Korçë, mashtrim për trafik, aksident rrugor dhe 2 zjarre

anazapta

Dy persona u ndaluan për mashtrim me qëllim trafikimi dhe aksident, ndërsa dy zjarre dogjën një banesë dhe një makinë. Isuf Disha, 42 vjeç, nga Durrësi, u ndalua pasi u denoncua në Komisariatin Devoll nga F. R., 28 vjeç, banues në Lushnjë, se i ka marrë 200 euro për ta kaluar në Greqi. Kurse Eduard Xhaollari, 37 vjeç, nga Korça, ka aksidentuar në Sovjan këmbësorin A. P., 18 vjeç, në gjendje të rëndë. Në Plasë, një shkëndijë elektrike shkrumboi banesën e S. R., 77 vjeç dhe në Pogradec u dogj mjeti “Golf”, po nga një shkëndijë elektrike.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *