Një pyetje që duhej ta bënte zyrtarisht Prokuroria

redaktor

Kush është kushëriri i “Lady Champagne”? (ose një pyetje që duhej ta bënte zyrtarisht prokuroria shqiptare)

Më së pari njëherë le të përcaktojmë shkurtimisht se kush është “Lady Champagne”. Ajo është një shtetase italiane e quajtur Chiara Rizzo. Është e arrestuar. Arsyet e arrestit lidhen me një skandal që ka plasur në Itali, por që prek rangje të larta dhe në Shqipëri. Rizzo është bashkëshortja e një deputeti italian, ai quhet Amedeo Macatena. Është pikërisht ai personi në epiqendër të hetimeve të antimafias italiane. Macatena prej vitesh kishte thurur një rrjet të fortë bashkëpunëtorësh, në disa shtete për të arritur më pas një qëllim që sillte miliarda. Plani i Macatenës ishte i thjeshtë: Nëpërmjet miqve në BE, vilte fonde për ndërtimin e “centraleve të prodhimit të energjisë nga era”.  Këto projekte, nëpërmjet ryshfeteve, i impononte në vendet e Mesdheut, përfshirë Shqipërinë thjesht dhe vetëm sa për të bërë kalimin e fondeve nga BE-ja në mënyrë fiktive. Por nuk mbaron këtu, pasi në këtë lum fondesh të BE-së, krijohej atmosfera e duhur që organizatat mafioze italiane të gjenin shteg për të pastruar paratë e tyre. Pra ishte një skemë me implikime të dyfishta, spekulohej dhe vidheshin fondet e BE-së, por nga ana tjetër Ndrageta apo Cosa Nostra italiane pastronin qetë-qetë miliardat. Macatena u shpall në kërkim në Shtatorin e vitit të kaluar. Ai mundi t’i shpëtonte arrestit.  U njoftua në kohë dhe ia mbathi në Dubai. Personi që e njoftoi në kohë ishte…as më shumë e as më pak se sa ish-ministri i Ekonomisë së Berluskonit, Klaudio Skajola. Tre javë më parë prokurorët italianë i  hodhën prangat dhe Skajolës për këtë implikim.

Por nëse Macatena luante një rol kyç sa i takon  koordinimit të kontakteve me zyrtarët në BE dhe me kapot italianë të mafias, bashkëshortja e tij, “Lady Champagne”, Chiara Rizzo, kishte një rol kyç dhe të dorës së parë në vende ‘pritëse” të Mesdheut(dhe jo vetëm). Ishte personi që do koordinonte kontaktet me zyrtarët shtetërorë në shtete si Shqipëria, Libia, Greqia, Slovakia etj.

Ndaj dhe, roli dhe dijenitë që ajo ka për mënyrën se si u bënë pazaret në Shqipëri për injektimin e këtyre projekteve është i rëndësishëm. Zonja Rizzo, është interceptuar në një telefonatë në Shtatorin e vitit të kaluar kur në Tiranë po ndërronte pushteti politik. Ajo i thoshte bashkëbiseduesit në telefon se “kushëriri i saj në Tiranë” do krijonte të gjitha lehtësitë që këto projekte në Shqipëri të mos cenoheshin me ndërrimin e qeverive.

“Kam kushëririn që mi rregullon të gjitha punët në Shqipëri”, – i thoshte ajo bashkëbiseduesit në telefon.
Nesër  ka data 29 Maj. Nesër zonja Rizzo do të pyetet gjerë e gjatë nga prokuroirët e antimafias në lidhje me të gjitha dijenitë e saj në lidhje me këtë skandal që ka tronditur italianë dhe ka çuar në pranga deri dhe ish-ministrin e Ekonomisë atje. Ajo çfarë di “Lady Champagne” janë me një rëndësi të dorës së parë për prokurorët italianë, por me siguri që italianët në këtë histori kanë “hallin e tyre” dhe Shqipërinë s’mund ta kenë objekt kryesor të sqarimeve që do kërkojnë nga e arrestuara.
Por nga ana tjetër, zonja Rizzo në Shqipëri shprehej se kishte “kushëririn”, duke lënë të nënkuptuar me këtë nofkë, një person shumë të besuar të saj, një garant në Tiranë, një lidhje të fortë që shërbente si siguresë. Ishte lidhja që në Tiranë kishte dhënë të gjitha garancitë se projektet me fondet e BE-së dhe me mbështetjen e miqve mafiozë do të kishin dritë jeshile në Tiranë.

Cili është ky person? Kush është pra njeriu që i kishte krijuar të gjitha kushtet kësaj tentakule ndërkombëtare për të arritur planin?

Prokuroria Shqiptare e kontaktuar dy ditë më parë nga DITA tha se nuk kishte një interes të posaçëm në lidhje me këtë çështje dhe këtë hetim të nisur në Itali. Por avokati i “Lady Champagne” dje ka deklaruar s eklientja e tij do i përgjigjet të enjten të gjitha interesimeve të hetuesve dhe nuk do të fshehë asgjë. Ky ëhstë një lajm i mirë nëse ndodh vërtetë. Sidomos për shqiptarët. Mund të mësojmë emrin e “kushëririt” në Tiranë që kishte dhënë dritën jeshile që projektet mafioze të zbatoheshin pa probleme në vendin tonë. Por e mira do ishte që këto interesime të mos i lëmë në dorë të hetuesve italianë. Kemi prokurorinë tonë apo jo?

Mjafton një letër-porosi dhe emri i kushëririt del vetë. Nuk janë kurioz fare këta prokurorët tanë xhanëm?

Më shumë, në DITA print

Share This Article
23 Comments
  • Shume interesante Pershendetje Dita dhe uroj qe te thelloni kete investigim dhe informacionin ta ndani me publikun
    Ndryshim Itali-Shqiperi duket qarte edhe atje Itali nje vend ne BE ka korrupsion madje te frikshem por ama prokuroria arrine arrestime deri ne nivel ministrash pra ka shtet
    Tek ne ka edhe me shume korrupsion dhe eshte edhe me keq sepse nuk ka as shtet
    Koha eshte e maskarnjeve perfundimisht

  • E VERTETA VONON POR NUK HARRON.Njeriu qe zihet fajtor,fillimisht ze e bertet,shkumzon,ofendon,sajon,ngre akuza false,godet me fjala,tritol,arme,vret dhe fsheh doren e pergjakur.Me pare te pista ben vila,kompromenton njerz politikan,mafjoz,blen arme,shet pasurin e tjeterkujt,te vendit dhe,ben çmos te mbaj pushtetin me force,por edhe kur rrezohet,me te gjitha mjetet kerkon te ringrihet per te sunduar,vjedher,vrar.Ky eshte njeriu me i keq i nje vendi,mjer kush e ka.???

  • Redaksi,personazhi kryesor i kupoles mafjoze Claudio Scaiola do ish gjysma e se keqes sikur te ish vetem ish minister i zhvillimit ekonomik por ka qene MINISTER I BRENDSHEM.E imagjinoni apo jo?Po pse nuk mereni me La Vitola ish mafjozin gazetar qe nje vit me pare ish ne foto mes ish ministrit italian te jashtem e ish ministrit shqiptar te jashtem apo daj Meten?

    • nderhyrje me vend. kur ziente tenxherja per punen e lavitolase ishte baca ne fuqi dhe prokuroret e bacet nuk e implikuan ish ministrin e jashtem e syresh pas tyre me kete pune. ne presim se ca na thone se si ketej e si matane gjerat nuk ndryshojne. tung.

  • respekt per drejtesine italiane….. dhe legenat e drejtesis shqiptare vafshin ne p……th te semes andej nga kan dale…

  • Lavderimet me te mira Dites! Do te cmoj se kaq e ka detyren. Kushdo qe lexon shtypin ne shqiperi dhe ka pak kujtese,ska pse te vrasi mendjen se kush jane keta kushurinj dhe mafioze te gjitha niveleve…..Populli i di,vetem ligji nuk i di….Po nga kush prisni juve te hetohen dhe te zbulohen keto gjera ne shqiperi?Nga ata qe sdudimet e tyre dhe vendet e punes i kane si pasoje e sponsorizimit te llogarise…”ANTONIO” ne Zvicer,hapur qe nga vitet ..70,??? Nuk do shume mend te kuptohet se kush jane keta,por sa per Gazeten Dita rrespekte!!!!

  • Edhe nje tjeter “problem madhor” i Prokurorise, qe e kane fshehur prej vitesh kete “beme” te familjes mafioze Berisha.

    Duam Drejtesi te Vertete per kete familje.

  • Teksa njihesh me keto materiale te drejtesise Italiane, te rrenqethet mishi kur nje institucion me rreth 120 vete nuk bene as demanshin me te vogel per ç’ka flitet per kreret e mafies shqipetare qe ka drejtuar qeverisjen e ketij vendi e sot ne hijen opozitare mbane peng drejtesine e ketij vendi. E teksa vendi fqinje vepron me shpejtesi per ti prere fijet kesaj mafie ne vendin tone kjo gangrene e shoqerise jo vetem qe nuk jep asnje llogari per veprimtarite e sa kriminalo-mafioze por edhe kercenon kedo qe mund ti permende emrin si te “trajnuar” te perendise!Se fundemi do te beja nje pyetje legjitime si shtetas i ketij vendi:A do te shkruajne ndonjehere mediat fqinje per ndnje çudi te drejtesise Shqipetare apo ne jemi te destinuar qe kenaqemi vetem me ndonje emer te lakuar nga drejtesite e vendeve te ndryshme fqinje apo me gjere!Mos valle kjo eshte nje aresye me shume per te kerkuar dorheqjen e kreut te Prekurorise?Ku jane shoqatat me emblemen “shoqeri civile” ,apo mbaruan pune tani,ku eshte kauza e nje shoqerie te tere per te vene ne vend drejtesine burim nga i cili vijijne te gjitha punet e institucioneve te tjera!

  • KUSHURIRI I RIZZO-s NE TIRANE

    Eshte i kerkuar nga sherbimet sekrete te gjysmes se botes, ai quhet

    FERDINANDO DALL’O dhe banon ne Tirane !

    Ja çfare shkruan revista italiane L’ESPRESSO

    Cartotto in una deposizione del 1997 davanti alla procura di Palermo, «il defunto Vladimiro Pizzetti, dirigente della Coldiretti; Roberto Ruppen, giornalista; Giovanni Mucci, giornalista; Rodolfo Garofalo, di Brescia, di area socialista». Un manipolo ristrettissimo, di massima fiducia. Gente che aveva in mano la sfida più importante per il gruppo di Silvio Berlusconi.

    A sorprendere ancora oggi è il nome di Roberto Ruppen, l’unico senza un vero curriculum politico, ma con un profilo particolare. «Era stato collocato nel delicato ruolo di coordinatore della segreteria», ricorda Cartotto: cioè era la persona che organizzava gli incontri, teneva i contatti, preparava le riunioni su dossier politici riservati e fondamentali per la costruzione del futuro partito Forza Italia.

    Ruppen non era un tipo che passava inosservato. Già nel 1992 aveva un curriculum criminale di un certo rilievo. Furto, falso, ricettazione (tutti reati commessi in gioventù) e un fallimento risalente a qualche anno prima.

    Ma soprattutto era un imprenditore al centro di una rete strettamente collegata con il governo provvisorio della Somalia in piena guerra civile. Non solo. Proprio in quei mesi del 1993 – quando il gruppo Botticelli lavorava al progetto politico di Silvio Berlusconi – la procura di Palmi si stava interessando a lui aprendo un fascicolo con pesantissime accuse, «attività illecite riconducibili ad associazioni massoniche (…) in relazione a traffici di armi e/o di rifiuti con paesi esteri, in particolare con la Somalia». E per rendere ancora più pesante l’accusa la procura di Palmi ipotizzava un legame stretto tra Ruppen e il duo Licio Gelli e Francesco Pazienza.

    Secondo alcuni documenti raccolti dalla procura di Milano alla fine degli anni ’90 – che ‘l’Espresso’ ha potuto consultare – il coordinatore della segreteria del progetto Botticelli voluto da Dell’Utri faceva parte di un gruppo specializzato in traffici internazionali di rifiuti, conosciuto come progetto Urano, promosso da una fantomatica “Autorità territoriale del Sahara” (in sigla Ats).

    In un documento del 2 giugno 1992, relativo ad un accordo tra la società romana Interservice – diretta da un altro imprenditore strettamente legato a Ruppen, Ferdinando Dall’O – e la Ecos di Gibilterra (società di copertura della Ats), viene definito “ministro plenipotenziario” e garante di un accordo commerciale che di lì a poco lo avrebbe portato ad occuparsi di Somalia.

    Ancora più interessante è un secondo documento datato 24 giugno 1992, redatto a Nairobi, dove la Ecos di Gibilterra si presenta come promotrice di un progetto non ancora ben definito per il Corno d’Africa: a controfirmare è Giancarlo Marocchino, l’imprenditore di Mogadiscio che accorse per primo sul luogo dell’agguato mortale contro Ilaria Alpi e Miran Hrovatin. Dunque un filo diretto con il Corno d’Africa, zona dove era in arrivo il contingente italiano della missione Ibis, destinata ad un ritiro inglorioso pochi giorni prima delle elezioni del 1994.

    Per Ruppen quei mesi passati seguendo il piano pensato da Marcello Dell’Utri – «lavoro attualmente al cosiddetto progetto Forza Italia», raccontò alla procura di Alessandria il 23 novembre 1993, nell’ambito di indagini su una storia di riciclaggio – erano particolarmente intensi. Il governo provvisorio somalo qualche mese prima aveva concesso a Ruppen e al suo socio Ferdinando Dall’O una delega per occuparsi di un tema delicatissimo, il recupero dei fondi della cooperazione italiana per la Somalia, bloccati con la guerra. Nello stesso tempo – con un documento datato 10 aprile 1992 – li aveva autorizzati a sbarcare rifiuti ferrosi – “armamenti distrutti e altro” – in territorio somalo, al prezzo di 38 dollari la tonnellata, per una quantità di due milioni di tonnellate. Un affare gigantesco.

    Roberto Ruppen è morto sette anni fa, dopo essere sparito subito dopo le elezioni del marzo del 1994. Insieme a lui era sparito il suo socio, Ferdinando Dall’O; riapparirà solo nel 2006, rintracciato dalla ex moglie. Da qualche anno si occupa di imprese nell’area dei Balcani, a capo della Reale 2011 con uffici a Tirana. Presso il suo indirizzo italiano ha sede la direzione di una fabbrica di giocattoli che si intreccia, curiosamente, con affari di ben altro tipo: infrastrutture e consulenze per i paesi africani.

    Andrea Palladino – L’Espresso – 3 giugno 2013

  • Bravo Rik Balsha Sr…tani m.q.s shkrimi datohet 3 qershor 2013 mjafton te behet lidhja se nga cila qeveri shqiptare ka pasur mbeshtetje Ferdinando Dall’O…pra eshte e thjeshte…ka qene i lidhur me SALI tradhetarin dhe kompanine e tije.

  • *************************************************************************
    Z.Rama,
    Z.Rama,
    Z.Rama,

    Sali Bish Krimineli kerkon te haje te gjalle dhe te marri pushtetin me dhune.

    Populli,
    Populli,
    Populli,

    Te dhame voten per Drejtesin.
    Pse nuk vepron dhe denosh Sali Bish Kriminelin ?
    Ne te kundert lere pushtetin dhe Shqiperia te notoj ne Droge dhe Korrupsion.
    *************************************************************************

  • Kusheriri, kusheriri, DUHET TE JETE VETEM………………………………… FLORIRI..!!!!!!!!!!!!!!/

  • komplimenti gazetes dita per informacionin. eshte nje lajm bombe. por, ka shume per te bere ne kete drejtim, ka aq shume sa nuk ka per tu bere asgje. ju me te drejte shtroni pyetjen! a i intereson prokurorise tone ky ivestigim kaq i madh ku perfshihet edhe kupola e politikes shqiptare??? shqiperise dhe shqiptareve qe thyejne kurrizin nga mengjesi deri ne mbremje,po,
    ndersa atyre qe drejtojne akoma me pak. por ka edhe nje pyetje tjeter, tani eshte momenti per te kerkuar me force qe ky rast korrupsioni, apo kriminal ta quajme si te doni per tu ngritur dhe kerkuar drejtesi nga prokuroria dhe drejtesia shqiptare. pyetja qe doja te beja eshte: a eshte
    gati shoqeria shqiptare qe te perballoje, proteste mbare popullore per kete hetim kaq te madh nga prokuroria italiane????
    sigurisht pa e politizuar ceshtjen, dhe ne momentin e duhur.
    besoj se shoqeria shqiptare nuk eshte gati sepse eshte akoma shpejt per arsyen e thjeshte dhe mentalitetin se: jane akoma te perfshire ne politike, nga bujku, deri tek bariu.
    shpresoj, dhe me te vertete shpresoj, qe ky skandal korruptiv i permasa nderkomtare te zbulohet dhe te dale ne shesh e verteta kushdo qofshin ata te majte apo te djathte.
    sa per prokurorine tone, torta per ta eshte shume e madhe dhe nuk arrijne dot derisa e kane koken nen sqetullen e politikes.megjithate uroj qe kjo ceshtje te dale mbi interesa personale dhe te vrase friken e politikes, mbasi mbi gjysmen e provave na e bejne gati italianet.. kushuriri besoj se eshte akoma ne qeveri por jo se jane jashte ata qe iken!!! ka ardhur momenti te behemi burra ky eshte rasti te tregojme se jemi nje here dhe vetem nje here te vetme ne krah te popullit…perndryshe kujt dotja shtrime doren per te ne ndihmuar????????????????????????????????????????????????

  • Urime gazetes DITA qe na jep”ushqim”. Institucioni me rendesishem i Pushtetit te Katert. Sfidante e gjithe pushteteve te tjera dhe Agjensive Ligjzbatuese ne Shqiperi. Turp per SHISH-in qe ka objet pune dhe fle gjume. Asnje informacion te tille.Parazite qe meren me llafe kafenesh e rrojne metaksta tona. Po Prokuroria ku eshte? Po instutucioni qe meret me Pastrim Paresh.. Po Drejtesia ku eshte apo eshte ulur ne uturakun e Presidentit dhe po ben klizmen? Turp nje Gazete e Pavarur sfidon nje shtet te tere.,. Urime dhe nxirrjani bythen MAFIS ne Shqiperi.

  • Ka shume mundesi te jete edhe ai qe feston ditelindje me 650 te ftuar..!!!
    Po ai eshte mjeshter per te hedhur poshte deshmite , ( kur i hodhi edhe ato te FBI , ne video dhe audio ).
    Megjithate , rrespekte Dita…!
    Ju lutem ta ndiqni me shume vemendje kete histori.
    Me rrespekt!

  • Kushëriri është nga viçidoli? Ky dhe pastruesi i azileve te pleqve ne itali, silvio azili pompuan me te madhe parkun eolitik te energjisë se erës ne karaburun? Pastaj vjen bode mafiozi nga rakicka dhe në fund fare radhitet …llalla! Pse çuditeni? Kush “nuk po heton” per keto fakte te tmerrëshme? Ai që ka gisht apo jo?

  • o komentus budallenje po keta jane bashke si pd dhe ps per se u bashkua edushi me iliri vetem per keto pislliqe qe ka bere sali krimineli , ju kujtoni se sali krimineli i ka bere vetem keto poshtersi te gjitha jane bere me bekimin e socjalistave si kur ishin ne opozit dhe sot ne qeveri ata jane bashke dhe do te jene per deri sa atje nuk ka shoqeri ti daline per zot vendit , rrin dhe veshtrojne se cfar do te bejne ambasadoret per ne apo qeverit e huaja per ne keta qe kane marrur pushtetin jane si mishi me thua me njeri tjetrin e ju genje mendja se do ndryshojne gje , te me thote dikush vjen e mira duke pritur dhe duke ndenjur ne shtepi nuk vjen , pra ai popull eshte i mbaruar , se enveri i paska njohur mire se cfar lloj muti jemi ne , dhe cili do qe do ta kete pushtetin ne shqiperi do ta gezojne sa te jete gjalle se nuk ka kush ti kerkoje llogari prandaje rrrim uret se keshtu i done mushka drute si ne qe ja nxjerim syte njeri tjetrit por kur vjen puna te qeveritare apo institucjonet behemi si te lljere prandaj keshtu do te vazhdoje kur nuk jemi njerz por barbare per veten dhe pula per ata qe na qeverisin .

  • Kushuriri eshte ky plera i plerave,ky qe do sillte plerat e evropes ne shqiperi,ky qe do behej supefuqi energjie.Po llala te ha mune,po mase dele na 1 emer na ajo,po eshte bere pentite

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *