Rama: Reforma territoriale, në fazën e fundit

redaktor

Kryeministri Edi Rama deklaroi se “reforma territoriale-administrative është në fazën e saj të fundit” gjatë fjalës së tij në konferencën për strategjinë e bashkëpunimit Shqipëri-Zvicër.

“Reforma territoriale-administrative është në fazën e saj të fundit dhe nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen zvicerane. Reforma është e menduar për më shumë se një dekadë”, theksoi kryeministri.

Ai shtoi se “strategjia e bashkëpunimit me Zvicrën shtrihet në shumë fusha, që nga arsimi deri tek klima për biznesin”.

Edi Rama nënvizoi se Shqipëria është përpara një sfide, të konkretizojë sa më shpejt prioritetet: “ Duhet të shumëfishojmë të ardhurat tona në funksion të projekteve dhe zhvillimit.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *