Moikom Zeqo: Po preferojmë pajtonin në vend të avionit

anazapta

Debatit për standardin e shqipes i bashkohet edhe shkrimtari Moikom Zeqo, një nga firmëtarët e letrës drejtuar Kryeministrit Edi Rama pak javë për mbrojtjen e gjuhës shqipe. Në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’, ai argumenton rrugën që është përshkuar për të arritur deri tek gjuha e njësuar, ndërsa e quan të pamundur prishjen e standardit. Si e ka shpjeguar Eqrem Çabej zhvillimin e gjuhëve, një përcaktim i Faik Konicës për dallimet midis toskërishtes dhe gegërishtes dhe çfarë fshihet pas termit “dekomunistizim i gjuhës” dhe kërkesës për ristandardizim të standardit të shqipes. Roli i shkrimtarëve në krijimin e gjuhës standarde, pasuritë e dialekteve dhe si qëndron problemi i paskajores…

– I nderuar Moikom, debati për gjuhën letrare standarde ka një riciklim përsëri, shpesh edhe me tone të ashpra. Ky debat është bërë i lodhshëm dhe shpesh është edhe konfuz. Çfarë mendoni ju?

– Duke qenë aktiv në këtë debat, kam mbrojtur gjuhën letrare standarde, përtej çdo mistifikimi vulgar, apo ikonoklastie provinciale dhe diletante. Gjuha letrare mbiquhet kombëtare, sepse është mbidialektore. Kjo është një e vërtetë e pakundërshtueshme dhe universale, që edhe afirmon, po edhe mohon.

Ose do ta pranojmë këtë të vërtetë, ose ajo nuk do të na pranojë vetë ne. Nuk ka asnjë zgjidhje ekuivoke. Rregulli eklektik “edhe ashtu” “edhe kështu” nuk ka asnjë vlerë. Zgjidhja historike tashmë është bërë. Qe një proces jashtëzakonisht interesant dhe i gjatë, i cili dilemat hamletiane të gjuhëtarëve dhe dualizmin e tyre i ka përcaktuar me një rezultat të gjallë të një rëndësie epokale….

 

Intervistën e plotë nga Xhevdet Shehu mund ta lexoni në versionin print të gazetës DITA. 

Share This Article
2 Comments
  • Nismen per ndryshimin e gjuhes letrare shqipe e ka marre pseudo-shkencari Kolec Topalli i nxitur nga avangardizmi i shqipes se Jozefina Topallit , une per vehte jam per shqipen e bukur bastarde te Jozefins !!!!!!!!!! jetojme ne kohen e koleres se qelbesirave tip Topalli&Shamku .

  • Mua me pelqen standardi i Shqipes, jam rritur me te dhe besoj fort se standardi nuk eshte aspak i rezikuar nese te gjithe ne, media etj bejme me te miren qe te perdorim drejtesisht fjalen dhe gjuhen shqipe.
    Nga ana tjeter si cdo gje e gjalle e ne zhvillim edhe standardi i shqipes ka nevoje te qenesishme qe te evoluoje “e rritet” duke marre parasysh pikerisht modernizimin dhe evoluimin e vete jetes se vendit. Nuk shoh asgje te keqe tek debatet shkencore edhe me gjere ne kete kuader – pra qe kane te bejne me pasurimin e gjuhes shqipe.
    Ajo qe thote Zeqo lidhur me pajtonet – une do ti kujtoja se ne cdo kryeqytet te madh te botes moderne/perendimore pervec cdo forme moderne transporti ke edhe pajtone te bukur e te mbajtur me kujdese hijesih ku gjen kryesisht turiste apo cifte te reja qe te kujtojne nje kohe te shkuar. Nesoj se krahasimi i i Zeqos ne vetvete nuk ben fort sens – por si cdo krahasimi duhet menduar edhe per rrjedhojat dhe kundershtite e tij – gje qe duket se Zeqo nuk ka marre mundimin te beje. Per mua gjuha ngjason me teper me nje peme te madhe shekullore qe vazhdon te rritet madheshtore dhe te nxjerre degezime dhe gjethe te reja qe tregojne per nje peme te shendetshme ne nje taban pjellor.
    Kam pershtypjen se shumica e atyre si Zeqo qe i hyjne ketij debati mbi gjuhen shqipe me rixhiditetin konservator e dembel te dikujt qe i pelqen status-quo-ja e perjetshme, nuk e kuptojne qe kjo eshte thjesht e pamundur. Konceptimi i gjuhes se folur e shkruar si dicka kenetore e te fiksuar ne kohen e konferences se standardit te shqipes eshte idiotesia me e madhe dhe injorance me e madhe intelektuale – pasi cdo rregull gramatikor apo fjale e shprehje qe nuk reflekton evoluimin e gjuhes shqipe te shekullit te 21thjesht do te injorohet nga publiku i gjere dhe gradualisht do te jete “obsolete”.
    Individe si Zeqo me shoke fatkeqesisht e shohin gjuhe tone si nje karthi te thare qe nuk ka nevoje per gjethe e e degezime – apo ca me keq e shohin si nje “peme” te vizatuar ex-catedra ne muret e Akademise se gjuhesise ne vitet 70 qe s’mund te preket pasi perben Tabu. Shkenca gjuhesore per dreq (si cdo shkence) eshte pikerisht per te hedhur tej keto tabu..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *