Kur dhe numri është (kundër)argument!

anazapta

Vërtet që jo gjithnjë numri përbën argument në mbrojtjen  e një ideje a kauze, siç idetë dhe kuazat jo gjithnjë kushtëzohen nga numrat; pra treguesit shifror të mbështetësve apo ndjekësve. Tek protesta e së premtes, si provë e vetme dhe kryesore  e suksesit ose e dështimi të saj, është marrë numri i njerëzve në rrugë. Dhe gjykuar prej masës së frymorëve protestues, sigurisht që ishte një dështim ashiqare.

Në raport dhe me turin e Bashës  në disa qytetet për t`i dhënë adrenalinë politike mbështetësve; në raport dhe me të mëshuarit e faktit nga ana e Berishës se ishin 150 mijë, e si të Bashës se kuaza e tyre gëzon një shumicë morale. PD-ja është themeluesja e mitingjeve. Ato kanë qenë forca e saj, performanca e fuqisë së saj. Kjo, falë populizmit të Berishës. Pa turmat e ekzaltuara, ai nuk jeton dot, nuk kuptohet dot. Po ashtu dhe PD-ja. Mirëpo ja që ka ardhur një kohë tjetër. Një kohë që të pakët kanë mbetur ata që ta fishkëllejnë për të dalë për çdo palo sebep në sheshe.

Dy BB-të, edhe pse patjetër duhet ta dijnë teorikisht se çdo gjë është e bazuar në kohë, po tentojnë ta sfidojnë këtë ligjësi, për shkak të dominimit të nervozes mbi logjikën e gjërave. Për këtë arsye meritojnë të quhen tapë. As këmbët nuk u mbajnë e as logjika nuk u funksionon. Qeverisja do kohën e vet për të patur kurbën e ngjitjes, kulmin e më pas rënien; po kështu dhe opozita, që është e kushtëzuar nga faktori kohë për të ardhur në vete, që do të thotë më së pari t`i dalë pija, të ftillohet e të nis rehabilitimit drejt të qënit faktor i besueshëm. Vendi nuk mund të mbetet peng i perceptimeve të PD-së mbi qeverisjen dhe Shqipërinë.

Po të qe për perceptimet e saj dhe posaçërisht Berishës, Shqipëria ishte mirë nën komunizëm, të cilit ai i shërbente me zell të madh. E nëse jo në komunizëm, mjaft të ishte vetëm ai në pushtet pavarsisht sistemit, gjë për të cilën harxhon gjithë energjitë. Mazhoranca nuk e ka kontratën me opozitën për çfarë ka premtuar e çfarë po bën; e ka me votuesit. Dhe ballafaqimi, është njëherë në katër vjet. Këtë e tha troç dhe shifra e pjesëmarrësve në protestën e së premtes!  

Share This Article
10 Comments
  • Ndoshta ka ardhur momenti qe shqiptaret e kuptuan se duhet demokraci dhe jo Komunistodemokrat qe drejtuan vendin si komunisti Sali Berisha. Ndoshta partise demokrtatike i duhet reformimi, por pa kete ferren komuniste neper kembe, Sali Ram Vicidolin, komunistin 24 vjeccar dhe mjekun e byrose politike. A do rformohet PD apo do e lene vendin pa opozite? Do jete fatkeqsi po vijoi udheheqja e kesaj partie me dy gjysma koke, Njeri Sala qe i kane rrjedhur trute, tjetri Basha qe i funksionon vetem gjysma, ajo e servilit.

  • Duke ju shprehur mirenjohjen time per kete akt sublim, desha tju drejtoj nje pyetje .
    Diku aty keni shkruar se nuk keni “Tesera por Diploma”.
    Atehere cfare duan deputetet e opozites nga Saliu ,Luli, Jozi e me radhe !?
    Me sa dime ne Tirane zhvillojne aktivitetin 1000 biznese te medha , pse nuk vjen ndonje prej tyre tju perzgjedhe per pune, ose edhe ndonje i vogel mjafton pune tju gjejne ….
    Pse u dashka pikerisht kur jo politikaneve se ata e kane me terezi, por popullit Shqiptar i paraqitet nje shans ne vetvetes i dalim kundra!
    I keni degjuar historite tona si Shqiptare ,ne jemi si ata qe kur cohet fukarai ne valle na cahet daullja .
    Bile ekziston edhe si theni profetike. Kush ka vene kemben per te na ndihmuar nga ana ekonomike ne Shqipot sa kane vajtur ne vendin e tyre ose i kane shkarkuar ose kane ikur ne boten tjeter .
    Kauzat marrin vlere nese i mbeshtet ndergjegja shoqerore , jo kolltukofaget e perjetshem qe nuk i pergjigjen popullit te vet me vepra te madha.

  • More idioter pse nuk thuani as nje here per Gramoz Rucin qe ka qene sekretar i pare i komitetit te partis Tepelen.Bile ka qene edhe minister i mbrenshem PPSH.Cili nga kto funsione ka qene ma i larte i Berishes sekretar byroje apo i Rucit.Te pakten ata nuk u paguen si huligantet e 21 janarit.Kta bene demostrat paqsore e jo te dhundshme sic ben ata per ti siguruar karriken Edi Rames.Sipash jush duhet lejuar te bejn cfar te done se kan marr pushtetin ashtu sic e muaren me para ne dore.

    • Jo more uk, duam protesta paqesore sic di te bej PeDe-ja, si ajo e 14 Shtatorit 1998, me lule dhe flamurka neper duar, dhe me qeshje ne buze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *