Një ristrukturim së fundmi i policisë rrugore ka shtuar me miliona lekë shpenzimet nga buxheti i shtetit në rastet e aksidenteve rrugore. Urdhëri ka parashikuar heqjen e ekspertëve nga borderotë e Policisë Rrugore dhe zgjidhjen e kësaj hallke të hetimit të aksidenteve nëpërmjet kontraktimit të zyrave të ekspertëve privatë.
Urdhëri është motivuar si përpjekje për të shkurtuar shpenzimet në këtë sektor të policisë, por rezultati në fakt është skajshmërisht i kundërt. Llogaria është e thjeshtë:
Një ekspert privat kërkon nga 300 deri në 500 mijë lekë të vjetra për një akt ekspertimi. Në Shqipëri llogaritet që ndodhin 30 deri në 50 aksidente të vogla e të mëdha brenda 24 orëve që kërkojnë prezencën e një eksperti. Edhe sikur të marrim si mesatare një shifër më të ulët (përshembull 20 aksidente) dhe ta shumëzojmë me minimalen e pagesës që është 300 mijë lekë, rezulton se brenda një 24 orëshi shtetit i duhet tashmë të paguajë minimalisht 6 milionë lekë brenda një 24 orëshi për akte ekspertimi private.
Po të shumëzohet me 30 ditët e një muaji del një shifër 180 milionëshe që duhet përballuar çdo muaj, ndërkohë që pagat e rreth 30 ekspertëve shtetërorë që duhen për të mbuluar 23 rrethet gjyqësore të vendit, nuk shkonin më shumë se 18 milionë lekë të vjetra. Në minimumin e vet shpenzimet janë rritur pra 10-fish por vetëm në versionin më të ulët të shifrave sepse diferenca mund të jetë shumë më e thellë se kaq.
Shifra e pazakontë që rritet e rritet si detyrim ndaj ekspertëve privatë, ka shkaktuar edhe një tension në rradhët e policisë dhe prokurorisë, të cilat sipas rasteve duhet të paguajnë zyrat private të ekspertimit. Një shkresë ka mbërritur së fundmi nga prokuroria në zyrat e drejtuesve të rendit që kërkon rishikimin e menjëhershëm të urdhërit për përballimin e akt-ekspertimeve të aksidenteve nëpërmjet privatëve.

Aksidentet ne rruget shtererore i ben policia E shtetit. Ndersa ne rruget bashkiake dhe te komunes duhet ti bej bashkia o bashkiake o E komunes, varet ku ndodh aksidenti
Nuk do ngelen te varfer rilindasit ,u duhen edhe atyre rrugica ku burojne pare.
Per kete ata kane eksperiencen e qeverise Nano dhe jane bere socialita,me falni,specialista
Ky problem eshte real. Si gjithe problemet e tjera duhet te mesohemi te perfshihen ne diskutimin e tij te gjitha palet e interesit.
Pala e pare jane profesionistet private ne kete treg te profesioneve te lira.
Pale e permendur ketu ne shkrim eshte Policia e Shtetit, e cila ne radhet e saj te perfshin ne baze te ligjit.
Sipas ligjit procedurial ne cilesine e ekspertit (ne çdo fushe) zgjidhen personat me njohurite e duhura per per ekspertimin dhe barazohen me te drejtat e detyrat si dhe gjyqtari.
Ne keto kushte, ky shkrim, me kete kendveshtrimi, eshte shume semplist.
Ekspertet autoteknike jane profesioniste te lire, dhe si te tille do te zhvillohen. Ndersa ne se duhet nje trup e kufizuar njerezish te kualifikuar dhe çertifikuar per kryerjen e ekspertimeve autoteknike, duhet te ndertojne nje politike te pageses, vleresimit dhe trajtimit te veçante te tyre, ne menyre qe te interesuarit te jene te interesuar.
Ne kete periudhe tranzicioni, si per çdo ekspert, edhe per ata autoteknike, nuk eshte terheqese te punojne ne organizmat shteterore.
Nuk eshte normale qe jane hequr Ekspertet Rrugore, e kaluar gjithshka tek privatet; ne ane tjeter nuk thuhet qe kjo eshte krejtesisht per Ekspertet Policore; kemi nje ceshtje te ndermjetme. Duke perjashtuar rastet e je bashkepunimi me Ekspertin/ Kompanite private nuk ka Polici Shteterore pa Eksperte Rrugore. Nese i kane hequr te gjithe kjo duhet te perbeje skandal. Nje nga pjeset me kryesore te Policise Shkencore [forensic police] jane Espertet e Traffikut si pjestare te Policise se Shtetit, dega Policia e Qarkullimit Rrugor. Me pergjegjesi per deshmite ne zonen e ngjarjes, foto/video, raporte e matje; duke ri-krijuar aksidentin [ne raste me progame te kompjuterizuara] e percaktuar ndodhine. Keta persona nuk jane thjeshte per “makinat” shpesh aksidentet jane skena krimi, me materiale te ndryshme e gjak, djegje te makines, defekte etj. Mendoj se ka ardhur koha qe ne Shqiperi te kete nje Shkolle te Larte vetem per Policine Shkencore, si ne shume vende te botes.
