Tiranë, korren 1300 bimë hashashi në Zall-Bastar, 2 në pranga

anazapta

Mbi 1300 rrënjë kanabis sativa janë zbuluar mbrëmjen e së premtes nga Policia e Tiranës në zonën rurale të Zall-Bastarit. Kanë qenë forcat e Komisariatit numër 4 në kryeqytet, të cilat pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur zbulimin dhe më pas konfiskimin e bimëve të hashashit të sapombjella në kubik të vegjël. Menjëherë agjentët kanë nisur procedimin penal për të dyshuarit si kultivues, Florind Likën dhe Vladimir Aliun, pasi ata dyshohet se janë pronarët e kanabisit.

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • MODERATORIT HERE PAS HERE SHQIP-FOLES

    Korrje – zgjedhimi i foljes:
    Une korr
    Ti korr
    Ai-Ajo korr

    Ata korrin
    Policia (ajo) korr parcelat me rrenje MARIHUANE apo KANABISI dhe jo hashashi. Hashashi eshte lulekuqja sa per te ngelur ne teme, dhe eshte baza e heroines (me ane te gervishjes me maje brisku e frutit te hashashit per te nxjerre lengun baze te heroines).

    Ne shqip korrja p.sh. gruri, pasohet me proçeset e fshirjes, te tharjes, te bluarjes per tu transformuar ne miell.

    Ndersa prereje apo shkulje p.sh. Marihuana apo Kanabisi, i nenshtrohet dy tipologjie transformuesish: policia per ta asgjesuar dhe kriminelet per ta trafikuar.

    Te thuash “korret” marihuana nga policia krijon pershtypjen e rreme te perdorimit te mundeshem te saj per qellime jo asgjesimi…

    Shprehja korrekte do ishte: u prene apo u shkulen per tu asgjesuar.

    Gjuha shqipe eshte pak e veshtire edhe per moderatorin here pas here shqip-foles, apo jo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *