Një motorçiklist 31-vjeçar u vra në orët e para të të enjtes kur humbi kontrollin e motorit me të cilin po udhëtonte përgjatë “Williamsburg Bridge”, një nga urat që lidh ndarjet Manhattan dhe Brooklyn në New York City.
Arben Hoti po kthehej në Manhattan kur në orën 2:30 të mëngjezit u rrëzua me motor dhe mori disa plagë fatale. Ndihma e shpejtë që mbërriti në vendngjarje kontastoi se ai nuk jetonte më.
I riu shqiptar punonte në ndërtim dhe jetonte në East Third Street, në lagjen East Village. Familjarët e tij u mblodhën në apartamentin e tij për të vajtuar humbjen e njeriut të dashur.
I vëllai, 29-vjeçari Adnan Hoti tha për një gazetë lokale se Arbeni kishte gjashtë vjet që përdorte motorin madje ishte edhe pjesë e një grupi të apasionuarish pas motorave. “Udhëtonte shpesh me motor. Ishte motorist me përvojë”, tha ai.
“Të gjithë të rinjve u pëlqen t’i japin motorit”, tha babai i tij Hasan Hoti, 64 vjeçar. “Nuk e di se çfarë ndodhi mbrëmë. Di vetëm se po binte shumë shi. Është e rëndë kjo për një prind”.
Në fakt, qyteti pati shira të dendur me bubullima, para se të gdhinte e enjtja, por policia nuk e ka konfirmuar ende që aksidenti ka ndodhur për arsye të motit të keq./illyria
3 Comments

Ngushellimet me te sinqerta familjes, per humbjen e madhe te djalit tyre…
“Është e rëndë kjo për një prind”, tha babai i tij Hasan Hoti, 64 vjeçar.
http://illyriapress.com/aksident-motor-ne-new-york-vdes-31-vjecari-shqiptar/
E ka goditur ndonje makine me qellim per ta vrare…se keta anerikanet jane pipull jadhtezakonisht armiqesor,
Por nuk e shprehin hapur,
Ama po te pane vetem ne mes te nates kij kujded qendrohu larg.
Ose mbaj ndonje arme ne vete….se pa asnje dyshim do vijne te te godasin….
Edhe kete e kane pare vetem me motor dhe ja kane futur me ndonje spond makine dhe e kane vrare…
Se ketu ruget jane te gjera dhe ne mes te nates qarkullimi eshte i vogel fare….Ndaj. pa as me te voglib dyshim e kane vrare me qellim
Nga ana tjeter do shtoja se policia as qe nuk e ruan fare kur je emigrant….