Ditën e protestës së PD, ish-kreu i qeverisë Berisha pasi doli nga çadra e personave të futur në grevë urie bëri një deklarim në media. Kujtesës së gazetarëve, që edhe ish-pushteti “Berisha”, kishte bërë spastrime politike masive nga administrata, ai iu përgjigj me këtë mohim: “Nuk është e vërtetë, që kemi bërë largime nga puna për hakmarrje politike. Kam verifikuar largimet e bëra pas vitit 2005 dhe më rezultuan vetëm 3 raste për motive politike e personale”. Por largimet në fakt kanë qenë masive dhe deklarata e ish-kreut të PD-së është larg asaj që ka ndodhur realisht. Do mjaftonte vetëm historia e familjes Halili, për ta përgënjeshtruar. Një prej pjesëtarëve të saj gazetari Përparim Halili tregon në DITA se si plot 42 anëtarë të fisit të tij, 11 prej të cilëve brenda së njëjtës familje janë larguar nga puna pas ardhjes së PD-së në pushtet. “Gjithçka nisi prej një shkrimi kritik për vajzën e atij Argitën” – tregon Halili.
Z.Halili, ju na keni drejtuar një letër në redaksi. Çfarë ka ndodhur konkretisht?
Ka ndodhur ajo që mohon Berisha me hipokrizi për opinionin publik. Brenda 1 jave, ka larguar nga puna 42 persona familjarë dhe të afërm të mitë.. I ka larguar me urdhër, për shkak të hakmarrjes personale. Ndodhi pas marrjes së pushtetit dhe ndodhi edhe pse ishim kontribues e mbështetës të PD. Ditën e parë, u larguan nga puna 4 pjestarë të familjes. Ditën e dytë, 3 të tjerë dhe brenda 1 jave u larguan 42 pjestarë të familjes e të afërm. Vetëm nga familja ime, u larguan nga puna 11 pjestarë vëllezër, motra, kunata, kunetër, nipër e mbesa, nga këta 9 me arsim të lartë, asnjë nëpunës por në punë të nivelit të tretë. Askund nuk jepnin shpjegime, veçse i larguan me këto fjalë: “ Jeni të pushuar nga puna, vendimi do t’ju vij me postë në shtëpi”. Përfundimisht të 42 mbetën në rrugë të papunë, deri sa u detyruan të largohen në emigracion, ose të sistemohen nëpër firma që kishin si pronarë njerëz të njohur e dashamirës, paçka se edhe këtyre u bëhej presion prej drejtuesve të PD lokale, të mos i merrnin në punë, duke u thën se “ishin armiqtë e doktorit”, madje disa prej tyre edhe u penalizuan për këtë shkak.
Cili ishte shkaku sipas jush?
Shkak ishte një shkrim që bëra unë, në gazetën ku punoja, lidhur me vajzën e tij Argita Berisha, kontrollin mbi pushtetin nëpërmjet KOP-it, duke bërë emërime klienteliste në kupolën e pushtetit të çdo niveli e sektori ku “bëheshin lekë”. Këtë shkak, ma përmendën drejtues të PD të asaj kohe në qendër e në zonë, duke më cituar një shprehje popullore “Ke ngacmuar strofën e ariut”. Madje disa, më “sugjeruan” të bëja përgënjeshtrim, por unë nuk pranova. Ky shkak, u bë edhe motivim për të krijuar konflikte brenda familjes e fisit tonë, mbasi më akuzonin mua si shkaktarin e largimeve nga puna, sepse kisha sulmuar familjen Berisha. Nuk u ve faj, ishte një masakër hakmarrëse, deri edhe tek buka e gojës së hallexhinjëve.
A kërkuat shpjegime për atë që ndodhi?
Natyrisht që të 42 “viktimat” e fisit “Halili” kërkuan shpjegime në struktuart e PD dhe në institucione të tjera punëdhenëse. Por kudo, ose nuk i pranonin në takim, ose i përcillnin me shprehjen standarde “Ky është urdhër nga lartë”. Në atë kohë, më kujtohet që edhe unë, bëra disa takime me Bujar Nishanin, Blerim Çelën, Sokol Olldashin, Ilir Banon etj. Kontaktova me telefon edhe me Gert Bogdanin e Gjergj Lezhjen. Më thoshin shkurt: “Mos u mundo kot, se nuk ndryshon dot gjë, ai e ka pikë të dobët Argitën”. Madje takimet zbritën deri tek truprorjat dhe shoferët e Berishës. Më kot, madje ndodhi dhe akti më i turpshëm me nënën tonë asokohe 70 vjeçare. I transferuar pensionin nga Memaliaj, në Gjirokastër, gjoja si ngatërresë e zyrës rajonale të sigurimeve shoqërore. Sot, ky hipokrit, del e flet se nuk ka bërë largime nga puna as për hakmarrje politike dhe as për hakmarrje personale.
11 të larguar vetëm nga një familje:
1. Guri Halili
2. Arta Halili
3. Kozeta Halili
4. Përparim Kreci
5. Mimoza Halili
6. Fetah Halili
7. Afërdita Halili
8. Viktor Halili
9. Mira Halili
10. Julian Halili
11. Sokol Halili
* * *
Ing.Skënderi: Të hiqnin e të vinin sipas qejfit dhe pazareve

Ka edhe raste që janë vënë e hequr më shumë se njëherë nga vendet e punës, siç është ai i Ing.Serafin Skënderi. “Kjo greva e urisë e të larguarve nga puna, mund të bëjë këdo pjesë solidariteti, por vetëm një person nuk duhet ta ketë pjesë të saj: Sali Berishën. Ky nuk ka asnjë grimcë të drejte morale, që të mbështesë grevistët edhe pse dihet që është grevë poltike” – thotë Skënderi. Për Skënderin që ka qenë edhe pjesë e grupimit Dhjetori 90, “Berisha është simboli i dhunës mbi administratën, i persekucionit të specialistëve”.
“Tre herë jam punësuar në ish-pushtetin Berisha, tre herë më kanë larguar pa asnjë motiv. Shkakun e largimit, unë e di. Ata donin dallavere e firmosje për përfitime abuzive, unë refuzoja. Jam inxhinier ndërtimi. Të gjithë e njohin fshesën politike të PD-së, nuk mund të kërkoje as shpjegime formale e jo më të drejtën për largimet nga puna” – thotë ai për DITA .

E vereta e ketyre njerezve , flet qarte se kush eshte KRYESATRAPKRIMINEL SALHITLER BERVICIDOVSKI . Edhe vdekja e tij , nuk i lan te gjitha mekatet e zeza , qe i ka bere ketij populli. Gjyqi ne HAGE , me denim me vdekje . Kete duhet te beje Rilindja , sa me pare , qe te jete e mundur. Koha nuk pret me.