Greqi, emigranti shqiptar 19 vjeç përdhunon turisten amerikane, 29 vjeçe

redaktor

Një shqiptar 19 vjeç, u arrestua në Greqi, sepse akuzohet se ka përdhunuar një grua amerikane 29 vjeçe. Ajo e akuzoi të riun shqiptar, i cili u arrestua në orët e para të së dielës, më 25 maj, në ishullin Mykonos. Gruaja shkoi mëngjesin e së dielës në stacionin e policisë dhe u ankua se ishte përdhunuar disa orë më parë. Në mënyrë më specifike, ajo argumentoi se ndërsa po argëtohej në një bar, takoi shqiptarin, i cili pas pak minutash e shoqëroi jashtë dhe e detyroi të kryente mardhënie seksuale. Policia po verifikon 2 dëshmitë, si të turistes amerikane, ashtu edhe pretendimin e emigrantit shqiptar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *