Ajo është 79-vjeçare dhe sapo sheh fotot e saj e kupton se është ndër të rrallat femra të kësaj moshe që vitet nuk kanë mundur t’i marrin shumë nga shkëlqimi i dikurshëm.
Xhoan Kollins (Joan Collins) ndan me ndjekësit e saj në Tuiter recetën e bukurisë.
Ylli i kinemasë nisi të postonte këshillat për 100 mijë ndjekësit e saj në datën 8 janar, duke ofruar strategjitë për të hequr kilet e marra nga festat e fundvitit.
“Disa këshilla për të hequr ato kilet kokëforta të Krishtlindjeve. Strategjia më e mirë: t’i rrini larg tavolinës në darkë sonte, pak më larg nesër”.
Më pas ajo ka rekomanduar që një ditë të vetme në javë të mos hahet gjë tjetër veç vezëve, dhëmbët të lahen me pastë me mente, e cila e largon ndjesinë e urisë, ndërsa në vend të verës të konsumohet tekila.
Por jo të gjitha këshillat e saj janë pritur me dëshirë nga fansat. “Po zgjedh dietën e ushqimeve të detit. Kur shoh ushqim, unë ha”.
Ndërsa në përgjigje të këshillës së saj për të përdorur pjata të vogla si strategji për të reduktuar sasinë e ushqimit, një fans shkruan: ‘Kukulla Xhoan, a e ke provuar ndonjëherë të mashtrosh trurin, duke e bërë të mendojë se po ha një vakt të plotë!”.
Ekspertët e dietave thonë se disa prej këshillave të Xhoan janë me vend. Reduktimi i mishit të kuq dhe produkteve të bardha si buka dhe makaronat apo pijet me gaz janë shumë me vend. Megjithatë, ata thonë se yjet e ekranit duhet të bëjnë kujdes me atë çka u këshillojnë fansave, përderisa nuk janë nutricionistë të trajnuar.