Fier, plumba në makinë Muços, e plagosin rëndë në gjoks

anazapta

Një banor i Fierit është qëlluar me armë zjarri pasditen e djeshme, ku për pasojë mbeti i plagosur në gjoks. Nga burime të policisë mësohet se i plagosur është Petrit Muço, ndërsa gjendja e tij shëndetësore, deri dje në orët e vona, paraqitej e rënduar. Ngjarja ka ndodhur në aksin Levan-Fier, te vendi i quajtur “Liqeni”, teksa ai ecte me makinë. Pas ngjarjes ai u transportua me urgjencë për në spital, pasi ka marrë një plumb në gjoks, ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *