Policia bëri dje ndalimin e Koli (Sokol) Sinani, 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Prokuroria e Fierit ka urdhëruar arrestimin për ngjarjen e datës 17 prill, kur dyshohet se ka siguruar mjete për një vrasje të dështuar. Ai ka shitur një mjet që është gjetur i parkuar në lagjen Sheq i Madh, ku brenda u gjetën një armë automatike, fishekë, dy bidonë me benzinë, çakmak dhe disa bombola gazi. Në pranga ra edhe Ajet Pashaj, 23 vjeç, banues në Mallakastër, me masë “arrest në burg” për pengim të zbulimit të të vërtetës dhe armëmbajtje pa leje.
