Tjetër tërmet në Tiranë, lëkundjet ndihen edhe në Durrës e në Shijak

anazapta

 

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar sot pasdite në Tiranë dhe zonat përreth. Tërmeti i magnitudës 3.5 ballë i shkallës Rihter  është regjistruar në orën 15:56 të pasdites dhe është ndier në Tiranë, Durrës, Shijak dhe Fushë Krujë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 28 km nga kryeqyteti dhe 11 km nga Shijaku, me një thellësi prej 5 km.

Nuk ka raportime për dëme material, por lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik tek qytetarët, pasi vijojnë prej disa ditësh.
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë u regjistrua të hënën, rreth orës 03:00. Lëkundja e fortë u pasua edhe nga të tjera më të lehta gjatë ditëve të kësaj jave.

Share This Article
3 Comments
  • CFAR PO NDODH TEK ME NE ??????????????:NE NJE KOHE //!!
    1-TERMETET
    2-PROBLEME ME TENSIONIN,MARJE MENDSH,ETJJ.
    3-SHIU QE BJEN SI ME RUBINET
    ??????????????????????????????????????

  • Stresi ben te veten e per mos tu mjaftuar kjo , rritet stresi nga problemet e papunesise termetet ,paniku etj,po ra termet o njerez dilni posht lerini shpit bosh se frika esht armiku me i keq i njeriut 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *