Vrasja e vajzës në Dibër, policia në kërkim të babait të foshnjës

anazapta

Pas arrestimit të Doksan Dushkut, 55-vjeçarit që akuzohet se ekzekutoi me 8 plumba vajzën e tij pesë muajshe shtatzënë Fatmira Dushku, 21 vjeçe, për shkak se e kishte turpëruar dhe çnderuar, policia dhe prokuroria e Dibrës vihen në kërkim të babait të foshnjës që do sillte në jetë viktima. Në pyetje janë marrë të paktën 10 burra dhe të rinj nga fshati Sllatinë i komunës Sllovë, që kanë mohuar lidhjet e tyre me Fatmirën. Dyshimet bien mbi një prej të afërmve të familjes Dushku, pasi vajza nuk ka treguar se cili ishte babai i fëmijës. Të paktën kështu ka pretenduar i dyshuari 55-vjeçar që mori përsipër krimin, duke liruar nga akuza dy djemtë e tjerë (vëllezërit e Fatmirës). Policia thotë se vrasja është bërë në bashkëpunim nga familjarët, për të mbyllur turpin që u kishte pllakosur. Madje për të fshehur ngjarjen, kanë sajuar historinë e infarktit dhe rënies nga ballkoni dhe ceremoninë e shpejtë të varrimit. Krimi ndodhi mbrëmjen e së martës dhe u mbajt i fshehur të mërkurën, por policia e zbuloi. Do jenë analizat e ADN që do zbulojnë babanë e foshnjës, pasi as vajza dhe as familja nuk e kanë mësuar dot….

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në versionin print të gazetës DITA. 

Share This Article
1 Comment
  • E perse u dashka tani te njihet babai? Ajo ka qene 21 vjece, madhore e mund te beje femije me ke te doje. I jati dhe vellezrit te plasen ne burg per tere jeten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *