Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur për News24, tha se kur ai ishte ministër i Brendshëm, është ndërhyrë me sukses në Lazarat.
“Kemi ndërhyrë dhe me sukses të plotë. Unë me shumë realizëm dua t’u them këtu edhe atë që u kam thënë kolegëve tuaj, droga nuk filloi dje. Përmasat e këtij problemi sot janë të pakrahasueshme. Kjo qeveri është bërë palë me symbylljen dhe syshkeljen me trafikantët. Kjo qeveri nuk ka as vullnetin politik dhe as rezultate në luftën kundër drogës. Gjatë nëntorit ka filluar të kultivohet një farë e veçante drogë, që në 35 ditë arrin maturimin total. U hoqën vizat se ne angazhuam komunitetin në Lazarat kundër kultivimi të drogës. Morëm masat për të parandaluar kultivimin. Ndryshimi është që gjatë qeverisjes sonë u konstatua se kultivimi i drogës në tërësi ishte në minimumin historik, për shkak të luftës kundër trafikimit,” tha Basha.
Por kryetari i PD foli edhe për grevën e urisë së ish- të përndjekurve.
Edhe pse në atë kohë i lanë njerëzit të digjen, Basha thotë se ky është një mësim për të.
“Greva e ish- të përndjekurve ishte tragjedi. Dhe ka padyshim elemente të dhimbshme në atë grevë. Ky ishte një mësim për mua dhe PD-në, për gjithë shoqërinë,” tha Basha.

Me mashturuse se ky basha nuk e ka shokun te gjithe bezesmente qe i i ka prentuar ne fushate
jane zhgenjyer.
ore jep llogari pse i le te digjeshin o prag q
More Lulush kush pergjigjet per personat e djegur para ligjit,por mesimet ju a dha populli duke ju cuar ne shtepi.
foto shume mire.basha paska alamet “hapje”……!po me duken se justifikohet…..i qenkan djersit bolet eee?si thone shaka,punojne per popullin kete 🙂
Ai nuk po pergjigjet per ata qe vrau me vetedije e ju i kerkoni perse i le te digjen kur deshin vete.
Tha :
Nuk ka ide , ka vetem njerez qe i transportojne idete , dhe ato marrin shtatin e njeriut qe i transporton…
Ne pritje te marrjes se ‘patentes’ se transportuesit te ideve nga Basha , anipse ca provime praktike i ka patur jo kaluese…rrjedhoje e paranojes se domosdoshme si delir i madheshtise,i persekutimit, i dyshimit, i ambicies…
Ku ka deshire mirefilli ka zgjidhje…Ndaj po i kujtoj (nese) nuk te shijon njelloj te hash arra te qeruara nga ato qe i thyen e qerron nga gunga vet…
E keqja e miut eshte se vetem ‘djathin’ shikon, tek ‘carku’ i vishen syte…
Jo me kot Camus theksonte : ” I lire eshte ai qe mundet te rroje pa thene genjeshtra” …se perndryshe ‘pinokun’ do e perdorim per t’u ngrohur ne mungese te zjarrit dimeror…