Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Shkodër, ku viktimë mbeti një i ri, i cili udhëtonte me një motor tip “Yamaha”. Mjeti ka dalë nga rruga, si pasojë e shpejtësisë së madhe, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se Emiljan Babaj, 24 vjeç, nga Mjeda, ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e përplasjes së kokës në rrugë pas rënies. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë parë gjithçka, duke i ardhur në ndihmë, por pa rezultat. Policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