Ekspertet Private punojne me policine, siguracionet e gjykatat, por no1. gjithmone jane ekspertet e Shtetit; me rroge fikse. Mund te jesh Oficer Policie a civil qe punon ne seksionet e Policise. Nese duam kursime pa mend, mund tu kerkojme te qepin vete unifromat e tu heqim pistoletat dhe fisheket; por atehere s’do flasim me per police. Ne fund fare, pergjegjsia primare per Sigurine ne Rruge eshte e do ngelet e Shtetit. “Privati eshte rreth Cmimeve,” kur heq cdo ekspert rrugor te Policise; vjen nje dite dhe…e gjen perballe vetes nje Kartel. Privati te mban peng duke te detyruar te paguash cdo fature. [sic ndodh ne industrite e tjera, trene, avione, karburante etj] Ktheni ne pune ekspertin e Policise se Shtetit, dhe te tille nuk krijohen ne 1 vit a 5 te tille.
—-
Do doja te bej nje Kujtese nga ky “trazim i vogel”. Gjithmone ne lidhje me kursimet dhe Parane, e sa e lehte eshte te abuzohet nga shteti. Niset per mire e del 10 here me keq. Shkurtimet-Reformat jane me keshillim [urdher] te FMN-se, kjo eshte REFORMA. Dhe reformat ne nje shtet do te thote qe preken- Sherbimet! Arsim/Rend/Shendetesi. Ne Latvia, filluan te mbyllen Spitalet. Meqe Shteti Shq., nuk ka publikuar kushtet e FMN-se dhe rekomandimet e tyre; cdo shkurtim e “bashkepunime te tilla” duhen pare me dyshim.
SKEME TIPIKE MAFJOZE!
e njejta gje do te ndodhe ne shendetesi, ku me pretekstin e pamundësisë për të kryer shërbime, qeveria ia dorëzon këtë shërbim privatit me disa fish kosto.Kështu, spitalet pa klientë, kapin xhiro vjetore të garantuar.Ka ndodhur në itali,pse mos të ndodhë edhe këtu?
Privatizoni chdo gjë, vetëm parlamentin jo!!!
kështu do kthehemi ligjërisht në një rezervat!
Rroftë reforma territoriale, rimbursimet në mjekësi dhe lumi i rreforma që po vijnë.
Rama s’ka pse e vret mëndjen, se ka fugën në qeveri dhe kryeredaktorët nëpër media, që ja zbukurojnë imazhin.
Nuk e kuptoj se cfare pune ka shteti apo policia me demin material te shkaktuar. Policia te ve gjoben per ate qe ka bere aksident apo eshte fajtor, apo e arreston.Makinat jane te siguruara, shoferet ne konflikt/aksident shkembejne informacinet per kompanite e sigurimeve qe i mbulojne keto deme dhe mirupafshim. Cjane keta injorante! Pse policia do cmoje se sa eshte demi i kryer? Jo po Policia te rregulloje edhe makinat. Jeni te mbaruar, ju komentuest dhe ky kopetenti i gazetes
Ne shtetet prendimore ekspertet jane nga kompani private.Percaktimin e fajit e bejne eksperte private ne gjykate dhe vendimin per fajtor e vendose gjykata kur palet ne aksident nuk bijen dakort.Kur palet nuk bien dakort per fajtorin therrasin policine qe policija ben pershkrimin e aksidentit dhe skemen por nuk japin asnje fjale se kush eshte gabim.Vetem po qe se je i pire pra ke pire alkjol policija te ben testin dhe vendosin ata sa kohe do ta heqin patenten dhe gjoben.Per kete vendim policija ka nje komision apo gjykate qe vendose dhe caktojne daten kur do ta dorzosh patenten dhe gjoben.Policija nuk ka te drejte te marri a\snje dokument qe nuk e ka leshuar policija pervec kur eshte fallco.Patenten dhe pasaportat i leshon komuna ose bashkija.Nuk te gjobit kush pse bene aksident .Nuk te denojne me burg edhe po qe se ne aksident vret njeri vetem po qe se i pire vret ne aksident atehere ndershon
Gjobitesh kur hyn kunder tabeles kur futesh me te kuqe kur tejkalon shpejtesine apo parkon gabim ose ecen pa dokumente
Ne Zvicer eshte akoma me e thjeshte. Kur dy ndasesit e makines nuk merren vesh ( eshte fjala per aksidente te vogla dhe te mesme) per te plotesuar formularin e mirekuptimit, atehe I drejtohen policise dhe konkluzioni I policise apo expertit te thirrur nga plicia pguhet nga ai qe ka shkaktuar demin, pra nga pala fajtore. Pse u dashka te paguhet nga parate e taksave? Eshte me e pasur Shqiperia? Sistemi me protokoll mirekuptimi eshte me I drejti dhe nuk I hap rruge korrupsionit.