Elbasan, policia sensibilizon nxënësit për luftën ndaj drogës

redaktor

Policia e Elbasanit nis fushatën sensibilizuese për luftën kundër kultivimit dhe përdorimit të drogës. Ditën e djeshme, në orën 12:30, në shkollën e mesme private “INKUS”, u zhvillua takimi i radhës “Policia dhe të rinjtë”, ku në këtë takim ishin prezentë punonjës policie të Drejtorisë së Policisë të fushave të ndryshme, si Antidroga, Antitrafiku, inspektorët e zonave, Seksioni i Dhunës në familje dhe të tjerë. Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi me nxënësit e kësaj shkolle.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *