Replikë ndaj letrës së Muço Xhuvelit

anazapta

Kryesia e Komitetit të veteranëve të LANÇ të rrethit  të Vlorës, shpreh habinë dhe e saj për atë shkrim dashakeq me plot të pavërteta, me autorë  veteranin Muço Xhuveli e pasardhës veterani, Syrja Rrapi. Kryesia e Komitetit të veteranëve të LANÇ dhe kryetari e sekretari i tij, si për çdo veprimtari tjetër përkujtimore kushtuar ngjarjeve historike të LANÇ, edhe për 24 Majin, ditën e Kongresit historik të Përmetit, në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit, u mobilizuan dhe u angazhuan  maksimalisht mbi një muaj e gjysmë për ta kremtuar sa më mirë. Kërkesat tona të pareshtura ndaj Bashkisë së Vlorës ishin dy: të na sigurohej salla e Teatrit “Petro Marko”, programi artistik dhe ftesat. Kërkesa tjetër ishte sigurimi i autobusëve për të shkuar veteranët në Përmet. Kërkesën e parë titullarët e Bashkisë e realizuan plotësisht. Për të dytën nuk na premtuan për mungesë fondesh. Ftesat që na përgatiti Bashkia, ua shpërndamë organizatave të veteranëve të lagjeve e rajoneve, si dhe institucioneve të rrethit. Më 24 maj salla e Teatrit ishte plot e përplot, me veteranë e pasardhës veterani, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, të shoqatave simotra dhe me qytetarë të tjerë. Ndërsa është e vërtetë se përfaqësues të pushtetit nuk pati. Për shkak të detyrimit njerëzor e të traditës shqiptare, kryetari i komitetit të veteranëve nuk mundi të ishte në mbledhje nga që në të njëjtën orë duhej të merrte pjesë në varrimin e një të afërmit të tij,  por ishin zëvendësit e tij:  sekretari i komitetit, nënkryetarët dhe anëtarët e kryesisë.  Mbledhja u zhvillua në mënyrë dinjitoze, me fjalë rasti të mbajtur nga n/kryetari i komitetit, Manxhar Binaj dhe me program të pasur artistik, ku një program të bukur dha Shkolla që mban emrin e asaj date historike: “24 Maji”. Të gjithë pjesëmarrësit mbetën shumë të kënaqur nga programi i asaj mbledhjeje jubilare, duke qëndruar deri në fund, pa u larguar asnjë pjesëmarrës nga salla “në mënyrë demonstrative”, siç shkruajnë autorët e shkrimit. Prandaj, e hedhim poshtë përmbajtjen e atij shkrimi si të pavërtetë.

 

Kryesia e Komitetit të

Veteranëve të LANÇ Vlorë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *