Tiranë, sekuestrohet 60 kg marijuanë në një dollap, arrestohen 3 persona

anazapta

Nga një aksion Antidrogë në Tiranë, janë sekuestruar 60 kg marijuanë. Nga burime të Policisë së kryeqytetit konfirmohet se lënda narkotike është sekuestruar gjatë një operacioni Antidrogë, në rrugën “ Siri Kodra”. Në pranga mësohet se ka rënë Hysen Hysa, 68 vjeç lindur në Mat dhe banues në Tiranë, si dhe Nard Deliu, lindur dhe banues në Nikël të Krujës dhe njëri u shpall në kërkim. Gjithashtu, policia konfirmoi se droga e sekuestruar në Tiranë, kultivohej në zonën e Fushë-Krujës, ndërsa u sekuestrua teksa transportohej si mobilie për t’u shitur. Kjo mendohet të ketë qenë skema e përdorur nga trafikantët, për ta dërguar drogën në destinacionet e shitjes. Të arrestuarit u morën në pyetje për t’u zbuluar anëtarët e tjerë të rrjetit.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *