apo sistemi i korruptuar/ eshte nje perzierje e te dyjave. Ka shume te huaj ne sistemin Britanik – qofte dhe vendas – te perfshire ne Korrupsion, diferenca eshte se ndeshkohen! Aty ku “s’ka rregulla” te gjithe mundohen te gjejne “short-cuts” per avantazhin personal, kunder te pergjithshmes. Ne disa vende ekziston nje a mire tjeter “ Identifikimi me Autoritetin Tradicional” kjo u jep nje avantazh te metejshem. P.sh. Tailanda apo Japonia, Spanja apo Britania, ku respektohet Monarkia dhe Institucionet tradicionale. Shoqeria e ka nje Figure Madhore te Perbashket per identifikim e perkatesi. Dhe nje tregues themelor ngelet trafiku ne Rruge. Kaosi ne Trafik tregon sjelljen e nje Shoqerie. Kakofonia e Stambollit, Kajros a New Delhi-t; s’krahasohet me ate te Parisit, New York-ut a Londres, e ndryshimi ne sjellje eshte i dukshem. Disiplina ne trafik eshte pasqyre e Shtetit Ligjor; bile ne Bangkok eshte me mire se ne Manila apo Xhakarta.

    ***

    “Mbi-Theksim Retorik i Te Mires se Pergjithshme” sic po bejme ne ketu dhe Politika e Shteti Shqiptar permbi 2 dekada; kjo sjell ne humbje efekti, dhe deshperim. Te gjithe e dime si /c’duhet bere e asnje nuk ben asgje. Rezultati eshte vete-demtues; e duke u rrenjosur nje mentalitet i tille: Qe Nuk Behet; vjen nje kohe…qe dhe kur ka tentative Berje- ne vete jemi te paret qe e kundershtojme cdo nisme; pasi krijohet Ideja se cdo gje vjen nga Lart dhe ne forme Carcafi; punnet rregullohen menjehere. Por s’ndodh keshtu. E Mira e Pergjithshme, sidomos ne fillimet e saj krijon dhimbje e konfuzion; xhelozi dhe rezistence; [ i keni vene re- se jane “analistet” te paret qe ankohen per gjobat e Policise!] dhe kjo deivergjence themelore percohet tek gjenerata tjeter.

    Kur kemi te bejme me imperative Kategorike {Kanti} si tentative filozofike per parimet e moralit, punet duhet thjeshtezuar. “Mos be tek te tjeret ate qe nuk do ta bejne ata tek ti” dhe kjo megjithese mund te mirret si dobesi, ne fund fare eshte baza e Kristianizmit dhe nje morali qe deri tani e ka treguar veten superior, ne Perendim. Nje mentalitet i tille ka sjelle dhe Superioritet Politik, Ekonomik e Ushtarak. Pra kemi Individin dhe Rregullat [shtet-ligji] asnjehere njerin apo tjetrin te shpendare. [z. Rama eshte dhe pak Navi] Dhe kjo vertetohet fare lehte. Merr nje thyeres rregullash e coje ne Perendim, do vije koha qe do pershtatet – se nuk ka rruge tjeter. Merr nje Perendimor…e deri diku do pershtatet ne Afrike nese do te mbijetoje. Prandaj nese do ndryshosh Sistemin do duhet ta besh gradualisht me Edukimin e Popullates e Miratimin e Saj; Sistemi si nje i vetem mund te Krijoje Rregull por vetem ne menyre Diktatoriale.

    Kjo s’ka te beje me “instiktin Shqiptar te vet-shkaterrimit” [Rama-Klosi] por me nje kombinim te dy dobesive qe shihen sot ne Shqiperi; “mos-edukimi i individit” dhe “mungesa e Shtetit” Te dyja se bashku krijojne Rremujen Aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *