Një tregtar ka denoncuar punonjësin e tij të shpërndarjes së mallrave të shumicës se ka vjedhur dhe shitur fshehurazi 90 mijë lekë mallra. Denoncimi u bë në komisariat dhe policia vendore nisi menjëherë hetimet dhe ndaloi si të dyshuar Emirjon Vasku, 29 vjeç, banues në lagjen nr. 1. Burime zyrtare thanë se duke qenë i punësuar në një firmë në qytetin e Librazhdit, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet të ketë vjedhur pronarin F. T., nga ku ka marrë edhe sasinë e mallrave që i ka shitur fshehurazi në pikat e pakicës.
