Poroshenko tha dje se paqja mund të arrihet përmes një dialogu me ata që ai i quan njerëz, dhe tha se vetëm armët mund të përdoren ndaj atyre që ai i quan vrasës.
Ai gjithashtu tha se dëshiron të hapë bisedime me Moskën, e cila përmes ministrit të saj të jashtëm, Sergei Lavrov, tha se shansi për një dialog me Ukrainën nuk duhet humbur.
Një udhëheqës i rebelëve në Donetsk të Ukrainës tha se ai gjithashtu është i gatshëm të bisedojë me zotin Poroshenko, por vetëm në qoftë se temë e bisedimeve do të ishte shkëmbimi i të burgosurve dhe tërheqja e forcave ukrainase nga lindja.
Ndërkohë, është ende e paqartë se kush e ka nën kontroll aeroportin e Donetskit, pasi separatistët dje pushtuan disa objekte të aeroportit, duke nxitur një sulm ajror të qeverisë ukrainase. / VOA

Bravo shteti duhet ti tregojne dhembet perball terroristave…
naci thimi dhe baci kane qene tre musketiret ne kohen e xhaxhit.